Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shqiptarët prej 2 muajsh i kërkojnë dorëheqjen! “E zgjedh populli me votë se kush do të jetë në qeveri”, Rama: Më pëlqen kënga “Jepe dorëheqjen”, por…
Politikë

Shqiptarët prej 2 muajsh i kërkojnë dorëheqjen! “E zgjedh populli me votë se kush do të jetë në qeveri”, Rama: Më pëlqen kënga “Jepe dorëheqjen”, por…

• 30 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Teksa prej 2 muajsh shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama ka qenë i bindur se kjo gjë nuk do të ndodhë, ndërsa shtoi se se kush do të jetë në qeveri e vendos populli.

Read more:“Shqipëria kërkon revolucion”/ 61 ditë revoltë, qytetarët mblidhen sot sërish në protestë: Rama jep dorëheqjen!

Rama: Këtu vjen një pyetje që me siguri mbase se bën kush në këtë sallë, por e bëjnë njerëzit që na ndjekin; pse doni që të qëndroni ju më gjatë?! Po nuk e kuptoni që të thoni është koha boll dhe t’ia lini vendin të tjerëve. Por ta shprehin copë si dëshirë, zëre se po i lexoj në komentet që bëjnë. “Ishalla vdisni një orë me parë. Çohuni aty e shkoni nëpër shtëpia, s’jeni ju vetëm këtu”. Pas 13 vitesh në qeverisje; pse doni të qëndroni akoma, është pyetja më legjitime. Pse nuk largohemi ne sot? Dhe pse duhet ta meritojmë vazhdimësinë nesër…
Së pari, duhet thënë, që kjo është demokracia dhe një parti politike as e trashëgon dot timonin e pushtetit, as e ka pronë me testament por aq ka të drejtë ta lëshojë rrugës pse disa të tjerë duan ta ngasin vetë makinën e pushtetit… PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës sa kohë populli ia ka dhënë votat dhe sa kohë ka votat në Kuvend. Ata thonë se flasin në emër të popullit, madje pretendojnë se janë populli. Ne jemi populli, dëgjoni popullin, ka dalë populli… Por që të jemi të qartë me ligj dhe zakon as ata dhe as ne këtu nuk jemi populli, jemi pjesë e tij dhe flasim në emër të popullit vetëm nëse ai na jep këtë mandat sipas Kushtetutës. Përndryshe, ne flasim në emrin tonë dh të kujtdo që na ka mandatuar të përfaqësojmë ndonjë gjë, por jo në emër të popullit… As unë që e kam me vulë dhe firmë mandatin për të përfaqësuar Shqipërinë në emër të popullit nuk e kam tagrin të them në emër të popullit atë që mund ta thotë vetëm populli se kush duhet të jetë në qeveri dhe kush në opozitë. Këtë populli e thotë me votë dhe kur zgjedh të mandatuarit e tij.

Read more:Shqiptarët bëjnë historinë! Sheshi plot për 2 muaj, pjesëmarrje masive në ditën e 60-të të revoltës qytetare: Rama, jepe dorëheqjen! Ndryshim sistemi!

Unë p.sh e kam tagrin të vendos për veten time t’i dëgjoj apo jo dëshirat dhe urdhrat e një pjese që këndon poshtë ztyrës time Rama jepe dorëheqjen… Ajo këngë më pëlqen dhe më energjizon aq shumë sa më gënjen mendja të bëj një tjetër këngë me të… Por në çdo çast dhe rrethanë, përtej këngës, të largohesh nga detyra që të ka ngarkuar shumica vetëm sepse një pakicë bërtet në kor, nuk është as tipar udhëheqës, as përgjegjshmëri institucionale dhe as modesti intelektuale, është vetëm braktisje e një përgjegjësie shumë të madhe.

Read more:“Dhuna ndaj lirisë së medias kërkon ndërhyrje urgjente”, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve thirrje Bashkimit Europian: Shtoni presionin mbi autoritetet shqiptare!

Të largohesh pikërisht sot nga udhëheqja e vendit, duke lënë në rrugë misionin historik që fati e vuri mbi supet tona, do të ishte shpërfillje e pafalshme e një porosie shumë të madhe kombëtare. Kështu që, kush do le të këndojë, kur të dojë le të pushojë, po i erdhi sërish oreksi të rifillojë, misioni ynë do të vazhdojë deri kur të mbarojë me vendosjen e flamurit të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e Europës së bashkuar.

Read more:Revolta qytetare në ditën e 48/ I riu nga protesta para Kryeministrisë: S’do kemi as ujë e gjelbërim. Jemi të fundit për sigurinë kibernetike!

Lexo edhe
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Tags: #Demokracia #Edi Rama #jetë #kuvend #parti politike #rama #shqiptaret #Shtepia #Siguri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
Nga të njëjtat tag-e
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 17 orë më parë • 6 min lexim
Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua studentëve dhe protestuesve në Tiranë, në protestën e të rinjve…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin