Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Qeveria hap rrugën për privatizimin e pronave shtetërore, përfshirë zonat e mbrojtura. Ndryshimet kundër kërkesave të BE-së
Politikë

Qeveria hap rrugën për privatizimin e pronave shtetërore, përfshirë zonat e mbrojtura. Ndryshimet kundër kërkesave të BE-së

• 23 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndërsa BE ka shprehur shqetësime dhe ka kërkuar rishikimin e ligjeve që lidhen me investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura, qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime në procedurat për administrimin, dhënien me qira dhe privatizimin e pronave shtetërore. Me dy vendime të miratuara së fundmi, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar rregulla të reja për pasuritë shtetërore që përdoren nga investitorët, përfshirë edhe ato që ndodhen në zona me përparësi për zhvillimin e turizmit apo në zona të mbrojtura mjedisore.

Sipas vendimeve të qeverisë, kur një pasuri shtetërore ndodhet në zona të mbrojtura ose në zona me përparësi zhvillimin e turizmit, propozimi për lidhjen e kontratës me tarifë simbolike 1 euro bëhet me bashkëpropozim mes institucionit që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore dhe institucionit përgjegjës për administrimin e këtyre zonave.

Read more:Nga 150 familje në 70, vijon braktisja e fshatit Lusën në Kukës, shkak rruga e shkatërruar dhe mungesa e ujit të pijshëm

Ndryshimet përcaktojnë gjithashtu kushtet për kalimin në procedurën e privatizimit të pronave të marra me qira ose enfiteozë nga investitorët.

Për kontratat që lidhen për pasuri me sipërfaqe trualli mbi 500 metra katrorë, nëse subjekti qiramarrës ose enfiteozëmarrës realizon investime mbi 150 % të vlerës së truallit, në përputhje me planin e biznesit dhe respekton kushtet e kontratës, atij i lind e drejta të njoftojë ministrinë përgjegjëse për ekonominë për hyrjen në procedurën e privatizimit, me të drejtë parablerjeje të objektit të kontratës.

Read more:“Pasi e shkatërroi Thethin, Rama u kthye në vendin e krimit”/ Protestuesi: Kjo frymë nuk ndalet, kërkojmë një Shqipëri të re. Më 23 korrik të gjithë para Parlamentit

Në rastet kur investimi i realizuar arrin mbi 750 % të vlerës së truallit, subjekti mund të kërkojë hyrjen në procedurën e privatizimit edhe pa u përmbushur afati trevjeçar i kontratës së qirasë ose enfiteozës. Kjo bëhet pasi të jetë verifikuar realizimi i investimit përmes një raporti vlerësimi nga ekspert vlerësues dhe auditues ligjor i pavarur dhe pasi të jenë respektuar kushtet e kontratës.

Me ndryshimet e miratuara, qeveria përcakton procedura të reja për dhënien me qira, përdorimin dhe privatizimin e pronave shtetërore nga subjektet që realizojnë investime.

Read more:“Integrimi nuk varet nga Edi Rama”/ Zotaj: Ka pasur mjaftueshëm kohë për reflektim, nesër të rrethojmë Parlamentin. Nuk ka kthim pas

Vendimet e reja të qeverisë vijnë në një kohë kur Bashkimi Europian ka kërkuar ndërhyrje në legjislacionin shqiptar për investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura, në kuadër të procesit të integrimit europian.

Lexo edhe
Politikë

Revolta kundër kryeministrit në ditën e 57-të, qytetarët sërish në tubim/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Politikë

VIDEO- “Nuk ia japim besën Ramës”/ Nga fjalimet para Kryeministrisë te marshimi drejt Komisariatit 3, mbyllet protesta e 56-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Tags: #Bashkimi Europian #euro #Investime #jetë #qeveria #qira #Raporti #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Revolta kundër kryeministrit në ditën e 57-të, qytetarët sërish në tubim/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
  • VIDEO- “Nuk ia japim besën Ramës”/ Nga fjalimet para Kryeministrisë te marshimi drejt Komisariatit 3, mbyllet protesta e 56-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
  • 56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar
  • LIVE- “Jemi këtu gjithë Shqipëria është me ju”, protestuesit ‘rrethojnë’ komisariatin 3: Nuk jeni vetëm! Lironi shqipet. “Rama në burg, Berisha në burg”
  • LIVE- 56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbi 45 mijë qytetarë të Kosovës hynë në Shqipëri në 24 orë, Morina regjistron fluksin më të lartë të verës
  • Revolta kundër kryeministrit në ditën e 57-të, qytetarët sërish në tubim/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
  • FOTO/ Dita e 56 revoltës kundër qeverisë, qytetarët mesazh për Ramën në bulevard: “I pabesë”
  • “Rama, ke lënë garanci Sazanin”/ Protestuesi i gris dokumentin e “Besës” poshtë zyrës kryeministrit: Je 28 vite me vonesë. Shqiptari nuk i jep besën njeriut që shet Shqipërinë
  • LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “I kemi marrë Ramës torren, por do t’i marrim edhe mbretëreshën”/ Ahmeti: Quan sorrë shqiponjën në flamur! Edhe Balla të tërheqë fjalën terroristë, jem djem të këtij vendi 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë e sheh si plaçkë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 16 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit e kanë akuzuar për arrogancë, Rama “iu lëshohet” socialistëve: Prandaj nuk “zënë vend” të vërtetat tona, nuk i thoni me empati… 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Thirrjet e qytetarëve për arrestimin e Ballukut, SPAK…”/ Agim Baçi: Rama po tenton të zbehë protestën! Qëndrimi i Berishës? Po bën sikur s’e dëgjon thelbin e revoltës 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Revolta kundër kryeministrit në ditën e 57-të, qytetarët sërish në tubim/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 57-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO- “Nuk ia japim besën Ramës”/ Nga fjalimet para Kryeministrisë te marshimi drejt Komisariatit 3, mbyllet protesta e 56-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Pas marshimit në rrugët e Tiranës mbrëmjen e sotme, protestuesit marshuan edhe pranë Komisariatit nr. 3, ku bënë…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar

Rezistenca qytetare në Tiranë vijoi me protestën e 56-të kundër Ramës. Mijëra protestues mbërritën në Komisariatit nr. 3,…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by