Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës (VIDEO)
Kronikë

Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës (VIDEO)

• 8 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasi u duk se vendi më në fund ra disi në qetësi pas disa ditëve betejë me flakët, një vatër e re ka shpërthyer në Krujë.

Flakët që kanë rënë në shpatin e malit, po rrezikojnë rreth 30 banesa në fshatin Abaze dhe po ngjiten drejt majës. Për të vënë nën kontroll situatën që paraqitet mjaft serioze, ka nisur ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë zjarrfikës. Edhe banorët u janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e zjarrit duke përdorur mjete rrethanore.

Një zjarr i madh përfshiu kufirin mes fshatrave Golem e Progonat në Gjirokastër duke djegur rreth 3 hektarë sipërfaqe me shkurre e barishte, por është vendosur nën kontroll.

Ndërkohë në Mallakastër janë shuar dy vatrat e zjarrit. Rreth mesditës së të shtunës, zjarrfikësit bënë të ditur se ka përfunduar operacioni në zonën Ndrenie–Vlosh–Panahor. Në Ndrenie dhe Vlosh nuk ka flakë, por ende digjen trungjet e pemëve në brendësi, ndaj situata po mbahet në monitorim nga shërbimet zjarrfikëse të Patosit.

Read more:Zjarr në Kostar të Finiqit, flakët futen në fshat dhe rrezikojnë banesat! Ndërhyjnë tre helikopterë! Report Tv sjell PAMJE ME DRON

Gjatë 24 orëve të fundit ishin raportuar 23 vatra zjarri në vend, por janë shuar në Dajt dhe Priskë të Tiranës, në Çikallesh dhe Leshtej-Collak në Bashkinë Kavajë, vatrat në Mushnik të Rrogozhinës, Plan të Bardhë në Klos, Kostren 2 në Berat dhe Uruçaj në Peqin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:20

Zjarr në kufirin mes dy fshatrave në Gjirokastër, izolohet vatra! Digjen 3 hektarë sipërfaqe me bimësi (VIDEO)

Një zjarr i madh përfshiu kufirin mes fshatrave Golem e Progonat në Gjirokastër. Vatra, tashmë e izoluar dhe drejt shuarjes, ndodhet në majë të malit, në një terren tejet të vështirë.

Nga zjarri u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me bimësi shkurre e barishte.

Read more:VIDEO/ Aulon Kalaja denoncon problematikën me rrugët në Mazhë të Madhe: Shtrimi me asfalt jo për të gjithë lagjen, qytetarët janë të barabartë si djathtas e majtas

Shërbimi zjarrfikës vijon të jetë në vendngjarje për monitorimin e territorit për ndonjë riaktivizim të mundshëm.

Ora 16:16

Zjarri në Krujë, banorët përpiqen të ndihmojnë me mjete rrethanore: Rrezikohen 35 shtëpi, jemi mbi 500 vetë (VIDEO)

Vatra e re e zjarrit që nisi rreth një orë më parë në Krujë, është mjaft agresive. Banorët e zonës tregojnë për Report Tv se u janë bashkuar përpjekjeve të zjarrfikësve e helikopterëve për shuarjen e flakëve, por është mjaft e vështirë. Në këtë zonë janë rreth 30-35 banesa.

“Ka nja një orë që ka filluar zjarri. Janë ngritur banorët, kanë ardhur dy helikopterë. Banorët, me mjete rrethanore, janë përpjekur të fikin zjarrin. Shtëpitë këtu sipër janë komplet në rrezik, rrezikohen mbi 30-35 banesa, ullishte”, thotë një prej tyre.

Read more:Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen 4 vatra! Nën kontroll flakët në Çikallesh, Klos e Mallakastër, ende aktive në Memaliaj (VIDEO)

Një tjetër banor tregon se po përdorin çdo mjet rrethanor që kanë në dorë për të luftuar me flakët që rrezikojnë shtëpitë ku jetojnë rreth 500 banorë.

“Jemi këtu me hunj, lopata e dhe duke u përpjekur ta shuajmë, por nuk shuhen. Jemi mbi 500 banorë vetëm këtu”, shton banori.

Ora 15:19

Situatë kritike në Krujë, zjarri përfshin pyllin në shpatin e malit, rrezikohen 30 banesa! Kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë në Krujë duke përfshirë pyllin në shpatin e malit. Flakët, të favorizuara nga era, rrezikojnë rreth 30 banesa në fshatin Abaze.

Read more:Rrjet prostitucioni në Fier, Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj! Hetimi nisi pas sinjalizimit të Ambasadës së Brazilit

Situata është kritike pasi zjarri është fare pranë spitalit dhe po përhapet drejt majës së malit.

Kërkohet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët.

Lexo edhe
Kronikë

Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni rezulton jashtë shtetit! SPAK kontrolle te Proda, merret edhe në pyetje! 3 në pranga (AKUZAT)

Kronikë

Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni rezulton jashtë shtetit! SPAK kontrolle te Proda, merret edhe në pyetje! 3 në pranga (AKUZAT)

Tags: #Banesa #Berat #Fier #flakë #Gjirokaster #golem #jetë #krujë #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni rezulton jashtë shtetit! SPAK kontrolle te Proda, merret edhe në pyetje! 3 në pranga (AKUZAT)

  • Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)
  • Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Në Kosovë, u shkarkua me urdhër të Kurtit, Rama e emëroi në krye të SHISH në vitin 2023. “Shkëlqimi” dhe “rënia” e Vlora Hysenit pas masës së dhënë nga SPAK
  • Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)
  • Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)
  • Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)
  • Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 433 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni rezulton jashtë shtetit! SPAK kontrolle te Proda, merret edhe në pyetje! 3 në pranga (AKUZAT)

TIRANË– Për herë të parë lëshohet masë sigurie ndaj kreut të SHISH. Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit…

• 18 minuta më parë • 8 min lexim

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by