Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Pas pretendimeve në rrjet, ministria e Shëndetësisë urdhëron hetim të thelluar për 52-vjeçarin në Durrës! Spitali Rajonal: Artan Andoni mori shërbimin e nevojshëm
Sociale

Pas pretendimeve në rrjet, ministria e Shëndetësisë urdhëron hetim të thelluar për 52-vjeçarin në Durrës! Spitali Rajonal: Artan Andoni mori shërbimin e nevojshëm

• 30 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thelluar administrativ për rastin e 52-vjeçarit Artan Andoni, banor i Durrësit, për mënyrën e trajtimit të tij nga strukturat shëndetësore dhe ato të shërbimit social.

Sipas të dhënave të Spitalit Rajonal të Durrësit, 52-vjeçari ishte fillimisht i shtruar në këtë spital, por për shkak të nevojës për një ndërhyrje të specializuar, disa javë më parë u transferua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku iu nënshtrua një operacioni për vendosjen e një proteze vaskulare.

Pas ndërhyrjes dhe në bazë të komunikimit mes mjekëve të QSUT-së dhe spitalit të Durrësit, pacienti u rikthye në Durrës për të vijuar trajtimin sipas udhëzimeve të përcaktuara në kartelën e tij mjekësore.

Read more:Vijon procesi i dezinsektimit në territor, Ministria e Shëndetësisë: Do garantojë mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit veror

Me përfundimin e trajtimit, pacientit iu përgatit dokumentacioni për daljen nga spitali. Sipas spitalit të Durrësit, askush nuk u paraqit për ta marrë. Autoritetet spitalore njoftuan vëllanë e tij dhe shërbimin social, ndërsa më pas ai u transportua me autoambulancë në Portin e Peshkimit, ku, sipas spitalit, pritej të merrej nga familjarët, pasi kishte punuar më parë në atë zonë.

Megjithatë, askush nuk u paraqit për ta marrë dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Peshkatarët njoftuan shërbimin e urgjencës, ndërsa autoambulanca e riktheu pacientin në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ai u shtrua në urgjencë dhe iu nënshtrua një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë.

Mjekët bëjnë me dije se pacienti nuk është i sëmurë me AIDS, por është mbartës i virusit HIV. Aktualisht ai ndodhet në repartin e terapisë intensive, ku trajtohen pacientët pas ndërhyrjeve të tilla kirurgjikale.

Read more:Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

“Gjendja e pacientit është shumë e mirë pas interventit që ka bërë sot, nga ora 14:00 deri rreth orës 16:00. Pavarësisht llojit të operacionit, ka pasur një ecuri shumë të mirë pas operacionit. Pacienti është zgjuar dhe ndodhet në repartin e terapisë intensive”,- thotë mjeku.

Mjeku sqaroi se pacienti iu nënshtrua një ndërhyrjeje për rivendosjen e qarkullimit të gjakut në gjymtyrën e majtë, ndërsa vendimi për trajtimin u mor në bashkëpunim me QSUT-në.

“Pacienti është operuar fillimisht në QSUT. Më pas është dërguar për kontroll për të përcaktuar taktikën e mëtejshme. Sipas këshillës së tyre është operuar në spitalin tonë. Nuk është një ndërhyrje e lehtë dhe nuk kryhet në çdo spital, por operacioni u realizua me sukses nga një ekip me mbi 30 vite përvojë”,- thotë mjeku.

Read more:Makina përplas karrocën me një fëmijë 1 vjeç e gjysmë në Korçë, i mituri dërgohet në spital

Gjithashtu, mësohet se 52-vjeçari është përdorues kronik i lëndëve narkotike.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë njoftoi se hetimi administrativ do të shqyrtojë jo vetëm procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore, por edhe veprimet dhe përgjegjësitë e shërbimeve sociale të përfshira në këtë rast.

Sipas ministrisë, drejtuesit e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe të Shërbimit Social Shtetëror ndodhen në terren për të kryer verifikime të drejtpërdrejta dhe për të mbikëqyrur procesin e hetimit.

Read more:“Turp kush bën politikë me shëndetin”/ Stafa: Paguajmë 4.2 milionë euro koncertin e Kanye West kur pajisjet kushtojnë 3.4 milionë euro. QSUT bën kërkesë për donacione

Po ashtu, është duke u verifikuar i gjithë dokumentacioni shëndetësor dhe administrativ, si edhe përgjegjësia e personave të përfshirë në menaxhimin dhe transportimin e pacientit.

Ministria thekson se pacienti vijon të marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe garanton se do të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit, ndërsa do të merren masat administrative apo ligjore që do të rezultojnë të nevojshme.

Lexo edhe
Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Tags: #Artan Andoni #Durres #Ministria e shëndetësisë #QSUT #spital #Spitali #Të Gjitha #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • ‘Territorialja’, Maliqi nuk do bashkimin me Korçën, Këshilli Bashkiak rrëzon propozimin me 21 vota kundër dhe vetëm 1 pro
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
  • U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
  • Pacienti 40 vjeçar vdes tek ‘Nënë Tereza’, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm (EMRAT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Bashkia e Tiranës ka rinisur prej disa javësh procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara, duke u bërë…

• 20 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në vendin, duke e çuar në dy numrin…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Krijimi i një Këshilli Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe dhe mbështetje financiare shtesë për mësuesit ndihmës ishin…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by