Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Intervista për ‘The Economist’ Sala prezanton reformat në Onkologji dhe ngre shqetësimin për largimin e trurit: Europa nuk fiton duke marrë profesionistët e të tjerëve
Sociale

Intervista për ‘The Economist’ Sala prezanton reformat në Onkologji dhe ngre shqetësimin për largimin e trurit: Europa nuk fiton duke marrë profesionistët e të tjerëve

Viral Alert News • 9 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

1781006385_Capture.JPG

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka prezantuar në një intervistë për “The Economist” reformat që po zbatohen në Shqipëri në sektorin e onkologjisë, duke theksuar se vendi po ndërton një model të unifikuar të kujdesit ndaj pacientëve me kancer.

Sipas saj, reforma bazohet në krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit, decentralizimin e kimioterapisë dhe imunoterapisë, modernizimin e radioterapisë, si dhe digjitalizimin e sistemit shëndetësor me përdorimin e inteligjencës artificiale.

Read more:Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit

“Kam ardhur në ‘Cancer Series’ këtë vit për të ndarë përvojën e ndërtimit të sistemit onkologjik në Shqipëri. Natyrisht, në evente të tilla jo vetëm që mëson, por edhe të tjerët mësojnë nga ty. Ne po ndërtojmë një model të unifikuar në të gjithë vendin. Jemi mjaftueshëm të vegjël për t’u reformuar me ritme të shpejta, por edhe mjaftueshëm të mëdhenj për të krijuar një model që mund të aplikohet në vende të ngjashme me ne. Në këtë kuadër, një nga reformat kryesore është reforma në onkologji, e bazuar në modelin ‘hub and spoke’.

Kjo nis me krijimin e Institutit Onkologjik, një institut kombëtar në Tiranë, Shqipëri, si dhe me decentralizimin e shërbimeve të kimioterapisë dhe imunoterapisë, në mënyrë që kujdesi të ofrohet sa më pranë pacientit duke shmangur mbingarkesën dhe përqendrimin në një pikë të vetme. Po ashtu, është bërë edhe modernizimi i pajisjeve kombëtare të radioterapisë, ku qendra kombëtare e radioterapisë shërben si e vetmja qendër kombëtare në vend. Paralelisht me reformën në onkologji, kemi nisur edhe reformën për përmirësimin e teknologjisë dhe digjitalizimin, përfshirë edhe përdorimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, e cila sigurisht do të ndihmojë edhe në onkologji. Dhe sigurisht kjo është një reformë ndërsektoriale, e cila do të ndihmojë jo vetëm në trajtimin e kancerit, por edhe në sëmundje të tjera kronike, gjë që është shumë e rëndësishme, sepse me plakjen e popullsisë, këto janë sëmundjet që prekin më së shumti qytetarët,” tha ajo.

Read more:Event spektakolar i Arteve Marciale jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndeshjet do të zhvillohen në ditëlindjen e 80-të të Donald Trump

Duke u ndalur te bashkëpunimi ndërkombëtar, Sala tha se sistemet shëndetësore duhet të ndajnë më shumë ekspertizë dhe përvoja konkrete, në mënyrë që inovacioni të mos mbetet vetëm në teori, por të zbatohet në praktikë.

Read more:“Do pretendojnë se edhe flamingot janë agjentët tanë”, Rama i përgjigjet ministrisë së Jashtme të Iranit: Pra tani papritur ju intereson populli shqiptar?

“Unë mendoj se bashkëpunimi është thelbësor. Ne duhet të mbyllim hendekun ekzistues dhe hapi i parë është të pranojmë se ky hendek realisht ekziston. Ky hendek mund të lidhet me inovacionin, por në fakt, pikërisht inovacioni që të gjithë e kërkojmë po e thellon më tej këtë diferencë, sepse nuk po investojmë mjaftueshëm në zbatimin praktik të tij. Mendoj se evente të tilla janë një mundësi për të krijuar partneritete të mira bashkëpunimi. Por gjithashtu, besoj se duhet të gjejmë mënyra më praktike për të bashkëpunuar, përmes ndarjes së burimeve. Me ndarje burimesh nënkuptoj burimet arsimore, mënyrat e zbatimit në praktikë, si dhe mësimin nga praktikat më të mira nga një vend në tjetrin, por edhe krijimin e mekanizmave të thjeshtë, por shumë efektivë. Pra, një mënyrë e thjeshtë të menduari, me ndikim të lartë, si për shembull bordet ndërkombëtare të tumoreve. Dëgjuam disa shembuj këtu dhe ishin vërtet frymëzues. Kjo sjell ekspertizën në funksion të vendeve që ndoshta nuk mund ta përballojnë ose nuk kanë të njëjtin nivel ekspertize si vendet më të zhvilluara,” tha ajo

Ministrja foli edhe për nevojën e krijimit të një sistemi të integruar për pacientët me kancer, ku të gjitha hallkat e kujdesit shëndetësor të funksionojnë të lidhura me njëra-tjetrën. Ajo theksoi gjithashtu rolin që mund të luajë inteligjenca artificiale në koordinimin e shërbimeve, ndërsa ngriti shqetësimin edhe për largimin e profesionistëve nga vendet më të varfra drejt atyre më të pasura.

Read more:E zbulon Financial Times: Arka e Bordit të Paqes është bosh, kontribuesit kanë zgjedhur të përdorin opsione të tjera

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptohet se sistemi i mbështetjes për pacientin duhet të jetë i unifikuar. I gjithë rrugëtimi i pacientit me kancer duhet të funksionojë si një zinxhir i vetëm për të mbështetur pacientin. Nuk mjafton të kesh shërbime të mira depistimi apo diagnostikim të hershëm nëse nuk ke, për shembull, kujdes të mirë terciar. Pra, ajo që do ta përmirësonte këtë është një sistem i ndërlidhur, ku të gjitha këto fusha dhe shërbime punojnë së bashku në mënyrë të koordinuar. Dhe mendoj se këtu kemi një mundësi të madhe në Europë, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim, sepse me ndihmën e inteligjencës artificiale mund të bëjmë një hap të madh përpara, duke integruar realisht të gjitha shërbimet në një sistem të vetëm të bashkërenduar. Pra, do të thosha se një rrugëtim i integruar i pacientit dhe një kujdes i integruar janë thelbësorë për të mbyllur hendekun ekzistues.

Read more:“KE mbështet qendrat e emigrantëve në stilin e Shqipërisë”, Meloni: Qasja jonë është bërë edhe qasja e Europës

Inovacioni është shumë i rëndësishëm, por çelësi mbetet zbatimi i tij në praktikë. Duhet të jemi të hapur në ndarjen e përvojave. Besoj se ka shumë për të mësuar nga vendet e vogla dhe nga vendet me të ardhura të mesme. Kur ke më pak financim, kjo të detyron të jesh më kreativ. Dhe mendoj se ky kreativitet mund të ndihmojë edhe vende të tjera. Po ashtu, përvoja duhet të qarkullojë në të dy drejtimet, shkëmbimi i eksperiencave duhet të jetë reciprok. Por, është shumë e rëndësishme të dimë ta kapitalizojmë këtë kreativitet, si dhe të adresojmë një nga sfidat më të mëdha që kemi: burimet njerëzore. Duhet të punojmë në mënyrë kreative për të shmangur largimin e trurit. Sepse, në fund të ditës, Europa nuk është një e tërë nëse vendet më të pasura përfitojnë duke boshatisur vendet më të varfra nga profesionistët, vetëm për të përmirësuar shërbimet e tyre. Ajo që na duhet është të ruajmë kapitalin njerëzor brenda Europës” përfundoi Salla.

Lexo edhe
Sociale

Vlorë/ Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, deputeti socialist Sinaj: Selenica të qëndrojë bashki më vete!

Sociale

Reshjet e shiut nuk pengojnë qytetarët e Kosovës të kalojnë fundjavën në Shqipëri! Fluks në Morinë (VIDEO)

Tags: #Europa #Europë #Evente #Evis Sala #Financim #kancer #Ministria e shëndetësisë #onkologjiku #Shendetesia #the economist
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlorë/ Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, deputeti socialist Sinaj: Selenica të qëndrojë bashki më vete!
  • Reshjet e shiut nuk pengojnë qytetarët e Kosovës të kalojnë fundjavën në Shqipëri! Fluks në Morinë (VIDEO)
  • Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)
  • Një nga ne/ Këpucari Dritan Ceni rrëfen realitetin e trishtë: Në Shkodër i riparojnë disa herë këpucët, s’kanë mundësi ekonomike
  • Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Mijëra njerëz në Bulevard, shpaloset flamuri kuq e zi/ Diaspora mesazh të qartë para Kryeministrisë: Nga Europa vijmë sot, Shqipërinë se lëmë dot
  • Marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh pë mbrojtjen, Nufi: Konfirmim edhe një herë i besimit të SHBA te Shqipëria
  • Nga deputete në krye të Shëndetësisë! Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin!
  • Ndryshime në qeveri/ Largohet Besfort Lamallari, Ervin Demo emërohet ministër i Brendshëm
  • Ndryshime në qeveri/ Jep dorëheqjen Besfort Lamallari, Ervin Demo emërohet ministër i Brendshëm
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 7 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Shteti ka rënë! Kombi na thërret”/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin sërish sheshim: Rama jep dorëheqjen! 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Vlorë/ Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, deputeti socialist Sinaj: Selenica të qëndrojë bashki më vete!

Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, një aks i rëndësishëm që lidh gjashtë fshatra të Lumit…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Reshjet e shiut nuk pengojnë qytetarët e Kosovës të kalojnë fundjavën në Shqipëri! Fluks në Morinë (VIDEO)

Fundjava e dytë e shtatorit ka nisur me një fluks të shtuar të lëvizjeve në të dyja anët…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)

Kjo e shtunë ka sjelllë reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, teksa temperaturat janë ulur…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by