Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Pasi e shkatërroi Thethin, Rama u kthye në vendin e krimit”/ Protestuesi: Kjo frymë nuk ndalet, kërkojmë një Shqipëri të re. Më 23 korrik të gjithë para Parlamentit
Politikë

“Pasi e shkatërroi Thethin, Rama u kthye në vendin e krimit”/ Protestuesi: Kjo frymë nuk ndalet, kërkojmë një Shqipëri të re. Më 23 korrik të gjithë para Parlamentit

• 21 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në ditën e 52-të të protestës kundër qeverisë, një tjetër qytetar i është drejtuar protestuesve me një deklaratë të fortë politike, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për vizitën e tij në Theth dhe duke kërkuar ndryshim të thellë institucional në vend.

Sipas protestuesit, kryeministri është kthyer në një zonë ku, sipas tij, institucionet nuk kanë funksionuar dhe ku qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës.

Read more:“Rama përdor familjarët për të nxjerrë jashtë vendit para”/ Berisha për deklaratën e eurodeputetit Zdechovský: Kryeministri hesht si fije bari!

“Kryeministri ynë u kthye në vendin e krimit. U kthye aty ku shkatërroi, në vendin ku institucionet nuk funksionuan. U kthye për të thënë se unë jam mbreti”, u shpreh ai.

Protestuesi kritikoi gjithashtu deklaratat e Ramës ndaj qytetarëve që protestojnë, duke thënë se kërkesat e tyre lidhen me lirinë dhe të drejtat themelore.

Read more:“Neomalsorja” tregon bisedën e fundit me Ramën dhe kërcënimim nga Bajrat/ Koçeku: Ka shumë anëtarë të PS që më mbështesin, do t’i mbaj anonim

“Ky kryeministër akuzon njerëz që dalin dhe kërkojnë liri dhe të drejta në këtë shesh. Pa pikën e turpit përmendi ligjin 7501, një ligj që ka nxitur vëllavrasje në këtë vend dhe emigracion masiv”, deklaroi ai.

Ai fajësoi për këtë situatë edhe institucionet politike, duke e cilësuar Parlamentin si një nga arsyet e protestës.

Read more:Dyfishohet mbështetja financiare për 11 mijë fëmijë e të rinj me aftësi të kufizuara, Rama: Shteti do të paguajë sigurimet e nënave dhe kujdestarëve

“Kryeministri jonë u kthye në vendin e krimit. U kthye aty ku shkatërroi, në vendin ku institucionet nuk funksionuan. U kthye për të thënë se unë jam mbreti…Ky kryeministër akuzon njerëz që dalin dhe kërkojnë liri dhe të drejta në këtë shesh. Pa pikën e turpit përmendi ligjin 7501…Një ligj që ka nxitur vëllavrasje në këtë vend. Nxiti emigracion masiv…Këtë nuk e bënë njerëzit, por një Parlament që është një arsye më shumë përse protestojmë. Protesta e 23korrikut duhet të na bashkojë përpara një Parlamenti të inkriminuar, me njerëz pa dinjitet që nuk përfaqëson asgjë. Prindër tregojini fëmijëve tuaj se kush ishte komunizmi që kurrë më të mos përsëritet. Tregoni se kush ishte Berisha që kurrë më të mos vijë një njeri i tillë. Tregoni marrëdhëniet me kriminelët që kurrë më të mos vijë një njeri i tillë. 52 ditë qëndresë, e kërkesa të qarta për një Shqipëri demokratike, kjo frymë nuk ndalet për asnjë arsye, do vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve tona që është një Shqipëri e re, dhe një Kushtetutë e re, e votuar nga sovrani”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #Edi Rama #komunizmi #Para #Parlamenti #Protesta #qeveria #rama #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 4 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin