Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Qeveria përgatit rregulla të reja për tregun e pajisjeve diagnostikuese in vitro, në fokus siguria e pacientëve
Sociale

Qeveria përgatit rregulla të reja për tregun e pajisjeve diagnostikuese in vitro, në fokus siguria e pacientëve

• 20 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qeveria po përgatit një kuadër të ri ligjor për pajisjet mjekësore diagnostikuese in vitro. Projektligji, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, synon të unifikojë rregullat për vendosjen në treg, përdorimin dhe kontrollin e këtyre pajisjeve, me objektiv rritjen e sigurisë së pacientëve dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Drafti rregullon mënyrën se si pajisjet diagnostikuese in vitro për përdorim njerëzor dhe aksesorët e tyre do të vendosen në treg, do të vihen në dispozicion të përdoruesve dhe do të përdoren. Të njëjtat rregulla do të zbatohen edhe për studimet e performancës që zhvillohen për këto pajisje në territorin e Shqipërisë.

Projektligji përcakton edhe kategoritë që përjashtohen nga fusha e zbatimit. Në to përfshihen produktet laboratorike me përdorim të përgjithshëm dhe ato të destinuara vetëm për kërkime shkencore, përveç rasteve kur prodhuesi i ka projektuar posaçërisht për ekzaminime diagnostikuese in vitro.

Read more:“Heqja e statusit të bashkive nuk është reformë”/ Zhupa kundër reformës së re territoriale: Shkrirja e Delvinës dhe Konispolit centralizim dhe dobësim i pushtetit lokal

Po ashtu, jashtë këtij kuadri mbeten produktet që përdoren për marrjen e mostrave në mënyrë invazive ose ato që aplikohen drejtpërdrejt në trupin e njeriut për marrjen e një kampioni. Ligji nuk do të zbatohet as për materialet referuese të certifikuara ndërkombëtarisht dhe materialet që përdoren në skemat e vlerësimit të jashtëm të cilësisë.

Në rastet kur një pajisje diagnostikuese përfshin si pjesë të saj edhe një pajisje tjetër mjekësore të rregulluar nga legjislacioni përkatës, kjo e fundit do të vazhdojë t’i nënshtrohet rregullave ekzistuese, ndërsa dispozitat e projektligjit do të zbatohen vetëm për pjesën diagnostikuese in vitro.

Read more:Kuvendi nis me debate për rregulloren! Balla propozon ndryshim të rendit të ditës. Bardhi: Po shkelni ligjin. Shmangni pr.ligjet e propozuara nga opozita

Drafti parashikon gjithashtu që pajisjet që konsiderohen edhe makineri të plotësojnë kërkesat për shëndetin dhe sigurinë të përcaktuara në legjislacionin për makineritë, kur këto janë më specifike. Ndërkohë, strukturat përgjegjëse për inspektimin do të kenë të drejtë të kufizojnë përdorimin e llojeve të caktuara të pajisjeve për çështje që nuk mbulohen nga ky ligj.

Projektligji nuk ndryshon rregullat që lidhen me organizimin, ofrimin dhe financimin e shërbimeve shëndetësore. Kjo do të thotë se mbeten në fuqi dispozitat që parashikojnë furnizimin e pajisjeve të caktuara vetëm me recetë mjekësore, përdorimin e tyre vetëm nga profesionistë ose institucione të autorizuara shëndetësore, si edhe rastet kur përdorimi duhet të shoqërohet me këshillim profesional.

Read more:Intervista për ‘The Economist’ Sala prezanton reformat në Onkologji dhe ngre shqetësimin për largimin e trurit: Europa nuk fiton duke marrë profesionistët e të tjerëve

Sipas relacionit shoqërues, projektligji është pjesërisht i harmonizuar me Rregulloren 2017/746 të Bashkimit Evropian për pajisjet mjekësore diagnostikuese in vitro.

Lexo edhe
Sociale

Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës

Sociale

Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

Tags: #Fokus #in vitro #Ministria e shëndetësisë #pajisje mjekesore #projektligji #qeveria #Siguria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës

Lezha i ka kushtuar një festë të veçantë shegës, frutit simbol të zonës, duke bërë bashkë fermerë, kuzhinierë…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vijuar punën derë më derë në Bashkinë Finiq, me qëllim evidentimin në terren…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)

Një 29-vjeçar dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin