Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama shporru!”/ “Ka rënë kolera e dijes!”, profesori Lush Susaj thirrje nga protesta maturantëve: Mos e braktisni Shqipërinë! Pedagogët që s’e kanë ngrënë çorbën e korrupsionit të vinë në shesh
Politikë

“Rama shporru!”/ “Ka rënë kolera e dijes!”, profesori Lush Susaj thirrje nga protesta maturantëve: Mos e braktisni Shqipërinë! Pedagogët që s’e kanë ngrënë çorbën e korrupsionit të vinë në shesh

• 5 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Profesori Lush Susaj mbajti një fjalim para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë, ku bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa u ndal edhe te arsimi, emigracioni, bujqësia dhe gjendja e vendit. Në nisje të fjalës së tij, Susaj përshëndeti qytetarët pjesëmarrës në protestë dhe vlerësoi angazhimin e tyre.

“Mirëmbrëma qytetarë! Jo më Rama, jep dorëheqjen. Rama, shporru, na lër të qetë në trojet tona. Duhet ta nisim me një respekt të veçantë për çdo protestues dhe çdo qytetar që e kupton përgjegjësinë historike”, u shpreh ai.

Read more:VIDEO/ “Nesër më shumë!” Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në Bulevard

Profesori tha se mijëra maturantë po përgatiten të largohen për studime jashtë vendit dhe u bëri thirrje të zgjedhin universitetet shqiptare. “Janë 26 mijë e 600 maturantë të Shqipërisë që po përgatiten të studiojnë jashtë, pasi në vendin tonë ka rënë kolera e dijes. I bëj thirrje këtyre maturantëve: mos ikni, por regjistrohuni në universitetet e Shqipërisë. Ne do t’i kthejmë universitetet tona në universitete të edukimit dhe jo në universitete të punësimit nepotik e hajdutëror të partisë. Do t’i kthejmë shkollat në shërbim të qytetarëve, jo siç janë sot, në shpella të zeza ku krijohen servilë”, deklaroi Susaj.

Ai u bëri thirrje edhe pedagogëve dhe fermerëve të reagojnë ndaj situatës në vend. “I bëj thirrje profesorëve, nëse nuk e kanë ngrënë lugën e çorbës së korrupsionit, ngrihuni për fëmijët tuaj dhe nxënësit tuaj. I bëj thirrje fermerëve: ngrihuni në sheshet e lirisë, mbroni produktet tuaja. Rruga e ikjes është rruga e turpit. Mos ikni, qëndroni këtu. Sot e një mijë vjet, toka e shqiptarëve është e vetmja tokë e pambjellë, e lënë djerrë. Shkretë e kanë lënë politikat e kësaj qeverisjeje”, tha ai.

Read more:Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)

Në vijim të fjalës, Susaj kritikoi politikat në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. “Produktet blegtorale të Shqipërisë janë të vetmet produkte të rajonit që nuk mund të qarkullojnë në Bashkimin Evropian. Kjo qeveri i ka shpallur luftë veterinerëve dhe agronomëve. Popullsia është e rrezikuar nga mungesa e planeve. Dilni në sheshet e lirisë”, u shpreh profesori.

Read more:Dëshmon në GJKKO ish-presidenti Topi, rrëzon Berishën e Malltezin: Pronat e ‘Partizanit’ pjesë e ‘Planit të Përhapjes’ deri në 2007-n, firma ime ia ndryshoi statusin pas kërkesës nga ‘Mbrojtja’

Në përfundim, ai kujtoi poetin e ndjerë Avzi Nela dhe bëri thirrje për bashkim. “Muaji gusht është muaji i vrasjes mizore të poetit Avzi Nela. Vargjet e Nelës janë aktuale edhe sot. Ju sugjeroj shqiptarëve të mi të mblidhen që të largojmë ata që e kanë futur Shqipërinë nën këmbë. Rroftë çdo shqiptar, rroftë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rroftë drejtësia shqiptare. U bëftë drejtësia shqiptare”, përfundoi ai.

Lexo edhe
Politikë

Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë

Politikë

“Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit

Tags: #Arsimi #Bashkimi evropian #Bashkimin evropian #Bujqësia #Edi Rama #emigracioni #Fëmijët #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë
  • “Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit
  • Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët
  • Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët
  • “Sot në Austri është kapur Mërtiri me provat e inceneratorëve”/ Aktivisti: Kreu i bandës. Rama! Protesta nuk ndalet deri në arrestimin e kryehajdutit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit
  • Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë
  • Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët
  • Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët
  • “Sot në Austri është kapur Mërtiri me provat e inceneratorëve”/ Aktivisti: Kreu i bandës. Rama! Protesta nuk ndalet deri në arrestimin e kryehajdutit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 48 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 15 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 9 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë

Është mbyllur sonte më 23 shtator protesta e 116 kombëtare kundër qeverisë. Protesta u mbyll aty ku dhe…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit

Vazhdon marshimi i qytetarëve në ditën e 116 të protestës kundër qeverisë. Protestuesit tashmë janë pranë parlamentit, ku…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët

Protestuesit e shumtë të mbledhur para Kryeministrisë kanë përfunduar fjalimet e tyre të mbushura me revoltë e kritika…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by