Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori
Sociale

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

• 3 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim me cilësi eutrofike. Të paktën kështu rezulton sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Kjo do të thotë se ujërat paraqesin ngarkesë të lartë me lëndë ushqyese ose materiale organike, të cilat mund të ulin cilësinë e ujit dhe të përkeqësojnë kushtet për jetën ujore. Treguesit që çojnë në këtë vlerësim ndryshojnë nga njëra lagunë në tjetrën.

Në Lagunën e Karavastasë, raporti evidenton kërkesë të lartë kimike dhe biokimike për oksigjen, si edhe nivele të larta të nitrateve dhe fosforit total. Këta tregues e vendosin lagunën në kategorinë eutrofike dhe tregojnë një prani të shtuar të lëndëve që kërkojnë oksigjen për t’u shpërbërë.

Read more:Shqipëria prezanton progresin në forumin më të madh të UNESCO-s për trashëgiminë botërore, merr vlerësime për Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën (FOTOT)

Në Lagunën e Nartës, klasifikimi lidhet kryesisht me nevojën e lartë kimike dhe biokimike për oksigjen. Ndryshe nga Karavastaja, niveli i nitrateve rezulton brenda kufijve të përdorur në raport, ndërsa karboni organik total i klasifikon stacionet e monitorimit me cilësi “jo të mirë”. Vlerat e larta të kërkesës për oksigjen bëjnë që laguna të vlerësohet në përfundim si eutrofike.

Read more:“Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës, mbyllet protesta e 62: Nesër për Shqipërinë, jo për partinë!

Në Butrint, pjesa më e madhe e treguesve paraqet një gjendje më të moderuar. Transparenca e ujit dhe nevoja kimike e biokimike për oksigjen klasifikohen në nivel mezotrofik, ndërsa nitratet në nivel oligotrofik. Problemi kryesor është fosfori total, vlera e të cilit e çon lagunën në klasifikimin eutrofik. Raporti shënon gjithashtu një përkeqësim krahasuar me vitin 2024, kur Butrinti ishte vlerësuar me cilësi mezotrofike.

Read more:Qeveria hap rrugën për privatizimin e pronave shtetërore, përfshirë zonat e mbrojtura. Ndryshimet kundër kërkesave të BE-së

Monitorimi i vitit 2025 përfshiu matje të transparencës së ujit, nevojës kimike dhe biokimike për oksigjen, nitrateve, fosforit total dhe karbonit organik. Rezultatet ndryshojnë sipas stacioneve dhe thellësive ku janë marrë mostrat. Lagunat janë të rëndësishme sepse shërbejnë si zona ushqimi, shumimi dhe strehimi për peshqit, shpendët ujorë dhe shumë specie të tjera. Ato mbajnë hallka të rëndësishme të zinxhirit ushqimor, nga organizmat e vegjël dhe bimësia ujore deri te peshqit dhe shpendët grabitqarë. Kur cilësia e ujit përkeqësohet, ndikimi mund të përhapet në të gjithë këtë zinxhir dhe të ulë biodiversitetin./Monitor

Lexo edhe
Sociale

‘Smart City’ hyn në shkolla, 600 kamera inteligjente në 20 institucione arsimore! Sa e garantojnë sigurinë e fëmijëve? Prindërit e mirëpresin por kërkojnë garanci: Ku ruhen pamjet dhe kush i monitoron?

Sociale

Lezhë, 45 nxënës të Troshanit bojkotojnë mësimin: S’kemi transport për në Krajan! Drejtoria arsimore premton zgjidhje

Tags: #agjencia kombetare e mjedisit #Butrinti #Kryesore #laguna e karavastase #laguna e nartes #Raporti #Ushqimi #Vlera

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Smart City’ hyn në shkolla, 600 kamera inteligjente në 20 institucione arsimore! Sa e garantojnë sigurinë e fëmijëve? Prindërit e mirëpresin por kërkojnë garanci: Ku ruhen pamjet dhe kush i monitoron?
  • Lezhë, 45 nxënës të Troshanit bojkotojnë mësimin: S’kemi transport për në Krajan! Drejtoria arsimore premton zgjidhje
  • Programi ‘Pas Shkolle’,aplikimet vijojnë deri më 25 shtator në 408 shkolla, ja si të regjistroni fëmijën hap pas hapi (VIDEO)
  • Temperatura deri në 33°C, por reshje të dobëta shiu në zonat malore, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Hapet thirrja për studentët ekselentë, 210 vende pune në 91 institucione publike! Aplikimet deri më 1 tetor (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ 49 ditë protestë, qytetarët kundër bashkimit me Lushnjën: Divjaka bashki!
  • Shqipëria blen, por shet pak/ Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%
  • “Shqipëria kërkon revolucion”/ 110 ditë revoltë! Qytetarët protestojnë kundër kryeministrit Rama, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme
  • “Historia nuk lexohet me porositë e Ramës!”/ Gjekmarkaj: Sali Berisha mbrojti kufijtë kombëtarë, nuk bëri kompromis për çështjen e territoreve
  • Balluku me Ron Yeffet “ngjiten” në derën e Kuvendit, punonjëset e pastrimit heqin fotot e vendosura nga opozita
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 15 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 7 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Smart City’ hyn në shkolla, 600 kamera inteligjente në 20 institucione arsimore! Sa e garantojnë sigurinë e fëmijëve? Prindërit e mirëpresin por kërkojnë garanci: Ku ruhen pamjet dhe kush i monitoron?

“Ne kemi një vit që po punojmë për një projekt që besoj do të na japë një dorë…

• 5 orë më parë • 8 min lexim
Sociale

Lezhë, 45 nxënës të Troshanit bojkotojnë mësimin: S’kemi transport për në Krajan! Drejtoria arsimore premton zgjidhje

LEZHE– Nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Troshanit në Lezhë bojkotuan procesin mësimor këtë të enjte, në shenjë proteste…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Programi ‘Pas Shkolle’,aplikimet vijojnë deri më 25 shtator në 408 shkolla, ja si të regjistroni fëmijën hap pas hapi (VIDEO)

Aplikimet për programin “Pas Shkolle”, i cili këtë vit do të zbatohet në 408 shkolla në të gjithë…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by