Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Debati për konsullatën serbe në Shkodër/ Reagon Ministria e Jashtme: Prioritet prania shqiptare në Luginën e Preshevës. Nuk kërkojmë barazi mes palëve, por reciprocitet
Politikë

Debati për konsullatën serbe në Shkodër/ Reagon Ministria e Jashtme: Prioritet prania shqiptare në Luginën e Preshevës. Nuk kërkojmë barazi mes palëve, por reciprocitet

• 30 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas debatit të krijuar mbi deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate në Shqipëri.
Sipas sqarimit zyrtar, Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka paraqitur kërkesën për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Ministria thekson se veprimet konkrete do të ndërmerren vetëm pasi të ketë dakordësi mes palëve për të gjitha aspektet e këtij procesi.

Në reagim nënvizohet se reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve diplomatike dhe nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në objektiva apo interesa, por shërben si bazë për mirëkuptimin dhe avancimin e interesave kombëtare.

Read more:“Deklaratat e ministres së Vuçiçit nuk janë spontane”/ Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar

Sipas Ministrisë, synimi kryesor i Shqipërisë është krijimi i një pranie të përhershme konsullore në Luginën e Preshevës, ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar. Një përfaqësi e tillë, thuhet në reagim, do të afrojë shërbimet konsullore me qytetarët shqiptarë, do të forcojë lidhjet e tyre me Shqipërinë dhe do të kontribuojë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre legjitime.
Ministria shpreh gjithashtu keqardhje që debati publik është përqendruar më shumë te interesat e supozuara të Serbisë sesa te përfitimet konkrete që sjell hapja e një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës.

Në përfundim, Ministria thekson se politika e jashtme e Shqipërisë udhëhiqet nga interesi kombëtar, respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe vlerat evropiane, duke shtuar se kjo është qasja që vendi synon të ndjekë edhe si anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian.

Read more:“Në Beograd flitet ende për spastrim etnik në Kosovë”/ Konsullata serbe në Shkodër, Ditmir Bushati me reagim të fortë: Vendoset padrejtësisht shenjë barazimi me shqiptarët në Luginën e Preshevës

Reagimi i plotë:

Deklarimi i Ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate në Shqipëri ka ngjallur debat.

Shqipëria ka kërkuar hapjen e një #Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e #Preshevës. Serbia, nga ana e saj, ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Nëse dhe kur palët të bien dakord për çdo aspekt dhe detaj të këtij procesi, në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse.

Read more:Kamberi për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës: Hapi më i rëndësishëm për përkujdesjen ndaj shqiptarëve të Luginës

Në praktikën e konsoliduar diplomatike, reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe një instrument i politikës së jashtme për të avancuar interesat kombëtare.
Ai nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në përmbajtje, në objektiva apo në interesat e secilës palë. Reciprociteti është qasja mbi të cilën ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet shteteve, jo një masë mekanike me të cilën maten veprimet apo rezultatet.

Read more:Gjermania propozon plan 6-pikësh për reformimin e BE-së mes përshkallëzimit të konflikteve globale

Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar, në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar. Kjo do të krijojë mundësi më të mira për të qenë më pranë qytetarëve shqiptarë atje, për t’i mbështetur ata në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe për të kontribuar në mbrojtjen e interesave të tyre legjitime.

Është e çuditshme, madje e vështirë për t’u kuptuar, që shumë prej reagimeve zgjedhin të anashkalojnë pikërisht atë që është thelbësore: interesin e #Shqipërisë dhe përfitimin konkret që sjell krijimi i një pranie të përhershme konsullore shqiptare në Luginën e Preshevës. Në vend që vëmendja të përqendrohet te mbështetja që kjo përfaqësi do t’u ofrojë shqiptarëve që jetojnë atje, te forcimi i lidhjeve të tyre me Shqipërinë dhe te mbështetja më e mirë e të drejtave dhe interesave të tyre legjitime, debati zhvendoset tek hamendësimet mbi interesat e supozuara të palës tjetër.

Read more:LIVE- “Protesta shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja”/ Thirrja e pedagogut Lush Susaj: Dilni të gjithë në shesh! Jetojmë në mes të Europës, meritojmë dinjitet

Politika jonë e jashtme nuk ndërtohet mbi emocione apo perceptime, por mbi interesin kombëtar, respektimin e normave dhe praktikave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi frymën dhe vlerat evropiane.
Ky është standardi ynë sot, por edhe standardi që Shqipëria synon të mbajë si vendi i ardhshëm anëtar i Bashkimit Evropian. Ne jemi të vendosur ta përfaqësojmë këtë qasje në çdo vendimmarrje të politikës sonë të jashtme.

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #ministria e jashtme #Politika #Politika e jashtme #Reagim #Reciprociteti #Serbia #Shkoder #shqiperi #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve
  • Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 17 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin