Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë
Politikë

Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë

• 29 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 16
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në rrjetet sociale në ditën e 60-të të protestës, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për heshtje ndaj një çështjeje që lidhet me familjen e kreut të qeverisë.

Këlliçi shprehet se një person i afërt me Olsi Ramën ka përfituar nga një transaksion pronësie me vlerë të lartë dhe më pas është lidhur me një kazino në qendër të Tiranës. Ai ka kërkuar shpjegime nga kryeministri, duke e akuzuar se kërkon kohë dhe besë nga qytetarët ndërsa përballë tij ngrihen akuza për afera.

Read more:Seanca në GJKKO/ “Kam qenë kundër monopoleve”, Meta: Kërkoj që Rama të thirret si dëshmitar

Sipas Këlliçit, Rama duhet të japë llogari para drejtësisë për rastet e korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit.

Read more:Dy muaj protestë kundër kryeministrit/ Osman Stafa: Rama, 13 vite në pushtet dhe ende nuk ka ujë 24 orë siç premtoi. Çfarë bese kërkon?

Reagimi i Këlliçit
60 ditë protestë, Edi Rama kërkon kohë dhe besë ndërkohë Olsi Rama bëhet me kazino në zemër të Tiranës!
Pas 60 ditëve protestë ku qytetarët e vendosur janë ngritur kundër korrupsionit dhe trajtimit të Shqipërisë si plaçkë nga Kryeministri, Edi Rama ka kërkuar besë por në publik ka dalë një aferë e rëndë.
Një konfirmim tjetër se revolta është e drejtë dhe se Edi Rama s’mund të kërkojë as aministi, as kohë për t’u korigjuar.
A është europiane, Shqipëria ku miku i ngushtë i vëllait të Kryeministrit, brenda 2 muajve, blen një tokë 320 mijë euro, e rivlerëson 26 milionë euro dhe me gjysmën e kësaj prone, bëhet pronar i kazinosë në zemër të Tiranës?
Për çfarë po kërkon besë dhe kohë Edi Rama?
Që familja e tij të rrisë dhe më shumë pasurinë e privilegjet?
Kërkon besë dhe kohë që Olsi, i vetmi i kthyer në Shqipëri kur në 13 vite kanë ikur 1 milionë vetë, të marrë dhe më shume leje e liçensa?
Pse hesht prej 24 orësh Kryeministri i vendit, përballë zbulimit të një skandali kaq të rëndë?!
Çfarë kërkon të thotë se pushteti është i tiji, që vendi është çiflig personal dhe vëllai i tij është guvernator i pashpallur?!
Edi Rama e ka vendin para drejtësisë ku duhet të japë llogari për të gjitha aferat që e kanë bërë atë një nga njerëzit më të pasur në Europë me popullin më të varfër në kontinent.

Read more:Shqiptarët bëjnë historinë! Sheshi plot për 2 muaj, sot dita e 60 e revoltës qytetarët, kërkesa e panegociueshme mbetet: Rama jep dorëheqjen!

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #Edi Rama #euro #Europë #Familja #Para #proteste #pushteti #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 20 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin