Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët përhapen drejt Ngraçanit, evakuohen 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)
Kronikë

Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët përhapen drejt Ngraçanit, evakuohen 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)

• 6 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej 3 ditësh, Mallakastra vijon të mbetet vatra më problematike e zjarreve në vend. Edhe pse është neutralizuar zjarri në Panahor, në kufi me fshatin Cfir, flakët po përhapen në drejtim të Ngraçanit, ndërsa operacioni për shuarjen e tyre vazhdon pa ndërprerje.

Dy helikopterë po ndërhyjnë nga ajri, duke hedhur ujë mbi zonat më problematike për të frenuar avancimin e flakëve. Ndërkohë, edhe në Drenije zjarri mbetet aktiv, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara po punojnë për izolimin e vatrave dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe sipërfaqet e tjera të prekura. Për arsye sigurie janë evakuuar përkohësisht katër familje, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri në të gjithë territorin, ndërsa vetëm 5 prej tyre mbeten ende aktive.

Puna vijon edhe në zonën e Dajtit dhe në qarkun e Elbasanit, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit.

Read more:Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)

Nga zjarret janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier.

Për ditën e sotme parashikohet nivel i lartë rreziku për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër.

Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve janë angazhuar 631 forca operacionale, 64 automjete zjarrfikëse, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Avioni i përket kompanisë me të cilën qeveria ka lidhur kontratë për blerjen e tre avionëve të këtij tipi, të cilët do të vijnë në fund të vitit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:21

Report TV sjell pamje nga Mallakastra, masivi pyjor në Drenije në rrezik nga flakët, zjarrfikësit përballë terrenit të vështirë (VIDEO)

Masivi pyjor në fshatin Drenije të Mallakastrës është mbuluar nga tymi ndërkohë që flakët vazhdojnë të përpijnë bimësinë e paprekur të zonës. Siç shihet edhe nga pamjet terreni është shumë i pjerrët dhe i vështirë çka e bën ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse të vështirë dhe ndërhyrjen nga ajri më të domosdoshme se kurrë.

Read more:Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Ora 13:37

Situata me zjarret në Mallakastër mbetet problematike, neutralizohet një vatër në Panahor por flakët përhapen drejt Ngraçanit! (VIDEO)

Situata e zjarreve në Mallakastër mbetet problematike, megjithëse është arritur të vihet nën kontroll një nga vatrat më të rrezikshme.

Vatra e zjarrit në Panahor, në kufi me fshatin Cfir, është neutralizuar, por flakët vijojnë të përhapen në drejtim të Ngraçanit, duke mbajtur në gatishmëri forcat e emergjencës.

Dy helikopterë vazhdojnë operacionin nga ajri, duke hedhur ujë mbi zonat më problematike për të frenuar avancimin e flakëve.

Ndërkohë, zjarri ka dalë jashtë kontrollit në masivin pyjor të Drenijes ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara po punojnë për izolimin e vatrave dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe sipërfaqet e tjera të prekura. Era e fortë raportohet se po përhap flakët ndërkohë që pritet edhe ndërhyrja nga ajri.

Read more:7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Ora 09:44

Mbrojtja Civile bën bilancin: 5 vatra zjarri aktive në vend, në Mallakastër janë evakuuar 4 familje

1785952752_Screenshot1.jpg

Mbrojtja Civile bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Sipas Mbrojtjes Civile, puna vijon në zonën e Dajtit, në Mallakastër dhe në qarkun Elbasan, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit. Ndërkohë në Mallakastër, raportohet se janë evakuar përkohësisht katër familje për arsye sigurie.

Ndërkohë, vatrat në Kostren (Berat), Pocest (Dibër) dhe në zonën Stegopull–Selckë e Levenishtë (Gjirokastër) janë shuar dhe mbahen në monitorim. Nga zjarret raportohet se janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier.

Njoftimi i Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive.

Read more:7 vatra zjarri ende aktive në vend, flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, qindra forca zjarrfikëse në terren, vazhdon operacioni nga ajri me helikopter dhe ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura – në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse, 631 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e forcave të MZSH-së dhe ADZM-së si dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Në mbështetje të operacionit po vepron avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në fshatrat Riban dhe Ngraçan, bashkia Mallakastër, situata po shkon drejt izolimit falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave operacionale nga toka dhe ajri. Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, strukturat policore dhe vendore, vullnetarë, efektivë të Forcave të Armatosura, helikopterë dhe avioni “Air Tractor”. Katër familje janë evakuuar përkohësisht për arsye sigurie.

Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, vatra në malin e Dardhës është izoluar, ndërsa në Mjekës vijon puna për shuarjen përfundimtare. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Read more:Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Në Mallakastër flakët drejt disa fshatrave, u evakuuan 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)

Në Kostren, bashkia Berat, po kryhet krehja dhe monitorimi i zonës. Në Pocest, bashkia Dibër, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së forcave operacionale, ndërsa vatrat në zonën Stegopull–Selckë dhe në Levenishtë, qarku Gjirokastër, janë shuar dhe po mbahen në monitorim.

Si pasojë e zjarreve janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier, ndërsa sipërfaqja e prekur nga vatrat aktive mbetet në vlerësim.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin.

Lexo edhe
Kronikë

I dënuar në Itali me rreth 11 vite burg për trafik droge dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 40-vjeçari në Durrës! Pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj (EMRI+VIDEO)

Kronikë

Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët përhapen drejt Ngraçanit, evakuohen 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)

Tags: #Automjete #avion #Berat #Durres #Elbasan #Familje #Fier #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I dënuar në Itali me rreth 11 vite burg për trafik droge dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 40-vjeçari në Durrës! Pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj (EMRI+VIDEO)
  • Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët përhapen drejt Ngraçanit, evakuohen 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)
  • Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona, mes tyre një 17-vjeçar (VIDEO)
  • Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!
  • Shoferët në Fier nuk heqin këmbën nga gazi, mbi 900 gjoba për tejkalim shpejtësie (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • I dënuar në Itali me rreth 11 vite burg për trafik droge dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 40-vjeçari në Durrës! Pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj (EMRI+VIDEO)
  • Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët përhapen drejt Ngraçanit, evakuohen 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)
  • Shoferët në Fier nuk heqin këmbën nga gazi, mbi 900 gjoba për tejkalim shpejtësie (VIDEO)
  • “Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale
  • Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Në Mallakastër flakët drejt disa fshatrave, u evakuuan 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 30 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 26 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan! 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

I dënuar në Itali me rreth 11 vite burg për trafik droge dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 40-vjeçari në Durrës! Pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj (EMRI+VIDEO)

40-vjeçari Orges Dumitru (Kacmoli), i dënuar në Itali me 11 vite e 1 muaj burg, është arrestuar në…

• 27 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët përhapen drejt Ngraçanit, evakuohen 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)

Prej 3 ditësh, Mallakastra vijon të mbetet vatra më problematike e zjarreve në vend. Edhe pse është neutralizuar…

• 58 minuta më parë • 6 min lexim
Kronikë

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona, mes tyre një 17-vjeçar (VIDEO)

Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se shisnin doza kokaine dhe kanabisi në plazhet e Livadhit dhe Llamanit,…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by