Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve – Blog
Editoriale

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve – Blog

• 10 Korrik, 2026 • 8 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

ËSHTË FAKT që qytetarët e Kosovës nuk i kanë dhënë asnjë subjekti politik as shumicën e thjeshtë për të krijuar vetë institucionet.

Zgjedhjet e 7 qershorit nuk ia kanë dhënë asnjë subjekti as 61 deputetë për ta votuar vetë kryetarin e Kuvendit, as 80 deputetë për ta zgjedhur Presidentin.

Ajo që është dhënë si porosi e patjetërsueshme e votuesit kosovar për subjektet garuese në zgjedhjet e treta nacionale brenda 16 muajsh është: bashkëpunoni mes vete.

Koalicioni parazgjedhor i Lëvizjes “Vetëvendosje!” me 53 mandate nuk nënkupton shumicën e thjeshtë prej 61 mandateve për konstituim Kuvendi dhe votim Qeverie. Ose edhe më thjeshtë, 47.13 për qind, nuk mund të përkthehen as si 51 për qind e as si 100 për qind, se kështu nuk ka votuar elektorati. Njësoj siç 22 mandatet e PDK-së, 18 mandatet e LDK-së dhe 7 mandatet e Aleancës, edhe kur mblidhen bashkë nuk përbëjnë më shumë se 47 deputetë, jomjaftueshëm, pra, për veprime pa bashkëpunim.

Read more:Kosovë/ Asnjë rezultat pas takimit Hamza-Kurti, PDK mbetet në opozitë! Priten bisedime edhe me Abdixhikun

LËVIZJA “VETËVENDOSJE!” për ta votuar të propozuarin e tyre për kryetar Kuvendi dhe kryetar Qeverie duhet të fillojnë duke bërë kompromis, ashtu siç kanë bërë kompromis për këto dy pozita edhe pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Për ta votuar, ta zëmë, deputeten Albulena Haxhiu për kryetare Kuvendi duhet t’i votojnë edhe nënkryetarët e Kuvendit, përfshirë nënkryetarin nga radhët e Listës Serbe.

Njëlloj, për ta votuar, ta zëmë, deputetin Albin Kurti për kryeministër, duhet të bëjnë koalicion me parti të tjera. Pa koalicion me së paku disa parti të komuniteteve joshqiptare, përfshirë edhe një parti të komunitetit serb, Albin Kurti nuk ka vota mjaftueshëm për t’u zgjedhur kryeministër. Kurti nuk mund të bëhet kryeministër vetëm me votat e “Vetëvendosjes!”, për shkak se ato janë vetëm 53, kurse për ta pasur shumicën minimale për ta marrë postin i duhen 61, pra edhe 8 vota nga partitë e tjera.

Read more:Kasami: VLEN një parti politike, vendim historik

Për t’i marrë këto 8 vota (edhe pse Kushtetuta e parasheh se disa resorë ministrorë në secilën qeveri iu takojnë partive të komuniteteve joshumicë, ajo nuk e specifikon se cilat duhet të jenë ato parti) Kurti duhet të bëjë kompromis, pra të ndajë pushtet (lexo: poste ministrore dhe pozita të tjera) me partitë që nuk janë “Vetëvendosje!”.

Fakt është që në Qeverinë Kurti 3, “Vetëvendosje!”-s me plot 57 deputetë iu nevojit të japë plot 4 pozita ministrore për parti të tjera, përfshirë edhe për një partie serbe, në mënyrë që ta siguronte shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh. Për ta votuar Kurtin si kryeministër, turku Fikrim Damka i KDTP-së u bë zv.kryeministër, serbi Nenad Rashiq i “Za Slobodu, Pravdu i Opstanak” u bë ministër për Kthim dhe Komunitete, boshnjaku Rasim Demiri i Koalicionit “Vakat” u bë ministër për Zhvillim Rajonal, si dhe egjiptiani Elbert Krasniqi u bë ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal. Kurti 3 nuk i kishte në koalicion edhe dy parti të tjera të komuniteteve joshumicë, sic janë PLE e Veton Berishës dhe SDU e Duda Baljes, dhe për këtë arsye nuk i kishte votat e tyre.

NËSE PËR TA, nën Një – konstituuar Kuvendin, “Vetëvendosje!” duhet të bashkëveprojë me PDK-në, LDK-në dhe Listën Serbe për votimin e kryesisë së Kuvendit; si dhe, nën Dy – për ta votuar Qeverinë i duhet ta ndajë pushtetin me një parti serbe, turke, boshnjake dhe egjiptiane, atëherë si mund të votohet Presidenti i Kosovës pa bashkëpunuar dhe pa ndarë pushtet me partitë e tjera?

Read more:Ende pa emra nga PDK-ja, ja kush prijnë në 10-shen e listave të partive tjera

Praktika e deritashme e formimit të institucioneve në Kosovë ka treguar se partitë janë detyruar të ndajnë pushtet qeveritar dhe t’i ndajnë tri pozitat e larta shtetërore për shkak se askush deri më sot nuk i ka fituar 80 ulëse në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të vendosë vetë për të gjitha pozitat.

Pas zgjedhjeve të viteve 2001 dhe 2004, LDK-ja kishte nga 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës, por kishte mbajtur vetëm postin e Presidentit dhe të kryetarit të Kuvendit për vete, kurse postin e kryeministrit herën e parë e kishte marrë PDK-ja dhe herën e dytë AAK-ja. Edhe në të gjitha zgjedhjet pasuese, asnjë parti nuk ia kishte dalë të fitojë 2/3 e ulëseve në procese zgjedhore, së këndejmi pozitat e Presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit ishin ndarë ndërmjet të subjekteve të ndryshme. Hera e parë dhe e vetme kur të tria pozitat e larta i kishte vetëm një subjekt politik ishte vitit 2020, kur Vjosa Osmani ishte zgjedhur Presidente me ndihmën e LDK-së nga opozita, dhe kryeministër ishte Kurti e kryetar Kuvendi, Glauk Konjufca. Për shkak të specifikave të atëhershme, ky rast tregon përjashtim nga praktika e deriatëhershme dhe jo rregulla të reja për shumicën parlamentare.

EDHE TASH, nëse Kurti dëshiron ta formojë Qeverinë Kurti 4, atij i duhen edhe së paku 8 vota për konstituiim Kuvendi dhe votim qeverie, si dhe plus plot 27 vota për President. Ku do t’i marrë këto vota të munguara? E thjeshtë, për konstituuim Kuvendi do t’i duhet bashkëpunimi me së paku 7 parti të komuniteteve joshumicë joserbe, bashkëpunimi me 2 parti serbe (Listën Serbe dhe ZSPO e Rashiqit) dhe bashkëpunimi me 2 parti shqiptare, PDK dhe LDK. Për votim të Qeverisë i duhet të bëjë koalicion, pra të ndajë pushtet, dhe t’ua japë disa ministri së paku një partie serbe, një partie turke, një partie boshnjake dhe një partie egjiptiane.

Read more:Kos pas takimit me Kurtin: Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Ta nënvizojmë, pa ndarë pushtet me parti joshqiptare (nëse nuk bën koalicion me PDK, LDK dhe Aleancën), “Vetëvendosje!” nuk i ka numrat e domosdoshëm për ta bërë Albin Kurtin kryeministër. Vetëm me 53 vota të “Vetëvendosjes!” nuk votohet një qeveri. As pa votat e Listës Serbe (ndër të tjera) nuk do të konsituohet Kuvendi.

Atëherë, si mundet Albin Kurti që për t’u bërë kryeministër të ju japë pushtet partive joshqiptare dhe një partie serbe, por të mos jetë i gatshëm të iu japë asfarë pushteti partive shqiptare?!

Ose, si mund t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?!

Read more:Mustafa: Vetëvendosje e çoi Kosovën në zgjedhje duke refuzuar kompromisin për presidentin

NËSE KTHEHEMI NË fillim të këtij teksti, kthehemi te rezultati zgjedhor. Votuesit e 7 qershorit nuk ia kanë besuar asnjë partie as 51 për qind të votave dhe as 100 për qind të votave. Ata kanë votuar për balacim të pushteteve. Nëse nga shumica shqiptare koalicioni parazgjedhor i Kurtit i ka pak më shumë se gjysmën e votave të shqiptarëve, atëherë i takon pak më shumë pushtet; dhe nëse partitë e Hamzës, Abdixhikut dhe Gjinit bashkë i kanë pak më pak se gjysmën e votave të shqiptarëve – bashkë iu takon pak më pak se gjysma e pushtetit.

Formula e kompromisit, e cila del nga disponimi i qytetarëve të 7 qershorit, është që Kurtit i takon të parit të zgjedhë se cilën pozitë/cilat pozita të larta shtetërore do t’i mbajë për vete, kurse për tjetrën/të tjerat të arrijë marrëveshje për t’ua lënë partive të tjera shqiptare. Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Gjini ndërmjet vete le të vendosin se kush prej tyre do ta marrë Presidencën, kryeministrinë, ose kryetarin e Kuvendit.

Lexo edhe
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Tags: #Aak #Albin kurti #Albulena haxhiu #Glauk konjufca #jetë #Koalicion #kosove #Kushtetuta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 5 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Pavarësisht se Edi Rama demonstroi një fuqi numerike jashtë normales duke votuar reformën territoriale me një shumicë të…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Kosova po nxitonte me shpejtësi drejt njërës prej krizave më të rënda që ka kaluar ky shtet i…

• 3 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë sollën fitore për partinë e Millorad Dodikut, si në garën për presidencë qendrore…

• 4 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by