Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Dyfishohet mbështetja financiare për 11 mijë fëmijë e të rinj me aftësi të kufizuara, Rama: Shteti do të paguajë sigurimet e nënave dhe kujdestarëve
Sociale

Dyfishohet mbështetja financiare për 11 mijë fëmijë e të rinj me aftësi të kufizuara, Rama: Shteti do të paguajë sigurimet e nënave dhe kujdestarëve

• 20 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qeveria ka dyfishuar mbështetjen ekonomike për 11 mijë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara, ndërsa do të paguajë edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore për nënat dhe kujdestarët e tyre. Vendimi u komunikua nga kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Qendrën Sociale “Jonathan” në Tiranë.

“Zgjodhëm këtë vend për të folur më gjerë mbi ndërmarrjet sociale dhe për të prekur edhe atë që para pak javësh realizoi qeveria duke dyfishuar mbështetjen për të gjithë fëmijët që janë me aftësi të veçanta. Ishte kohë e gjatë që mbështetja për këta fëmijë ishte bërë e pamjaftueshme duke pasur parasysh kostot e jetesës. Premtuam dyfishimin e mbështetjes për ta dhe jam shumë i lumtur që sot kjo mbështetje është dyfishuar. Janë 11.000 fëmijë dhe të rinj që do të përfitojnë nga kjo masë. Kemi marrë një tjetër masë të rëndësishme për kujdestarët, sepse një nënë që i përkushtohet një fëmije me aftësi të veçanta e ka të pamundur të shkojë rregullisht në punë dhe kështu përballet me problemin e mungesës së sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore që pastaj cenojnë mundësinë për të marrë një pension të merituar nesër. Ne vendosëm që shteti t’i paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat dhe kujdestarët, njësoj sikur ata të ishin në punë”, tha Rama.

Read more:Qeveria përgatit rregulla të reja për tregun e pajisjeve diagnostikuese in vitro, në fokus siguria e pacientëve

Gjatë takimit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, tha se synimi është që mbështetja të mos mbetet vetëm financiare, por të shoqërohet me integrim në punësim, arsim dhe jetën e përditshme.

Read more:Shqiptarët 51 ditë revoltë për dorëheqjen e tij, Rama: Protesta? Arritje që kaq shumë njerëz shqetësohen për flamingot

Ndërkohë, Rama bëri të ditur se Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi Ndryshe 2026–2030 parashikon, përveç dyfishimit të pagesës, edhe më shumë shërbime në komunitet, akses më të lehtë në arsim, punësim e rehabilitim, si dhe mbështetje më të madhe për jetesë të pavarur.

Read more:Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, Rama: Përfitojnë 11 mijë fëmijë e të rinj, shqyrtojmë edhe mundësinë e indeksimin të ndihmës financiare

Lexo edhe
Sociale

Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

Sociale

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)

Tags: #Edi Rama #Evis Sala #Femije #femije me aftesi ndryshe #Fëmijët #Para #Punësim #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 1 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 1 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vijuar punën derë më derë në Bashkinë Finiq, me qëllim evidentimin në terren…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)

Një 29-vjeçar dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)

Edhe të miturit mund të mbajnë përgjegjësi penale nëse përfshihen në akte dhune. Këtë e sqaroi sot Ministri…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin