Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Spahiu: Konflikti i dy pushteteve qeveri-gjyqësor për rrogat, i paprecendentë për një shtet juridik
Kronikë

Spahiu: Konflikti i dy pushteteve qeveri-gjyqësor për rrogat, i paprecendentë për një shtet juridik

• 10 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se përplasja mes qeverisë dhe magjistratëve, lidhur me bllokimin e pagave për gjyqtarët e prokurorët, duhet të ishte shmangur.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku e cilësoi konfliktin mes dy pushteteve si të paprecedentë, për një shtet që ka 36 vite demokraci.

“Është e papranueshme që 36 vite pas ngritjes së një shteti ligjor në Shqipëri, të kemi një përplasje të këtij karakteri që është sa teknik, aq edhe banal. Sepse mendoj që nëse do të kishte pak vullnet nga të dyja palët, konflikti nuk duhet të kishte degraduar deri në pikën e sotme”, tha mes të tjerash Spahiu.

Read more:Spahiu: Presioni i ambasadorve të BE-së, detyroi PD të bashkojë votat me PS për Rezolutën e Integrimit

Më tej Spahiu shtoi se nëse do i bëhej një analizë situatës, do të vihej re që të dy palët janë në të drejtën e tyre.

“Mendoj me një analizë të thellë se të dyja palët janë në të drejtën e tyre. Sepse po ta shikojmë në detaje, padyshim që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë gjyqtarëve, për formulën përmes të cilës duhet zgjidhur niveli i pagave të gjyqtarëve dhe ka vendosur detyrimin për të nxjerrë aktet ligjore përkatëse për zbatimin e këtij vendimi, por nga ana tjetër nuk është se ka një refuzim politik nga qeveria, për të thënë që nuk e ekzekutojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, shtoi Spahiu.

Read more:Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Apelit në bojkot, do zhvillohet vetëm masat e sigurisë! Mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)

Në përfundim Spahiu theksoi se ky tension mes palëve në njëfarë mënyre është i stisur nga vetë Qeveria dhe sistemi gjyqësor. Për Spahiun, ky konflikt ul reputacionin e institucioneve shqiptare si te qytetarët, ashtu edhe te ndërkombëtarët.

“Tashmë është publike që ka një datë në të cilën ligji do të miratohet në Kuvend dhe unë mendoj që në njëfarë mënyre është një teksion i amplifikuar me pa të drejtë nga të dy palët. Ky konflikt ul reputacionin e institucioneve kushtetuese shqiptare. Nga ana tjetër, vetë qeveria duhet të kishte gjetur një mënyrë për ta shmangur këtë debat. Por edhe gjyqtarët mund ta kishin shmangur këtë konflikt, kur bëhet fjalë për një javë”, përfundoi Spahiu.

Read more:‘The Best Of’, momentet më të spikatura të javës në Report Tv (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 23:04

Spahiu: Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e arrestit për Erion Veliajn dhe Ilir Metën

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e sigurisë së ‘arrestit me burg’, me masa më të lehta sigurie për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-Presidentin Ilir Meta.

Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se është e paprecedentë që një kryebashkiak të ushtrojë të gjitha funksionet e tij nga qelia e paraburgimit dhe të mos lirohet.

Read more:Tirana pa kryetar në zyrë prej arrestit të Veliajt, Valteri: Zgjidhja, zbatimi i vendimit të Kushtetueses! Shkarkimi i Ristanit, vendimi i duhur (VIDEO)

“Unë mendoj që shkeljet proceduriale i bëjnë shumë mirë Erion Veliajt. Nëse realisht janë shkelje që janë të bazuara dhe të provuara, këto përbëjnë një bazë të mirë të argumentuar që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut t’i japë mundësinë Veliajt kur të parashtrojë kërkesën në këtë gjykatë, që janë shkelur të drejtat e njeriut dhe të bjerë masa e sigurimit.

E dyta, jemi përballë një situate që është e paprecedentë, që s’besoj se ndodh në ndonjë vend tjetër. Hetimi ka mbaruar, është shumë e vështirë që provat që janë administruar të asgjësohen nga Veliaj. E dyta është që Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë dhe e ka lënë kryetar. Nga qelia Veliaj po ushtron gjithë të drejtat e veta. Atë pengimin e provave ai mund ta bëjë edhe nga burgu.

Read more:“Maxhoranca e ka humbur fillin! Zgjidhja, zgjedhjet”/ Indrit Sefa: Protesta e goditi fortë Ramën te pika e tij më dobët! Shqiptarët morën frenat në dorë!

Kjo mbetet vetëm një masë represive pa argument. Gjykata e Lartë javën që vjen ka gjithë detyrimin që t’i përmbahet edhe vendimit të Kolegjeve të Bashkuara për masat e sigurisë. Sepse ky është rast me impakt në publik, ky dhe Ilir Meta. Presidenti i Republikës bën dy vjet i izoluar atje. Me këtë ritëm Meta dhe Veliaj do bëjnë 4 vite paraburgim, apo 6 vite burg”, tha Spahiu.

Lexo edhe
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Tags: #Burg #erion veliaj #frontline #Gjykata #gjykata e larte #gjykata kushtetuese #gjyqtarët #institucionet #Kreshnik Spahiu #pagat e drejtesise #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
Nga të njëjtat tag-e
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 3 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 10 orë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Partia Demokratike priti deri ditën e 12 të protestave të dhunshme në Tiranë për të dalë hapur si…

• 1 ditë më parë • 25 min lexim
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 2 ditë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin