Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Pak interes për Paqen Fiskale, vetëm 19 biznese finalizojnë marrëveshjen me shtetin nga 62 aplikime gjithsej
Ekonomi

Pak interes për Paqen Fiskale, vetëm 19 biznese finalizojnë marrëveshjen me shtetin nga 62 aplikime gjithsej

• 30 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Interesi i bizneseve për të hyrë në marrëveshje me shtetin me qëllim arritjen e fitimeve të dakordësuara dhe ndërhyrjen në pasqyrat financiare ka qenë i ulët në këtë etapë të parë të zbatimit të paqes fiskale.

Nga ndërtimi deri tek industria, 19 biznese kanë arritur të realizojnë procedurat nga 62 aplikime gjithsej.

“U cilësua sikur do t’i hapte rrugë korrupsionit, por interesi shihet, bizneset janë në dijeni të marrëveshjes dhe çdo kriteri që ne kemi bërë publik”, u shpreh Petrit Malaj, ministër i Financave.

Read more:53 ditë revoltë kundër Ramës/ Revista e njohur amerikane: ‘Zvërneci’ zbuloi pakënaqësitë e thella që shqiptarët kishin ndaj qeverisë, në Tiranë është ndezur protesta më e madhe që nga rënia e komunizmit

Ndonëse të cilësuara nga ekspertët si ligje që i hapnin rrugë evazionit fiskal, përveç paqes fiskale edhe interesi për faljen e detyrimeve tatimore e doganore ka qenë i lartë, teksa deri më tani sipas Ministrisë së Financave janë 416 mln euro detyrime e gjoba të bizneseve. Nga ana tjetër, ndalur tek treguesit fiskalë, raportohet një performancë e mirë e ekonomisë, ndikuar edhe nga procesi i rivlerësimit me 50 mln euro.

“Kjo në fakt tregon që ka një interes të lartë të qytetarëve dhe ecuria tregon se deri në përfundim të procesit, i cili do të jetë deri në 31 dhjetor 2026, të ardhurat do të jenë më të larta. Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, rritja ekonomike deri në fund të vitit do të jetë 4%, ku sektorët me kontributin më të madh janë sektori i shërbimeve dhe sektori i investimeve, qofshin këto private apo publike. Parashikimi ynë është që deri në fund të vitit 2026 Prodhimi i Brendshëm Bruto të arrijë në nivelin e 29 miliardë eurove dhe deri në fund të mandatit pritshmëritë tona janë që Prodhimi i Brendshëm Bruto të shkojë në masën e 35 miliardë eurove. Për vitin 2026 ne parashikojmë që të ardhurat për frymë të shkojnë në masën 12.200 euro”, shton ministri.

Read more:“Pasiguria institucionale dhe korrupsioni po pengojnë investimet e huaja”/ Raporti i DASH: Kërkohet sundim i ligjit, jo ligje me porosi

Drejtori i Doganave, Besmir Beja, deklaroi në konferencë se në kuadër të ecurisë pozitive, doganat po kryejnë edhe përafrimin e plotë të procedurave në integrimin në BE.

“Jemi në rrugën e duhur për t’i përmbyllur kapitujt ku jemi brenda vitit 2027. Dogana shqiptare është në pararojë të proceseve integruese. Shqipëria do të jetë vend kufitar i BE-së dhe dogana shqiptare do të jetë dogana e gjithë Bashkimit Evropian”, deklaroi Besmir Beja, drejtor i Doganave.

Read more:‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për 2 avionët dhe çdo pasuri të Ermal Beqirit në Francë

Pavarësisht rritjes së të ardhurave, ndikuar edhe nga tensionet gjeopolitike, në këtë 6-mujor inflacioni vendas arriti në 2.7%, por sipas Ministrisë së Financave nuk përjashtohet mundësia për rikthimin e Bordit të Transparencës për çmimin e karburanteve.

Lexo edhe
Ekonomi

Çdo litër karburant do gjurmohet! Qeveria miraton sistemin e ri të shënjimit, tarifë 6.5 euro për 1000 litër ndaj kompanive

Ekonomi

Rritet inflacioni në Eurozonë/ Çmimet në 2,9%, shtohen pritshmëritë për rritjen e interesave

Tags: #Besmir Beja #Biznese #Bizneset #dogana #doganat #euro #Gjoba #Inflacioni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Çdo litër karburant do gjurmohet! Qeveria miraton sistemin e ri të shënjimit, tarifë 6.5 euro për 1000 litër ndaj kompanive
  • Rritet inflacioni në Eurozonë/ Çmimet në 2,9%, shtohen pritshmëritë për rritjen e interesave
  • Shtrenjtohen qiratë ditore/ Turistët shtojnë kërkesën, akomodimet afatshkurtra kushtojnë deri 200 euro nata
  • Shqipëria lëviz me avion e anije/ Transporti ajror dhe detar shënojnë rritje, hekurudha mbetet hallka më e dobët
  • Shqiptarët marrin më shumë kredi, huamarrja arrin nivelin më të lartë të vitit. Kursimet në banka mbi 1.5 trilionë lekë
Nga të njëjtat tag-e
  • Çdo litër karburant do gjurmohet! Qeveria miraton sistemin e ri të shënjimit, tarifë 6.5 euro për 1000 litër ndaj kompanive
  • Banorët e Qafë Gjashtës 3 muaj pa ujë, mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë dështon për mungesë të grupit të PD, reagimet: Na gënjejnë e na përcjellin!
  • “Balluku merret e pandehur për akuza të tjera”, Bardhi: Duhet të ishte me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë, falë mbrojtjes politike të Ramës
  • 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Vendimi do të ankimohet! Toka që iu shit sirianëve ka certifikatë trashëgimie
  • Shkelje në tendera/ Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe! SPAK për News24: U thirr në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 17 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 13 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Çdo litër karburant do gjurmohet! Qeveria miraton sistemin e ri të shënjimit, tarifë 6.5 euro për 1000 litër ndaj kompanive

Çdo litër naftë dhe benzinë që do të hidhet në treg do të ketë një gjurmë të padukshme…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Rritet inflacioni në Eurozonë/ Çmimet në 2,9%, shtohen pritshmëritë për rritjen e interesave

Inflacioni në Eurozonë u rrit lehtë gjatë korrikut, duke forcuar pritshmëritë për një tjetër rritje të normave të…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Shtrenjtohen qiratë ditore/ Turistët shtojnë kërkesën, akomodimet afatshkurtra kushtojnë deri 200 euro nata

Nga 80 deri në 200 euro nata, tregu i akomodimit në Shqipëri nëpërmjet qirave afatshkurtra është rritur edhe…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by