Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. 7 vatra zjarri ende aktive në vend, flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, qindra forca zjarrfikëse në terren, vazhdon operacioni nga ajri me helikopter dhe ‘Air Tractor’ (VIDEO)
Kronikë

7 vatra zjarri ende aktive në vend, flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, qindra forca zjarrfikëse në terren, vazhdon operacioni nga ajri me helikopter dhe ‘Air Tractor’ (VIDEO)

• 5 Gusht, 2026 • 15 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, por situata më problematike mbetet në Mallakastër, ku prej dy ditësh zjarrfikësit po luftojnë me flakët që vazhdojnë të përhapen. Zjarri ka përfshirë rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore dhe, pasi avancoi drejt Drenijes së Patosit, po përhapet edhe më tej.

Flakët kanë dalë në aksin Rriban-Ngraçan, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe të Policisë. Terreni i thyer, bimësia e dendur dhe era kanë penguar ndërhyrjen nga toka, ndërsa forcat po punojnë për të mos lejuar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 10 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në terren po operojnë zjarrfikës nga Mallakastra, Patosi, Roskoveci dhe Berati, 35 forca bashkiake dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura.

“Air Tractor” dhe helikopteri në operacion

Për të dytën ditë me radhë, ndërhyrja për shuarjen e flakëve në Mallakastër po mbështetet edhe nga ajri. Në operacion është angazhuar avioni zjarrfikës “Air Tractor AT-802 Fire Boss”, i cili ka kryer fluturimin e parë operacional në Shqipëri.

Avioni i përket kompanisë me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur kontratë për blerjen e tre mjeteve të këtij tipi, që pritet t’i bashkohen Forcës Ajrore në fund të vitit. Megjithëse dorëzimi i tyre është parashikuar në dhjetor, kompania ka sjellë avionin e parë për të nisur trajnimin e pilotëve shqiptarë. Aktualisht ai operohet nga pilotët e kompanisë

Në operacion marrin pjesë edhe helikopteri i Forcës Ajrore dhe droni Bayraktar, i cili përdoret për zbulimin dhe monitorimin e vatrave të zjarrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e cilësoi aktivizimin e avionit si një forcë shtesë në përballjen me zjarret e kësaj vere.

“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht. RESPEKT dhe MIRËNJOHJE për të gjitha forcat tona në terren” shkroi ai.

Read more:Vlorë/ Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët përhapen me shpejtësi, në terren policia dhe zjarrfikësit (VIDEO)

Vatra zjarri në Elbasan, Libohovë dhe Dropull

Sipas bilancit të AKMC-së, në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin e zjarrfikësve, Administratës së Zonave të Mbrojtura, 50 efektivëve të Forcave të Armatosura dhe një helikopteri të Forcës Ajrore. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun e Elbasanit vijojnë operacionet në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarret në Shqiponjë dhe Mjekës janë vendosur nën kontroll, ndërsa nuk raportohet rrezik për banesat.

Aktive mbetet edhe vatra në zonën malore mes Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull, ku flakët kanë kaluar në majën e malit dhe janë përhapur brenda një zone të mbrojtur. Edhe në këtë rast nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Shuhet zjarri në Penkovë

Lajm pozitiv vjen nga Penkova e bashkisë Selenicë, ku zjarri është shuar plotësisht. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, flakët përfshinë rreth 2 hektarë pyll me pisha dhe dogjën 40 automjete të braktisura.

Në Gumenicë vijon puna për shuarjen e një vatre me shkurre, ndërsa në Vërzhezhë të bashkisë Skrapar situata është vendosur nën kontroll.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se strukturat e mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:08

Report TV sjell pamjet nga ‘ferri i zjarrit’ në Mallakastër, zjarrfikësit nuk ndalin betejën me flakët (VIDEO)

Pamjet që vijnë nga Mallakastra tregojnë betejën e zjarrfikësve me flakët, ndërsa zjarri vijon të mbetet jashtë kontrollit në disa zona. Mes tymit të dendur dhe temperaturave të larta, ekipet në terren po punojnë pa ndërprerje për të izoluar vatrat dhe për të penguar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

Operacioni po zhvillohet në një terren të vështirë, ku era dhe bimësia e dendur po favorizojnë avancimin e flakëve. Në ndihmë të forcave në tokë janë angazhuar edhe mjetet ajrore, ndërsa beteja për shuarjen e zjarrit vijon prej dy ditësh.

Ora 19:01

7 vatra zjarri ende aktive në vend, luftë me flakët në Dajt, Mallakastër, Elbasan dhe Dropull! Mbrojtja Civile: 336 efektivë dhe mjete ajrore në operacionet zjarrfikëse

1785949479_Screenshot55.jpg

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa situata më problematike mbetet në bashkinë Mallakastër, ku flakët po rrezikojnë të përhapen drejt zonave të banuara.

Read more:Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi(VIDEO+EMRAT)

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 10 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 14 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten ende aktive. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Situata më e vështirë paraqitet në fshatrat Riban dhe Ngraçan, në bashkinë Mallakastër, ku zjarri ka marrë përmasa. Në terren po punojnë forca zjarrfikëse nga disa bashki, 35 forca bashkiake, 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe avioni “Air Tractor”, me qëllim pengimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.

Ndërkohë, në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin e zjarrfikësve, Administratës së Zonave të Mbrojtura, 50 efektivëve të Forcave të Armatosura dhe një helikopteri të Forcës Ajrore. Sipas AKMC-së, nuk ka rrezik për banesat.

Në qarkun e Elbasanit vijojnë operacionet në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarret në Shqiponjë dhe Mjekës janë vendosur nën kontroll, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Aktive mbetet edhe vatra në zonën malore mes Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull, ku flakët kanë kaluar në majën e malit dhe janë përhapur brenda një zone të mbrojtur. Edhe në këtë rast nuk raportohet rrezik për banesat.

Lajm pozitiv vjen nga Penkova e bashkisë Selenicë, ku zjarri është shuar plotësisht. Sipas bilancit paraprak, flakët përfshinë rreth 2 hektarë pyll me pisha dhe dogjën 40 automjete të braktisura. Në Gumenicë ndërkohë vijon puna për shuarjen e një vatre me shkurre, ndërsa në Vërzhezhë të bashkisë Skrapar situata është vënë nën kontroll.

Ora 17:43

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Elbasan, digjen vetëm shkurre e ullishte (VIDEO)

Një zjarr ka rënë ditën e sotme shumë pranë nënstacionit elektrik 220 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh. Si pasojë janë djegur vetëm shkurre dhe sipërfaqe me ullinj. Fatmirësisht, flakët janë shuar pa mbërritur te nënstacioni apo përhapur në zonat përreth.

Ora 15:16

Neutralizohet zjarri në Selenicë, digjen 120 makina të vjetra, pronari kërkon ndihmë nga shteti: Me këtë punë ushqeja fëmijët, u shkatërrova! (VIDEO)

Rreth mesditës së kësaj të mërkure, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu fshatin Penkovë, në Bashkinë e Selenicës. Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke krijuar një situatë të vështirë për forcat zjarrfikëse.

Në momentet e para ka qenë pothuajse e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, pasi Bashkia e Selenicës disponon vetëm një automjet zjarrfikës. Për shkak të përmasave të flakëve, në ndihmë mbërritën edhe ekipet zjarrfikëse nga Vlora dhe Himara, të cilat punuan për disa orë për të lokalizuar vatrën.

Si pasojë e zjarrit janë djegur disa automjete të një subjekti privat, të cilat shërbenin për pjesë këmbimi. Sipas pronarit të biznesit Tomian Hysaj, dëmi ekonomik i shkaktuar nga flakët llogaritet në rreth 35 milionë lekë të vjetra. Ai kërkon mbështetje nga Bashkia e Selenicës dhe institucionet shtetërore për të përballuar humbjet.

Read more:Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)

“Me këtë punë merresha, me këtë ushqeja fëmijët. Tani u shkatërrova komplet. Një makinë është më shumë se 300 mijë lekë, janë më shumë se 30 mijë euro dëm. Për gjysmë ore përfundoi gjithçka. Dua një ndihmë të vogël nga bashkia të më njohin dëmin se jemi mes katër rrugëve” tha Hysaj

Shefi i Emergjencave Civile pranë Bashkisë së Selenicës Arqile Kokalli bëri me dije se ndërhyrja e përbashkët e zjarrfikësve nga Selenica, Vlora dhe Himara bëri të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zona të tjera. Megjithatë, puna në terren vijoi deri në shuarjen e plotë të vatrave aktive dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

“Situata është nën kontroll. Na erdhë në ndihmë nga Bashkia Himarë dhe Vlorë. Dy banesa që kishim poshtë kanë shpëtuar pa u dëmtuar. Tani po digjen shkurre anës lume” tha Kokalli

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet e institucioneve përgjegjëse.

Ora 14:24

Dy fronte zjarri në qarkun e Elbasanit, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve (VIDEO)

Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarkun e Elbasanit, ndërsa zjarrfikësit dhe strukturat e angazhuara po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Në malin e Dardhës, në Librazhd, zjarri vazhdon të jetë aktiv. Zjarrfikësit, së bashku me persona të tjerë të angazhuar në terren, po përpiqen të shuajnë flakët, por temperaturat e larta, era dhe terreni i vështirë po e bëjnë të vështirë neutralizimin e zjarrit.

Ndërkohë, në ditën e tretë vijon zjarri në fshatin Shqiponjë, të njësisë administrative Stravaj, në bashkinë Përrenjas. Zjarrfikësit e Përrenjasit, së bashku me të gjitha strukturat e angazhuara, po punojnë për shuarjen e flakëve, por terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen.

Ora 12:00

Zjarr në fshatin Penkovë në Selenicë, flakët përhapen me shpejtësi! Kërkohet ndihma e zjarrfikësve nga Vlora dhe Himara (VIDEO)

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në zonën e fshatit Penkove, në Bashkinë Selenicë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në një pyll me pisha, ndërsa të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë pjesërisht edhe një varrezë automjetesh pranë zonës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera. Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa pritet një vlerësim i dëmeve dhe përcaktimi i shkakut të rënies së zjarrit.

Ora 11:35

Mes flakëve në Mallakastër, avioni ‘Air Tractor’ ben testin e parë! Edhe 2 avionë të tjerë pritet t’i bashkohen forcave zjarrfikëse

1785923798_zdryhioo.JPG

Avioni “Air Tractor AT- 833”, i cili po ndihmon për fikjen e zjarreve në Mallakastër i përket kompanisë me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur kontratë për blerjen e 3 avionëve të ngjashëm, të cilët do t’i bashkohen Forcës Ajrore shqiptare në fund të vitit.

Read more:Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)

Avioni i parë i ardhur të martën, do të pasohet edhe nga një avion i dytë në ditët në vijim dhe synon të stërvise pilotët shqiptarë për përdorimin e tyre.

Aktualisht, burime bëjnë me dije avioni i parë po përdoret nga pilotët e kompanisë, dhe në vijim do t’i bashkohen edhe pilotët shqiptarë.

Sakaq, në operacion po marrin pjesë edhe helikopterë të Forcës Ajrore dhe droni Bayraktar qe përdoret për zbulimin dhe monitorimin e vatrave të zjarrit.

Lufta me flaket vijon prej dy ditesh në fshatin Riban të Mallakastrës. Gjate nates flaket jane përhapur drejt masivit pyjor të Lofkëndit dhe fshatit Ngraçan.

Për shkak të terrenit të thepisur, bimësisë së dendur dhe erës, ndërhyrja në tokë mbetet shumë e vështirë.

Banorët që u evakuuan një ditë më parë janë rikthyer në banesat e tyre, ndërsa sipas të dhënave paraprake flakët kanë djegur rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore.

Ora 11:27

Rama publikon pamjet nga operacioni për shuarjen e flakëve në Mallakastër: Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin në Shqipëri! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin e tij në Shqipëri, duke iu shtuar forcave zjarrfikëse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu referuar avionit që po punon për shuarjen e flakëve në fshatin Riban të Mallakastrës, Rama shkruan se kjo verë e nxehtë e ka gjetur shtetin shqiptar më të përgatitur se kurrë për të ‘luftuar’ me flakët.

