Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Në Spaç na mbante gjallë Zoti”, të mbijetuarit rrëfejnë besimin që nuk ua theu dot regjimi komunist dhe vitet me Dom Ernest Simon Troshanin
Sociale

‘Në Spaç na mbante gjallë Zoti”, të mbijetuarit rrëfejnë besimin që nuk ua theu dot regjimi komunist dhe vitet me Dom Ernest Simon Troshanin

• 2 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mes mureve të Spaçit, ku dikur vuajtën qindra të dënuar politikë, kujtesa e të mbijetuarve rikthehet përmes historive që kanë brenda dhimbje, qëndresë dhe besim në Zot. Tre ish-të burgosur të këtij kampi, Gjet Kadeli, Zenel Drangu dhe Nikoll Prenga Tuci, rrëfejnë përballjen e tyre me regjimin komunist dhe figurën e Dom Ernest Simon Troshanit, i cili sot rikthehet në Spaç si kardinal.

Në ish burgun e Spaçit, aty ku për dekada u shtypën liria dhe besimi, mesha e kremtuar nga Imzot Ernest Simoni Troshani u kthye edhe një herë në një moment kujtese për të mbijetuarit e ferrit komunist.

Mes mureve të rrënuara, tre prej ish-të burgosurve në këtë burg: Gjet Kadeli, Zenel Drangu dhe Nikollë Prenga Tuci, rikthejnë historitë e tyre, të lidhura nga vuajtja, besimi në Zot dhe kujtimet për meshtarin që sot kthehet në Spaç si kardinal.

Gjet Kadeli: ‘Besimi nuk m’u shua kurrë’

Kalvari i familjes Kadeli nisi në vitin 1949, pas vrasjes së Bardhok Bibës. Familja u internua fillimisht në kampin e Tepelenës dhe më pas jetoi për vite të tëra nën përndjekjen e regjimit komunist.

Vetë Gjet Kadeli u arrestua për herë të parë në vitin 1962. Pas një tjetër dënimi në vitin 1972, ai u dërgua në burgun e Spaçit, ku u bë pjesë e revoltës së njohur të të burgosurve politikë.

“Ishte ideja ime që revoltës t’i jepnim karakter politik. Donim t’i tregonim regjimit se nuk do të dorëzoheshim,”,- kujton Kadeli

Përpara Spaçit kishte kaluar edhe 12 vite në burgun e Burrelit, ndërsa në Spaç vuajti edhe një vit e gjysmë. Por, mes izolimit dhe dhunës, besimi mbeti i palëkundur.

Read more:LIVE- “Kërkon besën, asnjë premtim nuk ka mbajtur”, mesazhi i fortë i gazetarit Osman Stafa në shesh: Rama premtoi luftën kundër korrupsionit, por mbron korrupsionin e Belinda Ballukut. Paratë i mban për kopshtin Eden e Kanye West…

“Kam qenë gjithmonë besimtar në Zot,”, thotë ai.

Një nga episodet që nuk harron lidhet pikërisht me besimin. Ai përshëndeste bashkëfshatarët e tij me fjalët: “Rroftë e qoftë Jezu Krishti!”. Kur dikush i kërkoi të mos i përdorte më ato fjalë, Kadeli iu përgjigj:

“Do të vijë koha kur kambanorja e Abacisë së Oroshit do të ngrihet përsëri, edhe më lart se ka qenë.”

Fjalët u raportuan menjëherë te komanda e burgut dhe ai përfundoi në birucë.

Kur mbërriti në Spaç, më 18 janar 1973, aty gjeti edhe Dom Ernest Simon Troshanin.

“Ishte vetëm një birucë e vogël me një dritare. Bëra nëntë ditë grevë urie dhe më pas më nxorën,” kujton ai.

Zenel Drangu: “Në SPAÇ kishte uri, por edhe harmoni fetare”

Read more:Vijon marshimi në rrugët e Tiranës/ Me thirrjet “Rama në burg Berisha në burg” dhe “Dorëheqje” turma pushton kryeqytetin

Zenel Drangu e njeh çdo cep të burgut të Spaçit. Ai mbërriti aty në fillim të vitit 1973 dhe u lirua vetëm në fund të vitit 1989, pasi kishte kaluar rreth 17 vite në burg, 15 prej tyre pikërisht në Spaç.

Ai tregon kushtet çnjerëzore të jetesës.

“Në një dhomë flinin 54 veta. Secili kishte vetëm rreth 60 centimetra hapësirë për të fjetur. Ishte tmerr” thotë Drangu

Racionet ushqimore ishin minimale.

“Kishim vetëm pak gram oriz, sheqer dhe disa pika vaj. Me atë ushqim duhej të punonim në minierë” thotë ai.

Sot ai shpreh keqardhjen që burgu është lënë të degradojë.

“Ky është një holokaust shqiptar. Politikës nuk i ka interesuar ta ruajë këtë vend si dëshmi” shton Drangu.

Drangu është sot kryetar Shoqatës kombëtare të ish-të burgosurve politikë dhe vazhdon të udhëheqë vizitorë shqiptarë e të huaj në Spaç.

Read more:Kardinal Ernest Simoni rikthehet në Spaç, meshë në ish-burgun e diktaturës ku vuajti për 12 vite! Letra e Papa Leone: Shumë njerëz mbartën kryqin e rëndë të padrejtësisë (VIDEO)

Besimi, thotë ai, nuk u zhduk as në burg.

“Po, besonim në Zot. Kishte një harmoni të rrallë fetare mes të burgosurve” thotë ai.

Për Dom Ernest Simon Troshanin flet me respekt të veçantë.

“Kardinali që vjen sot këtu ka qenë miku im i ngushtë. E kam respektuar kur ishte vetëm një meshtar i përndjekur, jo sepse kishte poste” tregon Drangu.

Çdo vit, thotë ai, Troshani rikthehet në Spaç për të kremtuar meshë në kujtim të katër të pushkatuarve të revoltës dhe të gjithë atyre që humbën jetën në burg.

Drangu kujton se shumë të burgosur ishin dënuar vetëm për shkak të besimit.

“Feja ishte ndaluar me ligj dhe konsiderohej agjitacion e propagandë” shton ai.

Read more:“Rama po na shkel me këmbë! Na e preu ‘biletën e vdekjes’”/ Klosi kundër bashkimit me Matin, qytetarët: Nëse nuk ndryshojnë mendjen, protestojmë me “flamingot” në Tiranë

Edhe Dom Ernest Simoni u dënua fillimisht me vdekje, dënim që më pas iu kthye në 25 vite burg, pasi kishte kremtuar meshë për Presidentin amerikan John F. Kennedy pas atentatit ndaj tij.

“Këtë ua tregoj edhe vizitorëve amerikanë. Habiten dhe preken kur mësojnë çfarë ka ndodhur në Shqipëri” thotë Drangu

Nikolla Prenga (TuciI): “Festat fetare i kremtonim fshehurazi”

Nikoll Prenga Tuci u dënua me 28 vite burg, nga të cilat vuajti 24. Rreth dhjetë vite i kaloi në Burrel, ndërsa pjesën tjetër në kampe dhe burgje të ndryshme.

Me Dom Ernest Simon Troshanin u njoh fillimisht në kampin e Elbasanit, ku ndërtohej fabrika e çimentos.

“Ishte një njeri shumë dinjitoz, i urtë dhe i dashur me të gjithë. Gëzonte respektin e çdo të burgosuri” thotë Prenga.

Edhe ai thotë se besimin nuk e humbi asnjëherë.

Read more:Mazda do të ndjekë vëllimin me një CX-3 të ri në vitin 2027

“Kam qenë gjithmonë besimtar” shton ai.

Në vitin 1967, kur regjimi mbylli kishat dhe xhamitë, ndodhej në Shkodër. Aty, për shkak të lidhjeve familjare me At Pjetër Tucin, u identifikua nga Sigurimi dhe më vonë u arrestua.

Por pavarësisht ndalimit të fesë, të burgosurit i ruanin traditat fetare.

“Festat i kremtonim fshehurazi. Myslimanët e dinin kur ishin Krishtlindjet dhe na uronin. Edhe ne i uronim ata për Bajram” thotë Prenga.

Ndonjëherë ndanin një karamele apo një filxhan kafeje që ua sillnin familjarët.

“Kur vinte Pashka, Krishtlindja apo Bajrami, ndonjë polic i mirë na lejonte të merrnim dru për zjarr ose mbyllte një sy” tregon ai.

Edhe pse kujton se kishte njerëz të mirë mes policëve, ai e cilëson regjimin komunist si sistemin më të përgjakshëm që ka njohur Shqipëria.

Në Spaç, mesha e Imzot Ernest Simon Troshanit nuk është vetëm një rit fetar. Për të mbijetuarit, ajo është një rikthim në vendin ku besimi u vu në provën më të vështirë dhe ku, pavarësisht torturave, urisë dhe izolimit, shumë prej tyre nuk hoqën dorë kurrë nga Zoti.

Lexo edhe
Sociale

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë me ujë qendrën e Gramshit, fëmijët i gëzohen ‘shiut’ të verës (VIDEO)

Sociale

Drafti/ Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për banesë, trefishohet kufiri i të ardhurave! Krijohet Garanci Sovrane

Tags: #Besim #Burg #burgu i spacit #burrel #ernest simoni #Ernest Simoni Troshani #Fabrika #Gjet Kadeli #Nikollë Prenga Tuci #Zenel Drangu

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë me ujë qendrën e Gramshit, fëmijët i gëzohen ‘shiut’ të verës (VIDEO)
  • Drafti/ Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për banesë, trefishohet kufiri i të ardhurave! Krijohet Garanci Sovrane
  • Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori
  • Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes! Produkti me origjinë nga Turqia u importua në Shqipëri përmes Greqisë
  • Gushti nis me fluks të lartë lëvizjeje, mbi 50 mijë pushues nga Kosova drejt Shqipërisë në fundjavë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Korrupsioni nuk është zhdukur”/ Enno Bozdo: Me shkrirjen e bashkive shërbimet përgjysmohen! Rama ka hedhur hapa vetëm drejt pushtetit autokrat
  • I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali (EMRI+VIDEO)
  • FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg
  • Vijon marshimi në rrugët e Tiranës/ Me thirrjet “Rama në burg Berisha në burg” dhe “Dorëheqje” turma pushton kryeqytetin
  • Turisti francez në protestë: Ndryshimi do të vijë nga ky shesh. Duhet një gjeneratë e re të marrë pushtetin dhe t’i shërbejë vendit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 22 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 9 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 9 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë me ujë qendrën e Gramshit, fëmijët i gëzohen ‘shiut’ të verës (VIDEO)

Qendra e Gramshit mori sot një pamje ndryshe. Mes vapës së verës, zjarrfikësit zgjodhën të freskonin qytetarët me…

• 53 sekonda më parë • 2 min lexim
Sociale

Drafti/ Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për banesë, trefishohet kufiri i të ardhurave! Krijohet Garanci Sovrane

Mijëra familje që deri më sot nuk plotësonin kushtet për të përfituar një banesë me kosto të ulët…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by