Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Drafti/ Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për banesë, trefishohet kufiri i të ardhurave! Krijohet Garanci Sovrane
Sociale

Drafti/ Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për banesë, trefishohet kufiri i të ardhurave! Krijohet Garanci Sovrane

• 3 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mijëra familje që deri më sot nuk plotësonin kushtet për të përfituar një banesë me kosto të ulët mund të kenë tashmë një mundësi të re. Qeveria propozon ndryshime të rëndësishme në ligjin “Për strehimin social”, duke zgjeruar kategoritë përfituese, krijuar Garancinë Sovrane për kreditë e banesave dhe duke shtuar format e mbështetjes për strehimin.

Ndryshimi me ndikimin më të madh tek projektligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit lidhet me rritjen e kufirit të të ardhurave që lejon një familje të aplikojë për strehim.

Në vend të formulës aktuale, ku të ardhurat vjetore neto nuk duhet të kalojnë 1/6 e vlerës së banesës, projektligji e çon këtë kufi në 1/2. Kjo do të thotë se tavani i të ardhurave trefishohet.

Read more:Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog

Për shembull, nëse vlera mesatare e banesës është 100 mijë euro, sipas ligjit aktual mund të përfitojnë familjet me të ardhura vjetore neto deri në rreth 16.700 euro në vit ose 1,391 euro në muaj. Ndërsa me formulën e re kufiri do të arrinte në 50,100 euro në vit, ose 4,175 euro në muaj totali i të ardhurave.

Një tjetër risi është krijimi i Garancisë Sovrane. Përmes këtij mekanizmi, shteti do të garantojë një pjesë të principalit të kredive të lehtësuara për blerjen e banesës, duke ua bërë më të lehtë familjeve sigurimin e financimit nga bankat, edhe kur nuk plotësojnë të gjitha kushtet për kolateral.

Masa e Garancisë Sovrane propozohet të mbulojë deri në 30% të vlerës së banesës. Për rreth 4.100 familje që kanë aplikuar vitin e fundit, kostoja e vlerësuar e kësaj garancie do të shkonte rreth 231 milionë lekë.

Read more:Mungesa e tregut lë prodhimin në ara, fermerët e Fierit: Nuk po shesim, të ndërhyhet urgjentisht

Por garancia sovrane nuk shmang detyrimet.

“Garancia Sovrane nuk përjashton përgjegjësinë e huamarrësit për shlyerjen e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e kredisë dhe nuk kufizon të drejtën e shtetit për të kërkuar rikuperimin e shumave të paguara në zbatim të garancisë”, thuhet në nenin 9 pika 5.

Read more:Ligj i ri për platformat digjitale, masa ndaj mashtrimeve digjitale

Sa i takon kontributit të ndërtuesve, detyrimi për të kaluar falas 3% të sipërfaqes funksionale për fondin e banesave sociale mbetet i pandryshuar. Risia është se ky fond do të mund të përdoret për të gjitha programet e strehimit social, përfshirë edhe banesat me kosto të ulët.

Projektligji parashikon gjithashtu një program të ri për subvencionimin e qirasë për kategori të veçanta, ndërsa përfituesit, kriteret dhe masa e mbështetjes do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Lexo edhe
Sociale

Nga Greqia në Lubalesh/ Pas 35 vitesh në emigrim, Çlirim Sulku vendos të rikthehet në atdhe: Kam marrë vendimin e duhur!

Sociale

Tiranë/ Qiratë e larta ‘detyrojnë’ studentët t’u drejtohen konvikteve, rriten me 70% kërkesat për akomodim

Tags: #banesa sociale #bankat #euro #Familje #kredi #kredi të buta #Kufiri #ministria e mireqenies sociale #projektligji #strehimi social

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga Greqia në Lubalesh/ Pas 35 vitesh në emigrim, Çlirim Sulku vendos të rikthehet në atdhe: Kam marrë vendimin e duhur!
  • Tiranë/ Qiratë e larta ‘detyrojnë’ studentët t’u drejtohen konvikteve, rriten me 70% kërkesat për akomodim
  • U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës, Florika Ngucaj ‘masakrohet’ në rrjet! Lidhja e Shkrimtarëve: U nxor nga konteksti! Korreshi: Poezia s’duhej recituar (VIDEO)
  • Kujdesi për shëndetin oral shtrihet edhe në qendrat e përkujdesit shoqëror, Spahiu: 1028 persona morrën shërbim
  • SPECIALE/ Ervin Demushi ndërton të ardhmen në Alpe, historia e të riut që refuzoi emigrimin për të rikthyer traditën e të parëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Tiranë/ Qiratë e larta ‘detyrojnë’ studentët t’u drejtohen konvikteve, rriten me 70% kërkesat për akomodim
  • “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë
  • Kontrabandë nga Greqia me autobus, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër! U kapën me 22 mijë euro, 100 steka cigare dhe mallra të fshehura
  • Replika në Kuvend e Tedi Blushit me kryeministrin Rama: Shqiptarët nuk kanë hallin e pagës së gjyqtarëve, por të 16 miliard eurove që mungojnë në buxhet në një mandat qeverisës!
  • Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 274 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 45 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 8 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Nga Greqia në Lubalesh/ Pas 35 vitesh në emigrim, Çlirim Sulku vendos të rikthehet në atdhe: Kam marrë vendimin e duhur!

Çlirim Sulku është ndër ata emigrantë që pas dekadash në emigracion, rikthimin në vendlindjen e shikon si vendimin…

• 10 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Tiranë/ Qiratë e larta ‘detyrojnë’ studentët t’u drejtohen konvikteve, rriten me 70% kërkesat për akomodim

Për të rinjtë që zgjedhin Tiranën për të studiuar, sfida e parë dhe jo fort e lehtë është…

• 12 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës, Florika Ngucaj ‘masakrohet’ në rrjet! Lidhja e Shkrimtarëve: U nxor nga konteksti! Korreshi: Poezia s’duhej recituar (VIDEO)

Ditën e shtunë, Florika Ngucaj u ‘masakura’ në rrjete sociale për shkak të një videoje nga një nga…

• 13 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by