Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rregullorja e re e GJKKO-së, kufizime dhe për avokatët! Kreu i Dhomës së Avokatisë Haxhia, i revoltuar: Hartuar pa transparencë e bazë ligjore, do propozoj bojkot
Kronikë

Rregullorja e re e GJKKO-së, kufizime dhe për avokatët! Kreu i Dhomës së Avokatisë Haxhia, i revoltuar: Hartuar pa transparencë e bazë ligjore, do propozoj bojkot

• 5 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rregullorja e re e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “është hartuar në mungesë të plotë transparence dhe pa asnjë bazë ligjore”. Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, profesor doktor Maksim Haxhia, në një reagim për Report TV shprehet i revoltuar për dokumentin e GJKKO-së, i cili parashikon kufizime të rënda jo vetëm për gazetarët, por edhe për vetë avokatët në ushtrimin e mbrojtjes së klientëve të tyre. Ai thotë se, personalisht, do t’u propozojë strukturave të Dhomës së Avokatisë bojkotimin e seancave në këtë gjykatë.

Rregullorja e re, e hartuar nga kryetari në detyrë Erion Bani, pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator. Sipas avokatit Haxhia, “përveçse pa transparencë, ajo është hartuar dhe publikuar në mënyrë djallëzore, në periudhë pushimesh, gjatë së cilës, ashtu si strukturat e Dhomës së Avokatisë, edhe institucione të tjera janë të mbyllura”.Në fakt, rregullorja është miratuar që më 17 korrik, por publikimi i saj u njoftua vetëm më 31 korrik.

Read more:“I arrestuar, por shpërblehet”/ Berisha publikon denoncim: Me urdhër të Ramës, 8.5 mln euro i janë kaluar “Soft & Solution”, kompanisë së lidhur me Ermal Beqirin

Një nga parashikimet më problematike të rregullores së re është ndalimi i përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore. Ky ndalim nuk prek vetëm gazetarët, por shtrihet edhe ndaj avokatëve. Haxhia e konsideron të papranueshme një masë të tillë.

“Telefoni është mjet pune, është një studio ligjore lëvizëse për një avokat”, deklaron ai për Report TV.

Read more:EKSKLUZIVE/ Paracaktoi fatin e 8 tenderëve, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe! I komunikohet akuza (VIDEO)

Sipas kryetarit të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, “rregullorja nuk ka asnjë bazë ligjore. Këto janë kompetenca të KLGJ-së dhe jo të drejtuesit të GJKKO-së”,vë në dukje ai, duke shtuar se, megjithatë, “nuk është e habitshme, pasi në mënyrë graduale ka pasur një trajtim denigrues që në koncept ndaj avokatëve”.

Haxhia thotë se do të kërkojë mbledhjen e strukturave të Dhomës së Avokatisë në ditët e para të shtatorit për të marrë në shqyrtim dokumentin e GJKKO-së dhe për të dalë me një qëndrim institucional.

Read more:DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

“Unë do të propozoj bojkot, sepse kjo situatë nuk mund të lejohet të vijojë më kështu. Ka mbetur vetëm që ta heqin fare avokatinë”, përfundon ai.

Lexo edhe
Kronikë

Vlora Hyseni, çfarë ndodhi në të vërtetë në vitin 2021: U shkarkua nga roli si zevendesdrejtori në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, por jo nga puna

Kronikë

Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri

Tags: #Detyrë #dhoma e avokatise #Doktor #Erion Bani #Gazetarët #GJKKO #klgj #maks haxhia #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlora Hyseni, çfarë ndodhi në të vërtetë në vitin 2021: U shkarkua nga roli si zevendesdrejtori në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, por jo nga puna
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri
  • Përfundon faza e aplikimeve për hetues të BKH-së, 979 kandidatë për 40 pozicione të lira
Nga të njëjtat tag-e
  • “Vlora Hyseni ushtare e shpifur e krimit të organizuar, Proda me super sniper në banesë”/ Berisha: Balluku, Agasi dhe Beqiri kanë vepruar nën urdhrat e Ramës
  • Urdhër-arresti ndaj Vlora Hysenit, AFP: Një tjetër goditje për Ramën, qeveria përballet me tronditje të madhe politike
  • Vlora Hyseni, çfarë ndodhi në të vërtetë në vitin 2021: U shkarkua nga roli si zevendesdrejtori në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, por jo nga puna
  • “Ka rënë siguria kombëtare”/ Rezart Kthupi për urdhër-arrestin e drejtueses së SHISH: Tronditëse, Hysenaj bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal
  • “Urdhër arresti për shefin e inteligjencës shqiptare”/ ANSA: Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vlora Hyseni, çfarë ndodhi në të vërtetë në vitin 2021: U shkarkua nga roli si zevendesdrejtori në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, por jo nga puna

Çështja e shkarkimit të Vlora Hysenit nga shërbimet sekrete të Kosovës është rikthyer disa herë në qendër të…

• 25 minuta më parë • 8 min lexim
Kronikë

Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri

Fier – Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit në afërsi të Parkut të Apolonisë.…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri

Fier – Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit në afërsi të Parkut të Apolonisë.…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by