Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori
Sociale

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

• 3 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim me cilësi eutrofike. Të paktën kështu rezulton sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Kjo do të thotë se ujërat paraqesin ngarkesë të lartë me lëndë ushqyese ose materiale organike, të cilat mund të ulin cilësinë e ujit dhe të përkeqësojnë kushtet për jetën ujore. Treguesit që çojnë në këtë vlerësim ndryshojnë nga njëra lagunë në tjetrën.

Në Lagunën e Karavastasë, raporti evidenton kërkesë të lartë kimike dhe biokimike për oksigjen, si edhe nivele të larta të nitrateve dhe fosforit total. Këta tregues e vendosin lagunën në kategorinë eutrofike dhe tregojnë një prani të shtuar të lëndëve që kërkojnë oksigjen për t’u shpërbërë.

Read more:Shqipëria prezanton progresin në forumin më të madh të UNESCO-s për trashëgiminë botërore, merr vlerësime për Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën (FOTOT)

Në Lagunën e Nartës, klasifikimi lidhet kryesisht me nevojën e lartë kimike dhe biokimike për oksigjen. Ndryshe nga Karavastaja, niveli i nitrateve rezulton brenda kufijve të përdorur në raport, ndërsa karboni organik total i klasifikon stacionet e monitorimit me cilësi “jo të mirë”. Vlerat e larta të kërkesës për oksigjen bëjnë që laguna të vlerësohet në përfundim si eutrofike.

Read more:“Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës, mbyllet protesta e 62: Nesër për Shqipërinë, jo për partinë!

Në Butrint, pjesa më e madhe e treguesve paraqet një gjendje më të moderuar. Transparenca e ujit dhe nevoja kimike e biokimike për oksigjen klasifikohen në nivel mezotrofik, ndërsa nitratet në nivel oligotrofik. Problemi kryesor është fosfori total, vlera e të cilit e çon lagunën në klasifikimin eutrofik. Raporti shënon gjithashtu një përkeqësim krahasuar me vitin 2024, kur Butrinti ishte vlerësuar me cilësi mezotrofike.

Read more:Qeveria hap rrugën për privatizimin e pronave shtetërore, përfshirë zonat e mbrojtura. Ndryshimet kundër kërkesave të BE-së

Monitorimi i vitit 2025 përfshiu matje të transparencës së ujit, nevojës kimike dhe biokimike për oksigjen, nitrateve, fosforit total dhe karbonit organik. Rezultatet ndryshojnë sipas stacioneve dhe thellësive ku janë marrë mostrat. Lagunat janë të rëndësishme sepse shërbejnë si zona ushqimi, shumimi dhe strehimi për peshqit, shpendët ujorë dhe shumë specie të tjera. Ato mbajnë hallka të rëndësishme të zinxhirit ushqimor, nga organizmat e vegjël dhe bimësia ujore deri te peshqit dhe shpendët grabitqarë. Kur cilësia e ujit përkeqësohet, ndikimi mund të përhapet në të gjithë këtë zinxhir dhe të ulë biodiversitetin./Monitor

Lexo edhe
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Tags: #agjencia kombetare e mjedisit #Butrinti #Kryesore #laguna e karavastase #laguna e nartes #Raporti #Ushqimi #Vlera

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
Nga të njëjtat tag-e
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 3 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 15 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!

Ballist Morina është takuar me Erjon Vishkullin, i cili ndodhet ende në spitalin në Romë ku po trajtohet…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin