Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama shporru!”/ “Ka rënë kolera e dijes!”, profesori Lush Susaj thirrje nga protesta maturantëve: Mos e braktisni Shqipërinë! Pedagogët që s’e kanë ngrënë çorbën e korrupsionit të vinë në shesh
Politikë

“Rama shporru!”/ “Ka rënë kolera e dijes!”, profesori Lush Susaj thirrje nga protesta maturantëve: Mos e braktisni Shqipërinë! Pedagogët që s’e kanë ngrënë çorbën e korrupsionit të vinë në shesh

• 5 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Profesori Lush Susaj mbajti një fjalim para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë, ku bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa u ndal edhe te arsimi, emigracioni, bujqësia dhe gjendja e vendit. Në nisje të fjalës së tij, Susaj përshëndeti qytetarët pjesëmarrës në protestë dhe vlerësoi angazhimin e tyre.

“Mirëmbrëma qytetarë! Jo më Rama, jep dorëheqjen. Rama, shporru, na lër të qetë në trojet tona. Duhet ta nisim me një respekt të veçantë për çdo protestues dhe çdo qytetar që e kupton përgjegjësinë historike”, u shpreh ai.

Read more:VIDEO/ “Nesër më shumë!” Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në Bulevard

Profesori tha se mijëra maturantë po përgatiten të largohen për studime jashtë vendit dhe u bëri thirrje të zgjedhin universitetet shqiptare. “Janë 26 mijë e 600 maturantë të Shqipërisë që po përgatiten të studiojnë jashtë, pasi në vendin tonë ka rënë kolera e dijes. I bëj thirrje këtyre maturantëve: mos ikni, por regjistrohuni në universitetet e Shqipërisë. Ne do t’i kthejmë universitetet tona në universitete të edukimit dhe jo në universitete të punësimit nepotik e hajdutëror të partisë. Do t’i kthejmë shkollat në shërbim të qytetarëve, jo siç janë sot, në shpella të zeza ku krijohen servilë”, deklaroi Susaj.

Ai u bëri thirrje edhe pedagogëve dhe fermerëve të reagojnë ndaj situatës në vend. “I bëj thirrje profesorëve, nëse nuk e kanë ngrënë lugën e çorbës së korrupsionit, ngrihuni për fëmijët tuaj dhe nxënësit tuaj. I bëj thirrje fermerëve: ngrihuni në sheshet e lirisë, mbroni produktet tuaja. Rruga e ikjes është rruga e turpit. Mos ikni, qëndroni këtu. Sot e një mijë vjet, toka e shqiptarëve është e vetmja tokë e pambjellë, e lënë djerrë. Shkretë e kanë lënë politikat e kësaj qeverisjeje”, tha ai.

Read more:Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)

Në vijim të fjalës, Susaj kritikoi politikat në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. “Produktet blegtorale të Shqipërisë janë të vetmet produkte të rajonit që nuk mund të qarkullojnë në Bashkimin Evropian. Kjo qeveri i ka shpallur luftë veterinerëve dhe agronomëve. Popullsia është e rrezikuar nga mungesa e planeve. Dilni në sheshet e lirisë”, u shpreh profesori.

Read more:Dëshmon në GJKKO ish-presidenti Topi, rrëzon Berishën e Malltezin: Pronat e ‘Partizanit’ pjesë e ‘Planit të Përhapjes’ deri në 2007-n, firma ime ia ndryshoi statusin pas kërkesës nga ‘Mbrojtja’

Në përfundim, ai kujtoi poetin e ndjerë Avzi Nela dhe bëri thirrje për bashkim. “Muaji gusht është muaji i vrasjes mizore të poetit Avzi Nela. Vargjet e Nelës janë aktuale edhe sot. Ju sugjeroj shqiptarëve të mi të mblidhen që të largojmë ata që e kanë futur Shqipërinë nën këmbë. Rroftë çdo shqiptar, rroftë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rroftë drejtësia shqiptare. U bëftë drejtësia shqiptare”, përfundoi ai.

Lexo edhe
Politikë

2800 tonë mbetje toksike në periferi të Durrësit/ Deputeti Igli Cara: Pse hesht Sako dhe Ministria e Mjedisit?

Politikë

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare/ Vendimi dekretohet nga Presidenti

Tags: #Arsimi #Bashkimi evropian #Bashkimin evropian #Bujqësia #Edi Rama #emigracioni #Fëmijët #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 2800 tonë mbetje toksike në periferi të Durrësit/ Deputeti Igli Cara: Pse hesht Sako dhe Ministria e Mjedisit?
  • Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare/ Vendimi dekretohet nga Presidenti
  • “Siguria nuk mund të përdoret për të kufizuar transparencën”/Garo: GJKKO të tërheqë rregulloren për gazetarët
  • “Rama po përdor politikën fiskale për të privilegjuarit”/ Tabaku: Përfituesi kryesor në fushën e mbrojtjes është “KAYO” dhe interesat që qëndrojnë pas kësaj kompanie
  • BIRN: Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh
Nga të njëjtat tag-e
  • Fluks i lartë në pikat kufitare të juglindjes së vendit, 71 402 persona hyjnë në Shqipëri për pushime! Rekordi, më 5 gusht në Qafë Thanë (VIDEO)
  • Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit, arrin 93.2 lekë
  • Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, ndërsa akomodimi frenon huamarrjen
  • BIRN: Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh
  • Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69-të/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 11 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh 8 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

2800 tonë mbetje toksike në periferi të Durrësit/ Deputeti Igli Cara: Pse hesht Sako dhe Ministria e Mjedisit?

Deputeti demokrat Igli Cara, përmes një deklarate për mediat, ngriti shqetësimin për 2800 tonë mbetje toksike, të cilat…

• 6 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare/ Vendimi dekretohet nga Presidenti

Deborah Beqaj, vajza e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Vendimi për heqjen…

• 49 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Siguria nuk mund të përdoret për të kufizuar transparencën”/Garo: GJKKO të tërheqë rregulloren për gazetarët

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Floriana Garo, ka shprehur shqetësim për rregulloren e re të GJKKO-së, duke e konsideruar…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by