Reagimi i Ramës:

Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht

RESPEKT dhe MIRËNJOHJE për të gjitha forcat tona në terren

Read more:“Të rri në Lushnjë apo do më çosh në Roskovec?”, batuta te “Ligjet”. Zegjine Çaushi: Ti mezi fitove. Korreshi: Po ti që s’fitove hiç, po ta lanë të hysh në Kuvend

Ora 09:47

Zjarri në fshatin Lekaj të Rrogozhinës rrezikoi banesat, arrestohet autori i dyshuar (VIDEO)

Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Lekaj të Rrogozhinës ku u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe frutore.

Policia bën me dije se në oborrin e banesës së të arrestuarit u konstatuan vatra zjarri që u përhapën dhe rrezikuan edhe banesat e zonës, por që fatmirësisht u arrit të shuhej pas ndërhyrjes nga forcat zjarrfikëse.

Njoftimi i Policisë:

Rrogozhinë-Policia identifikon dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Lekaj.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, dje, pas marrjes së njoftimit për zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke me pemë në fshatin Lekaj, që rrezikonte edhe banesat e zonës, ndërhynë menjëherë në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, grupi hetimor kreu të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit. Nga këqyrja e zonës u konstatua se në oborrin e banesës së shtetasit N. U., kishte vatra zjarri, ndërsa në pjesën e pasme të kësaj banese, kishte një tjetër vatër zjarri që dyshohet se është përhapur duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe toke me 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin N. U., banues në fshatin Lekaj, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për çdo qëllim tjetër, pasi përhapja e flakëve mund të shkaktojë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Policia fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

SI.E./U.D/Shqiptarja.com

    TAG:

  • mbrojtja civile
  • Elbasan
  • Zjarrfikësit
  • Forcat e Armatosura
  • Berat
  • Roskovec
  • mallakaster
  • Fier
  • zjarret 2026
Lexo edhe
Kronikë

Rrezikoi pushuesit, 300 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Zvërnec (VIDEO)

Kronikë

Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)

Tags: #automjet #Automjete #avion #Berat #Elbasan #Fier #Forcat e Armatosura #mallakaster #mbrojtja civile #Roskovec #zjarret 2026 #Zjarrfikësit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rrezikoi pushuesit, 300 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Zvërnec (VIDEO)
  • Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)
  • S’i pëlqeu shërbimi dhe kërcënoi me jetë stafin e hotelit, Policia e Himarës shpall në kërkim ish-efektivin Ulian Shpataraku
  • Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)
  • Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët avancojnë drejt Lofkëndit, Vloshit dhe Ngraçanit! 130 forca në terren, 2 helikopterë ndërhyjnë nga ajri (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)
  • Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)
  • 68 ditë qëndresë! “I pabesi premtoi ujë, por nuk ka. Shqipëria për faqe të zezë”/ Protestuesi thirrje socialistëve: Bashkohuni në këtë protestë dhe merrni frymë lirshëm
  • Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët avancojnë drejt Lofkëndit, Vloshit dhe Ngraçanit! 130 forca në terren, 2 helikopterë ndërhyjnë nga ajri (VIDEO)
  • Aksident në rrugën Sarandë–Ksamil, përplasen tre automjete, 2 turistë spanjollë të plagosur, njëri niset me urgjencë drejt Traumës (Emrat + Video)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 33 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan! 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 9 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Rrezikoi pushuesit, 300 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Zvërnec (VIDEO)

Drejtuesi i një Jet Ski në ‘Plazhin e Hidrovorit’ në Zvërnec është ndëshkuar me 300.000 lekë gjobë. Ai…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)

Prej 3 ditësh, Mallakastra vijon të mbetet vatra më problematike e zjarreve në vend. Beteja më e fundit…

• 1 orë më parë • 9 min lexim
Kronikë

S’i pëlqeu shërbimi dhe kërcënoi me jetë stafin e hotelit, Policia e Himarës shpall në kërkim ish-efektivin Ulian Shpataraku

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku. Burime bëjnë me dije se Shpataraku…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by