Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Nga deputete në krye të Shëndetësisë! Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin!
Politikë

Nga deputete në krye të Shëndetësisë! Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin!

• 11 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka marrë sot zyrtarisht detyrën, pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Në takimin prezantues të ministres së re në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila vlerësoi kontributin e Klodiana Spahiut në sektorin e shëndetësisë, njohjen e prioriteteve të këtij sektori, si dhe angazhimin e saj ndër vite në adresimin e çështjeve me interes për qytetarët.

“MSHMS tashmë do të drejtohet nga Klodiana Spahiu, e cila, për background-in e saj, së pari është mjeke dhe është një njohëse shumë e mirë e të gjitha prioriteteve që MSHMS ka pasur ndër vite, si dhe një lobuese shumë e mirë për të gjitha çështjet që kërkojnë vëmendje, jo vetëm nga ligjvënësit, por edhe për qytetarët. Ka qenë mbështetëse e jashtëzakonshme për të gjitha ato çështje me të cilat jeni përballur të gjithë ju.”, tha Koçiu.

Read more:Klodiana Spahiu betohet si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Zëvendëskryeministrja Koçiu vlerësoi gjithashtu punën e ministres paraardhëse, prof. Evis Sala, si dhe rezultatet e arritura gjatë drejtimit të saj. Ajo nënvizoi rëndësinë e vijimit të reformave, ndër të cilat reformimi i shërbimit onkologjik dhe ngritja e Institutit të Onkologjisë në QSUT, avancimi i autonomisë spitalore, reformimi i strukturës së shërbimit spitalor dhe atij parësor, si dhe përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Në fjalën e saj, ministrja Klodiana Spahiu theksoi rëndësinë e një institucioni më të hapur dhe më pranë qytetarëve, duke vendosur dëgjimin dhe adresimin e problematikave në qendër të punës së Ministrisë dhe institucioneve shëndetësore.

Read more:‘Paketa e Maleve nuk është për oligarkët po për familjet dhe bizneset lokale’, Koçiu nga Vau i Dejës: Janë miratuar mbi 1200 aplikime në 52 bashki (VIDEO)

“Duke filluar që nesër do të kemi një zyrë të hapur që në orën 08:00 të mëngjesit, për të adresuar dhe dëgjuar një problematikë që nuk është zgjidhur diku tjetër. Për këtë qëllim do të angazhohemi të gjithë ne. Të njëjtën gjë do ta bëjnë të gjitha institucionet shëndetësore terciare që janë këtu. Që nga ky moment, kjo do të jetë prania jonë besnike dhe insistoj në çdo moment që, në rastet kur do të kemi problematika apo mungesa, ato të vijnë duke u pakësuar dhe duke u përmirësuar, sepse ky është një proces në evoluim.”, tha ajo. Ministrja Spahiu falënderoi stafet e sistemit shëndetësor për punën dhe kontributin e tyre, ndërsa prezantoi vizionin e saj për drejtimin e sektorit dhe vijimin e objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Ajo vendosi theksin te besimi dhe bashkëpunimi brenda sistemit, si bazë për të çuar më tej rezultatet e arritura dhe për të përcaktuar objektiva të qarta, afatshkurtra dhe afatmesme.

Read more:“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Kupa është mbushur, Shqipëria është vjedhur. Ne duhet të rezistojmë, po arrestojnë djem e vajza…

“Unë kam 13 vite që e zhvilloj me ju betejën e shëndetësisë. Sfida është e shumëfishtë. Sfida e parë është për besimin dhe këtë mos e harroni, sepse secili nga ne duhet ta ketë këtë si qëllimin kryesor. Dhe unë, të paktën, këtij parimi nuk i ndahem. Dua që ne të shohim përpara dhe objektivat që do t’i vendosim vetes, afatshkurtra dhe afatmesme, të kenë një deadline.”, tha Spahiu.

Read more:Çështjet Vendore “shkrihen” me Ministrinë e Brendshme/ Pas dorëheqjes si ministër, Rama zbulon postin e ri që do të mbajë Besfort Lamallari

Profili i ministres Klodiana Spahiu
Dr. Klodiana Spahiu është mjeke kardiologe dhe mban titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”. Ajo është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1997 dhe është specializuar në Kardiologji pranë QSUT-së gjatë viteve 1998–2002.
Ka kryer trajnime të avancuara në kardiologji joinvazive dhe invazive në Itali, si dhe studime pasuniversitare dhe një master profesional në Menaxhim Shëndetësor.
Përvoja e saj profesionale përfshin ushtrimin e profesionit si kardiologe, drejtimin e Spitalit të Durrësit dhe angazhimin në mësimdhënien universitare.
E zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2009, ajo ka vijuar aktivitetin parlamentar dhe, në vitin 2025, u emërua Nënkryetare e Kuvendit.
Dr. Klodiana Spahiu sjell në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale një përvojë të gjerë mjekësore, akademike dhe institucionale.

Read more:Spahiu: Konflikti i dy pushteteve qeveri-gjyqësor për rrogat, i paprecendentë për një shtet juridik

Lexo edhe
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Tags: #Albana Koçiu #Bajram begaj #Deputete #Doktor #Evis Sala #institucionet #itali #jetë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 3 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin