Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen 4 vatra! Nën kontroll flakët në Çikallesh, Klos e Mallakastër, ende aktive në Memaliaj (VIDEO)
Kronikë

Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen 4 vatra! Nën kontroll flakët në Çikallesh, Klos e Mallakastër, ende aktive në Memaliaj (VIDEO)

• 7 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

4 prej vatrave të zjarrit në vend janë shuar, nga 9 që ka pasur gjatë ditës. Konkretisht, bëhet fjalë për Dajtin, Priskën, Kostren 2 në Berat e Uruçin në Peqin.

Në Çikallesh të Kavajës ku situata paraqitej problematike pasi flakët u ishin afruar banesave dhe ishte kërkuar ndërhyrje nga ajri, zjarri është izoluar. E njëjta gjë edhe në fshatin Plan i Bardh në Klos ku ra një zjarr që rrezikonte dy banesa.

Edhe në Mallakastër ku situata dy ditët e fundit ishte e vështirë në Riban-Ngraçan e Panahor, tashmë është nën kontroll. Në këtë zonë janë djegur 180 hektarë pyje.

Puna me flakët vijon në Memaliaj.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar në mbarë vendin 502 forca operacionale, 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:59

Shuhen 4 vatra zjarresh, izolohen në Çikallesh e Mallakastër! Vijon puna në Memaliaj

Situata e zjarreve duket se shënon përmirësim. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, janë shuar zjarret në Dajt, Priskë, Kostren 2 e Peqin. Vatrat në Çikallesh, Mallakastër e Plan të Bardhë janë nën kontroll, ndërsa vijon puna në Memaliaj.

“Operacionet për shuarjen e zjarreve kanë vijuar në disa qarqe të vendit, me mbështetjen e strukturave vendore dhe Forcave të Armatosura.

Read more:Zjarret/ Shmanget rreziku ndaj banesave në Çikallesh të Kavajës, ndërhyhet me avion! Vatër e re në Klos, digjen 180 ha pyje në Mallakastër (VIDEO)

Në Dajt dhe Priskë zjarret janë shuar plotësisht.

Në Çikallesh (Kavajë) dhe Mallakastër vatrat janë izoluar dhe situata është nën kontroll.

Në Plan të Bardhë (Klos) situata është vënë nën kontroll.

Në Kostren 2 (Berat) dhe Uruç (Peqin) zjarret janë shuar, ndërsa në Alikomemaj (Memaliaj) vijon puna për shuarjen e një vatre aktive.

AKMC vijon monitorimin dhe koordinimin e forcave në terren deri në neutralizimin e plotë të situatës”, njofton agjencia.

Read more:Mallakastër, zjarri rrezikon banesat në Riban! Evakuohen 15 familje, ndërhyhet me helikopter e avion! Policia: Hetime për zjarrvënie të qëllimshme, disa të shoqëruar (VIDEO)

Ora 18:44

Vatër e re zjarri në Klos, rrezikohen dy banesa! Temperaturat e larta dhe era vështirësojnë shuarjen, kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur pasditen e sotme në fshatin Plan i Bardh të bashkisë Klos ku për pasojë rrezikohen dy banesa. Një ditë më parë, flakët përfshinë dy shtëpi të pabanuara.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset si dhe forcat e ushtrisë, por flakët po favorizohen nga temperaturat e larta dhe era duke e bërë të pamundur ndërhyrjen, ndaj kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e shkakut të zjarrit.

Ora 14:46

Vatër zjarri në pyjet e Fushë-Arrëzit, flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç duke rrezikuar edhe banesat! (VIDEO)

Një tjetër vatër zjarri u regjistrua mesditën e kësaj të premteje në pyjet e Fushë-Arrëzit.

Flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç, duke rrezikuar të përhapeshin drejt zonave të banuara.

Read more:Zjarret, 8 vatra aktive në vend! Në Cikallesh të Kavajës rrezikohen banesat, ndërhyhet me avion! Digjen 180 ha pyje në Mallakastër (VIDEO)

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit Zjarrfikës të Fushë-Arrëzit, zjarri u vu nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor vijuan punën deri në shuarjen e plotë të vatrës.

Kjo është vatra e tretë e zjarrit e regjistruar këtë sezon në pyjet e Fushë-Arrëzit dhe dyshohet se edhe kjo është e qëllimshme.

E njohur si kryeqendra e pyjeve në vend për shkak të sipërfaqes së madhe pyjore, Fushë-Arrëzi ka pësuar dëme të konsiderueshme nga zjarret ndër vite, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar u dogjën mbi 100 hektarë pyje.

Ora 13:25

Vijon beteja me flakët, 8 vatra zjarri aktive në vend, rrezikohen banesat në Çikallesh të Kavajës, 600 efektivë, 3 helikopterë dhe avioni ‘Air Tractor’ në aksion

1786102118_dytuoppaaz.JPG

8 vatra zjarri janë aktive në Tiranë, Kavajë, Mallakastër, Elbasan dhe Berat. Ndërhyrja për shuarjen e tyre po vijon nga toka dhe ajri.

Në Cikallesh të Kavajës, zjarri ka rënë në terren të vështirë. Janë angazhuar forcat zjarrfikësese dhe ka ndërhyrë avioni “Air Tractor” pasi rrezikoheshin banesat.

Read more:VIDEO/ Protestuesit “breshëri” me vezë në drejtim të ministrit Lamallari, truprojat dhe policët në aksion për…

Sakaq vijon operacioni për shuarjen e flakëve ne malin e Dajtit, me helikopter dhe forcat zjarrfikëse nga toka.

Në Mallakastër, janë djegur 180 hektarë pyje, ndërsa operacioni vijon në zonën Riban–Ngraçan–Panahor.

Ndërkohë, në Kostren të Beratit vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me 20 forca ne terren.

Në Elbasan, vatrat e zjarrit në Shqiponjë, malin e Dardhës dhe Mjekës janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuara ne mbare vendin 502 forca operacionale, 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Read more:Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)

Ora 09:26

Zjarret/ Mbrojtja bën bilancin: 30 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vetëm 8 prej tyre aktive

1785921949_ramaavionipostim.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë dhe Çakallesh gjithashtu vijojnë operacionet, pa rrezik për komunitetin.

Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, bashkia Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse.

Lexo edhe
Kronikë

Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë

Kronikë

I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore

Tags: #Aksion #Automjete #Banesa #Berat #Elbasan #Fier #helikopter #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë
  • I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore
  • Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)
  • U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
  • Pagat e magjistratëve/ Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës: Çështjen e kemi çuar në Kushtetuese, presim vendimin
Nga të njëjtat tag-e
  • Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)
  • Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri
  • Fier/ Policia i shkon për kontroll në banesë, 66-vjeçari kapet me automatik dhe 29 fishekë (VIDEO)
  • Fier/ Policia ndalon për kontroll ‘Benzin’ luksoz, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester! Nën hetim 26-vjeçari që e kishte në përdorim (VIDEO)
  • “Kronika “zhvesh” trimat dhe nxjerr në shesh tradhtarët e Babos”/ Satira e Agron Gjekmarkaj: Kush u fsheh poshtë tavolinës, kush heshti dhe kush doli në betejë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 16 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO) 5 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë

Detaje të reja zbardhen nga operacioni i një dite më parë për goditjen e shpërndarësve të drogës që…

• 13 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore

I shpallur fajtor për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën dhe i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)

Një zjarr i rënë në një grumbull mbetjesh në lagjen e Spitalit në Lezhë ka dalë jashtë kontrollit,…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by