Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Pas pretendimeve në rrjet, ministria e Shëndetësisë urdhëron hetim të thelluar për 52-vjeçarin në Durrës! Spitali Rajonal: Artan Andoni mori shërbimin e nevojshëm
Sociale

Pas pretendimeve në rrjet, ministria e Shëndetësisë urdhëron hetim të thelluar për 52-vjeçarin në Durrës! Spitali Rajonal: Artan Andoni mori shërbimin e nevojshëm

• 30 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thelluar administrativ për rastin e 52-vjeçarit Artan Andoni, banor i Durrësit, për mënyrën e trajtimit të tij nga strukturat shëndetësore dhe ato të shërbimit social.

Sipas të dhënave të Spitalit Rajonal të Durrësit, 52-vjeçari ishte fillimisht i shtruar në këtë spital, por për shkak të nevojës për një ndërhyrje të specializuar, disa javë më parë u transferua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku iu nënshtrua një operacioni për vendosjen e një proteze vaskulare.

Pas ndërhyrjes dhe në bazë të komunikimit mes mjekëve të QSUT-së dhe spitalit të Durrësit, pacienti u rikthye në Durrës për të vijuar trajtimin sipas udhëzimeve të përcaktuara në kartelën e tij mjekësore.

Read more:Vijon procesi i dezinsektimit në territor, Ministria e Shëndetësisë: Do garantojë mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit veror

Me përfundimin e trajtimit, pacientit iu përgatit dokumentacioni për daljen nga spitali. Sipas spitalit të Durrësit, askush nuk u paraqit për ta marrë. Autoritetet spitalore njoftuan vëllanë e tij dhe shërbimin social, ndërsa më pas ai u transportua me autoambulancë në Portin e Peshkimit, ku, sipas spitalit, pritej të merrej nga familjarët, pasi kishte punuar më parë në atë zonë.

Megjithatë, askush nuk u paraqit për ta marrë dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Peshkatarët njoftuan shërbimin e urgjencës, ndërsa autoambulanca e riktheu pacientin në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ai u shtrua në urgjencë dhe iu nënshtrua një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë.

Mjekët bëjnë me dije se pacienti nuk është i sëmurë me AIDS, por është mbartës i virusit HIV. Aktualisht ai ndodhet në repartin e terapisë intensive, ku trajtohen pacientët pas ndërhyrjeve të tilla kirurgjikale.

Read more:Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

“Gjendja e pacientit është shumë e mirë pas interventit që ka bërë sot, nga ora 14:00 deri rreth orës 16:00. Pavarësisht llojit të operacionit, ka pasur një ecuri shumë të mirë pas operacionit. Pacienti është zgjuar dhe ndodhet në repartin e terapisë intensive”,- thotë mjeku.

Mjeku sqaroi se pacienti iu nënshtrua një ndërhyrjeje për rivendosjen e qarkullimit të gjakut në gjymtyrën e majtë, ndërsa vendimi për trajtimin u mor në bashkëpunim me QSUT-në.

“Pacienti është operuar fillimisht në QSUT. Më pas është dërguar për kontroll për të përcaktuar taktikën e mëtejshme. Sipas këshillës së tyre është operuar në spitalin tonë. Nuk është një ndërhyrje e lehtë dhe nuk kryhet në çdo spital, por operacioni u realizua me sukses nga një ekip me mbi 30 vite përvojë”,- thotë mjeku.

Read more:Makina përplas karrocën me një fëmijë 1 vjeç e gjysmë në Korçë, i mituri dërgohet në spital

Gjithashtu, mësohet se 52-vjeçari është përdorues kronik i lëndëve narkotike.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë njoftoi se hetimi administrativ do të shqyrtojë jo vetëm procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore, por edhe veprimet dhe përgjegjësitë e shërbimeve sociale të përfshira në këtë rast.

Sipas ministrisë, drejtuesit e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe të Shërbimit Social Shtetëror ndodhen në terren për të kryer verifikime të drejtpërdrejta dhe për të mbikëqyrur procesin e hetimit.

Read more:“Turp kush bën politikë me shëndetin”/ Stafa: Paguajmë 4.2 milionë euro koncertin e Kanye West kur pajisjet kushtojnë 3.4 milionë euro. QSUT bën kërkesë për donacione

Po ashtu, është duke u verifikuar i gjithë dokumentacioni shëndetësor dhe administrativ, si edhe përgjegjësia e personave të përfshirë në menaxhimin dhe transportimin e pacientit.

Ministria thekson se pacienti vijon të marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe garanton se do të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit, ndërsa do të merren masat administrative apo ligjore që do të rezultojnë të nevojshme.

Lexo edhe
Sociale

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet

Sociale

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë

Tags: #Artan Andoni #Durres #Ministria e shëndetësisë #QSUT #spital #Spitali #Të Gjitha #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet
  • Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
  • Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t’ia dal mbanë
  • Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet

Mijëra banorë dhe dhjetëra biznese në disa fshatra të Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike prej orës…

• 20 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë

Me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Kombet e Bashkuara në Shqipëri…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Sociale

Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë

Shqipëria dhe Italia thellojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, me fokus modernizimin e QSUT-së dhe zhvillimin e një…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin