Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Vezët i keni pak”/ Gazetari Osman Stafa: Dhuna më e egër është shpopullimi dhe spitalet pa ilaçe. Ky shesh është shpresa e fundit
Politikë

“Vezët i keni pak”/ Gazetari Osman Stafa: Dhuna më e egër është shpopullimi dhe spitalet pa ilaçe. Ky shesh është shpresa e fundit

• 31 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetari Osman Stafa ka mbajtur një fjalim para protestuesve në ditën e 62-të të tubimit qytetar në Tiranë, duke bërë thirrje për vijimin e rezistencës dhe për një ndryshim të sistemit politik.
Duke iu drejtuar qytetarëve të mbledhur në shesh, Stafa e krahasoi politikën 36-vjeçare me ujin e ndotur, duke pyetur nëse një ujë i tillë do të konsumohej pas kaq shumë vitesh.
“Po mbani në jetë shpresën për Shqipërinë e drejtë. Nëse ky ujë do të ishte 36 vite i qelbur, a do ta pinit? A do t’ju shërbente? A na shërben më politika 36-vjeçare?”, u shpreh ai.
Stafa iu bëri thirrje qytetarëve që kanë përjetuar vështirësi ndër vite, përfshirë familjet që kanë dërguar fëmijët në emigrim, që të refuzojnë atë që ai e cilësoi si politikë të vjetër.

Read more:“Erdhi veza sot ku je, na thuj synin si e ke?!”/ Protestuesit ironi me shefin e komisariatit nr.1, Visuar Dalipi: Po e pyesim për njerzillëk…

“Ju që keni përballuar sfidat dhe vështirësitë e 36 viteve, ju që keni çuar fëmijët në emigrim, refuzojeni këtë politikë që është përgjegjëse. Kjo politikë nuk ju shërben më. Mbajeni këtë shesh sepse është shpresa e fundit”, deklaroi gazetari.
Ai iu drejtua gjithashtu votuesve socialistë dhe demokratë, duke i ftuar të bashkohen me protestën, duke theksuar se sipas tij Shqipëria duhet të jetë mbi çdo parti politike.
Gjatë fjalës së tij, Stafa foli edhe për problematikat sociale, duke përmendur gjendjen e pensionistëve, sistemin shëndetësor, shkollat dhe emigracionin.
“Flasin për dhunën, por a ka dhunë më të madhe sesa ajo ndaj pensionistëve që, nëse nuk do të ishte ndihma e fëmijëve në emigrim, nuk do të ia dilnin dot? A ka dhunë më të madhe sesa spitalet pa ilaçe, shkollat që kanë marrë fund dhe shpopullimi?”, tha ai.
Duke iu referuar përplasjeve rreth protestave, Stafa u shpreh se qytetarët duhet të mos dekurajohen nga presioni apo propaganda.
“Vezët janë pak përballë dhunës. Sfida jonë është gushti, rezistoni. Mos u frikësoni nga presioni dhe duhet të rezistojmë. Edhe nëse një protestues mbetet në shesh, ai është më i fortë se kurrë”, përfundoi Osman Stafa.

Read more:“Poshtë patronazhistët”, revolta e 61-të kundër qeverisë, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!

Pjesë nga fjalimi:
Po mbani në jetë shpresën për Shqipërinë e drejtë. Nëse ky ujë do të ishte 36 vite i qelbur a do at pinit? A do t’ju shërbente?
A na shërben më politika 36-vjeçare?
Ju keni përballur sfida dhe vështirësitë e 36 viteve, ju që keni çuar fëmijët në emigrim, refuzojeni këtë politikë që është përgjegjëse. Kjo politikë nuk iu shërben më, mbajeni këtë shesh sepse është shpresa e fundit. Duhet të luftojmë për veten tonë.
Ju që na ndiqni nga shtëpia, socialistë të ndershëm, mos harroni se s’ka parti më të fortë se Shqipëria, lereni liderin tuaj, çfarë do të na japë më.
Demokratë të ndershëm partia juaj nuk frymëzon më ndaj bashkohuni në shesh.
Flasin për dhunën, por a ka dhunë më të madhe sesa ajo ndaj pensionistëve që po të mos jetë për fëmijët në emigrim nuk ia dalin dot?
A k dhunë më të egër sesa të lësh spitalet pa ilaçe?
A ka dhunë më të madhe sesa paratë që vijnë nga Europa t’i mbash për pasanikët?
A ka dhunë më të egër sesa shkollat që kanë marrë fund?
A ka dhunë më të egër sesa shpopullimi?
Ajo çfarë më thonë mjekët është se po vdesin të vetmuar sespe s’i kanë fëmijët pranë.
Vezët janë pak përballë dhunës.
Sfida jonë është gushti, rezistoni. Mos u frikësoni nga presioni dhe duhet rezistuar.
Mos u demoralizoni nga propaganda, edhe nëse një protestues në shesh është më i fortë se kurrë.

Read more:“Plas” në PS/ Kryebashkiaku socialist kundër hartës territoriale, thirrje deputetëve të mazhorancës: Mos e votoni projektligjin!

Lexo edhe
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Tags: #Dhuna #Europa #Fëmijët #jetë #Osman Stafa #Para #parti politike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 6 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e 130 kundër qeverisë tha se kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by