Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Seanca në GJKKO/ “Kam qenë kundër monopoleve”, Meta: Kërkoj që Rama të thirret si dëshmitar
Politikë

Seanca në GJKKO/ “Kam qenë kundër monopoleve”, Meta: Kërkoj që Rama të thirret si dëshmitar

• 29 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u shoqërua me akuza të forta të ish-presidentit ndaj SPAK, të cilin e akuzoi për manipulim të provave dhe veprime të qëllimshme kundër tij.

Në seancën gjyqësore në GJKKO, Ilir Meta deklaroi se prokuroria “në mënyrë recidiviste mashtron” lidhur me çështjen dhe përsëriti se mbrojtja ka kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama.

“Jam rrëmbyer më 21 tetor 2024 mbi bazën e një letërporosie të falsifikuar. Kjo çështje është ngritur që në vitin 2018 dhe lidhet me zhvillime që pasuan zgjedhjet në SHBA”, u shpreh Meta.

Read more:Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit

Ai përmendi edhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, duke pretenduar se ai është i përfshirë në hetimet ndaj tij dhe se kjo, sipas Metës, është konfirmuar nga gjykatat amerikane. Sipas tij, para ardhjes në Shqipëri, McGonigal kishte zhvilluar takime në Vjenë, ku.

Meta deklaroi gjithashtu se pas këtyre zhvillimeve në skenë doli Rome Kara, i cili bëri kallëzimin ndaj tij, ndërsa theksoi se ai ka dhënë shpjegime për këtë çështje dhe se u qëndron deklarimeve të tij.

Ish-presidenti kundërshtoi edhe mënyrën se si janë administruar provat që lidhen me telefonat celularë të sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e tij. Ai tha se një prej telefonave është identifikuar prej tij si telefon personal, ndërsa sipas tij, është trajtuar gabimisht si telefon i Fatime Kryemadhit.

Read more:Meta kundërshton mbylljen e hetimeve për punonjësit e burgut 313, kërkon në gjykatë rifillimin e çështjes

“Këto janë veprime të qëllimshme kundër Ilir Metës,” deklaroi ai.

Meta u ndal edhe te çështja që lidhet me Adrian Shatkun, duke mohuar se kishte dijeni për veprimet e tij.

“Nëse do ta dija se çfarë kërkonte të bënte Adrian Shatku, do të reagoja. Do t’i kisha kërkuar ministrit Haxhinasto të ndërmerrte një akt normativ ose do të kisha iniciuar ndryshime ligjore në Kuvend. Nuk kam pasur asnjë interes personal,” tha ai.

Read more:Blushi: Transparencë e plotë për lobimin e Metës, GJKKO të sigurojë provat dhe dokumentet nga SHBA

Në përfundim, Meta deklaroi se ka qenë gjithmonë kundër monopoleve dhe se çështja po përdoret për të ushqyer, sipas tij, “propagandën dhe gënjeshtrat”, ndërsa shprehu besimin se procesi gjyqësor do të zbardhë të vërtetën.

Në fund të seancës, trupi gjykues vendosi të ndërpresë shqyrtimin e çështjes dhe ta shtyjë atë për 10 shtator, në orën 11:00, kur do të zhvillohet seanca e radhës.

Lexo edhe
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Tags: #Edi Rama #FBI #GJKKO #Ilir Meta #kuvend #Mbrojtja #Meta #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 13 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 6 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së…

• 1 ditë më parë • 10 min lexim
Politikë

Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit

Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të cilin do ta mbështesnin për president të ardhshëm…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by