Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)
Kronikë

Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)

• 6 Gusht, 2026 • 9 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej 3 ditësh, Mallakastra vijon të mbetet vatra më problematike e zjarreve në vend.

Beteja më e fundit me flakët u zhvillua këtë të enjte në dy vatra: Drenie – Lofkend dhe Panahor – Ngraçan, ku zjarri, i favorizuar nga era e fortë, u përhap me shpejtësi . Sipas informacioneve që korrespondentët e Report TV sjellin nga terreni vatra avancoi gjatë ditës edhe në drejtim të Vloshit, duke rritur rrezikun për sipërfaqe të tjera me bimësi dhe pyje.

Prej mëngjesit dy helikopterë kanë mbështetur operacionin nga ajri, duke punuar krahas të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës të cilët arritën të neutralizonin një vatër zjarri në Panahor dhe të ndihmonin 4 familje të evakuuara të ktheheshin sërish në banesat e tyre. Për shkak të errësirës, operacioni është ndalur dhe do të vijojë të premten në mëngjes.

Në terren ndërkohë janë rreth 130 efektivë të Forcave të Armatosura, shërbimit zjarrfikës dhe bashkisë, të mbështetur nga 2 helikopterë të Forcave të Armatosura.

Gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në të gjithë territorin, ndërsa vetëm 10 prej tyre mbeten ende aktive. Ndërkohë është riaktivizuar vatra e Kostren 2 në Berat, kurse të tjerat janë drejt shuarjes.

Puna vijon edhe në zonën e Dajtit dhe në qarkun e Elbasanit, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit.

Nga zjarret janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier.

Read more:Zjarr në Kostar të Finiqit, flakët futen në fshat dhe rrezikojnë banesat! Ndërhyjnë dy helikopterë (VIDEO)

Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve janë angazhuar 631 forca operacionale, 64 automjete zjarrfikëse, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Avioni i përket kompanisë me të cilën qeveria ka lidhur kontratë për blerjen e tre avionëve të këtij tipi, të cilët do të vijnë në fund të vitit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:41

10 vatra ende aktive, riaktivizohet zjarri në Kostren 2! Drejt shuarjes edhe flakët në Riban e Ngraçan

25 vatra zjarri janë raportuar në 12 orë, nga të cilat 10 janë ende aktive. Konkretisht vijojnë zjarret në Dajt, Priskë, Riban e Ngraçan (Mallakastër), Shqiponjë, malin e Dardhës, Mjekës dhe malin e Valamarës (Elbasan), ndërsa është riaktivizuar vatra në Kostren 2 të Beratit.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive.

Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura – në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 454 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë, avioni “Air Tractor” dhe 3 automjete zjarrfikëse të FA-së me personelin përkatës.

Në zonën e Dajtit vijon operacioni nga toka dhe ajri. Nuk ka rrezik për zonat e banuara

Në fshatin Priskë, bashkia Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në fshatrat Riban dhe Ngraçan, bashkia Mallakastër, zjarri po shkon drejt izolimit falë ndërhyrjes së forcave nga toka dhe ajri.

Read more:Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët përhapen drejt Ngraçanit, evakuohen 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)

Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës, Mjekësit dhe zonës së mbrojtur në malin e Valamarës. Vatrat në Shqiponjë dhe Mjekës janë nën kontroll, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Kostren 2, bashkia Berat, është riaktivizuar vatra e zjarrit dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e saj. Ndërkohë, zjarret në Floq, bashkia Korçë, dhe në Shpërdhet–Drojë, bashkia Kurbin, janë shuar.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin.

Ora 20:21

Vatra e Drenies ende aktive, errësira ndal betejën me flakët, operacioni rinis nesër (VIDEO)

Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm shërbimet zjarrfikëse të Patosit janë në betejë me flakët në masivin pyjor të Drenies.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të Patosit Alket Halimi, efektivët po fillojnë tërheqjen për shkak të errësirës, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve do të rifillojë në të njëjtën orë të ditës së nesërme. Vatra e Drenies, e cila është më problematikja, vijon të mbetet aktive duke djegur masivin pyjor. Gjithashtu nuk kanë reshtur as flakët në Ngraçan-Panahor.

Ora 17:10

Era favorizon flakët në Mallakastër, zjarri avancon drejt Vloshit, helikopterët zjarrfikës sërish në ajër (VIDEO)

Beteja me flakët vijon në kufirin mes fshatrave Lofkënd dhe Drenije, ku zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë.

Read more:7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Sipas informacioneve nga terreni, vatra e zjarrit po avancon në drejtim të Vloshit, duke rritur rrezikun për sipërfaqe të tjera me bimësi dhe pyje.

Pas një ndërprerjeje të përkohshme, helikopterët kanë rifilluar sërish operacionin nga ajri, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës që vijojnë punën për izolimin e flakëve.

Operacioni mbetet në zhvillim, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.

Ora 14:21

Report TV sjell pamje nga Mallakastra, masivi pyjor në Drenije në rrezik nga flakët, zjarrfikësit përballë terrenit të vështirë (VIDEO)

Masivi pyjor në fshatin Drenije të Mallakastrës është mbuluar nga tymi ndërkohë që flakët vazhdojnë të përpijnë bimësinë e paprekur të zonës. Siç shihet edhe nga pamjet terreni është shumë i pjerrët dhe i vështirë çka e bën ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse të vështirë dhe ndërhyrjen nga ajri më të domosdoshme se kurrë.

Ora 13:37

Situata me zjarret në Mallakastër mbetet problematike, neutralizohet një vatër në Panahor por flakët përhapen drejt Ngraçanit! (VIDEO)

Situata e zjarreve në Mallakastër mbetet problematike, megjithëse është arritur të vihet nën kontroll një nga vatrat më të rrezikshme.

Vatra e zjarrit në Panahor, në kufi me fshatin Cfir, është neutralizuar, por flakët vijojnë të përhapen në drejtim të Ngraçanit, duke mbajtur në gatishmëri forcat e emergjencës.

Dy helikopterë vazhdojnë operacionin nga ajri, duke hedhur ujë mbi zonat më problematike për të frenuar avancimin e flakëve.

Read more:Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Ndërkohë, zjarri ka dalë jashtë kontrollit në masivin pyjor të Drenijes ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara po punojnë për izolimin e vatrave dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe sipërfaqet e tjera të prekura. Era e fortë raportohet se po përhap flakët ndërkohë që pritet edhe ndërhyrja nga ajri.

Ora 09:44

Mbrojtja Civile bën bilancin: 5 vatra zjarri aktive në vend, në Mallakastër janë evakuuar 4 familje

1785952752_Screenshot1.jpg

Mbrojtja Civile bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Sipas Mbrojtjes Civile, puna vijon në zonën e Dajtit, në Mallakastër dhe në qarkun Elbasan, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit. Ndërkohë në Mallakastër, raportohet se janë evakuar përkohësisht katër familje për arsye sigurie.

Ndërkohë, vatrat në Kostren (Berat), Pocest (Dibër) dhe në zonën Stegopull–Selckë e Levenishtë (Gjirokastër) janë shuar dhe mbahen në monitorim. Nga zjarret raportohet se janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier.

Njoftimi i Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive.

Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura – në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse, 631 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Read more:Aksident në rrugën Sarandë–Ksamil, përplasen tre automjete, 2 turistë spanjollë të plagosur, njëri niset me urgjencë drejt Traumës (Emrat + Video)

Në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e forcave të MZSH-së dhe ADZM-së si dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Në mbështetje të operacionit po vepron avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në fshatrat Riban dhe Ngraçan, bashkia Mallakastër, situata po shkon drejt izolimit falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave operacionale nga toka dhe ajri. Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, strukturat policore dhe vendore, vullnetarë, efektivë të Forcave të Armatosura, helikopterë dhe avioni “Air Tractor”. Katër familje janë evakuuar përkohësisht për arsye sigurie.

Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, vatra në malin e Dardhës është izoluar, ndërsa në Mjekës vijon puna për shuarjen përfundimtare. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Kostren, bashkia Berat, po kryhet krehja dhe monitorimi i zonës. Në Pocest, bashkia Dibër, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së forcave operacionale, ndërsa vatrat në zonën Stegopull–Selckë dhe në Levenishtë, qarku Gjirokastër, janë shuar dhe po mbahen në monitorim.

Si pasojë e zjarreve janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier, ndërsa sipërfaqja e prekur nga vatrat aktive mbetet në vlerësim.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin.

Lexo edhe
Kronikë

Rrezikoi pushuesit, 300 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Zvërnec (VIDEO)

Kronikë

S’i pëlqeu shërbimi dhe kërcënoi me jetë stafin e hotelit, Policia e Himarës shpall në kërkim ish-efektivin Ulian Shpataraku

Tags: #Automjete #avion #Berat #Elbasan #Familje #Fier #flakë #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rrezikoi pushuesit, 300 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Zvërnec (VIDEO)
  • S’i pëlqeu shërbimi dhe kërcënoi me jetë stafin e hotelit, Policia e Himarës shpall në kërkim ish-efektivin Ulian Shpataraku
  • Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)
  • Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët avancojnë drejt Lofkëndit, Vloshit dhe Ngraçanit! 130 forca në terren, 2 helikopterë ndërhyjnë nga ajri (VIDEO)
  • Punonjësi 40-vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit të Portit të Durrësit, dyshohet se pësoi arrest kardiak
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)
  • 68 ditë qëndresë! “I pabesi premtoi ujë, por nuk ka. Shqipëria për faqe të zezë”/ Protestuesi thirrje socialistëve: Bashkohuni në këtë protestë dhe merrni frymë lirshëm
  • Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët avancojnë drejt Lofkëndit, Vloshit dhe Ngraçanit! 130 forca në terren, 2 helikopterë ndërhyjnë nga ajri (VIDEO)
  • Aksident në rrugën Sarandë–Ksamil, përplasen tre automjete, 2 turistë spanjollë të plagosur, njëri niset me urgjencë drejt Traumës (Emrat + Video)
  • Zjarr tek tregu ushqimor në Elbasan, tymi i zi mbulon zonën, 3 zjarrfikëse shuajnë flakët (video)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 33 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan! 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 8 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Rrezikoi pushuesit, 300 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Zvërnec (VIDEO)

Drejtuesi i një Jet Ski në ‘Plazhin e Hidrovorit’ në Zvërnec është ndëshkuar me 300.000 lekë gjobë. Ai…

• 35 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

S’i pëlqeu shërbimi dhe kërcënoi me jetë stafin e hotelit, Policia e Himarës shpall në kërkim ish-efektivin Ulian Shpataraku

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku. Burime bëjnë me dije se Shpataraku…

• 35 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)

Prej 3 ditësh, Mallakastra vijon të mbetet vatra më problematike e zjarreve në vend. Beteja më e fundit…

• 1 orë më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by