Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)
Kronikë

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)

• 1 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e së shtunës në Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe me ullishte, duke u afruar pranë banesave dhe varrezave të fshatit.

Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, por për shkak të relievit të thyer kodrinor, ndërhyrja është mjaft e vështirë. Në ndihmë të tyre janë nisur edhe mjete zjarrfikëse nga Fieri, Roskoveci dhe Albpetroli, për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Forcat zjarrfikëse po pozicionohen pranë varrezave e banesave për të shmangun rrezikun e përhapjes së flakëve.

Ndërkohë, në Palasë të Vlorës prej mesnatës forcat zjarrfikëse po përballen me një vatër zjarri. Për të vendosur nën kontroll vatrën e zjarrit u desh ndërhyrja e dy helikopterëve.

Një tjetër zjarr i madh përfshiu fshatin Bardhet në Fushë-Arrëz, ku flakët dogjën sipërfaqe me pyje pishe dhe iu afruan banesave. Pas disa orësh ndërhyrje nga zjarrfikësit e Fushë Arrëzit, Pukës, shërbimi pyjor dhe banorët, zjarri u vu nën kontroll. Paraprakisht dyshohet se vatra u shkaktua nga pakujdesia e disa fëmijëve, ndërsa babai i tyre u shoqërua.

Po gjatë së shtunës, u shua edhe zjarri në Lagjen e Spitalit në Lezhë. Flakët, që nisën në një grumbull mbeturinash, u përhapën drejt banesave, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmangu dëmet. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.

Read more:Nga Tirana në Vlorë për të vjedhur banesa, në pranga 2 hajdutët! Thyen edhe arrestin shtëpiak (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:02

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

Pas një operacioni intensiv disaorësh me 6 mjete zjarrfikëse dhe mbi 50 efektivë nga disa bashki, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, flakët në Drenovë të Mallakastrës u neutralizuan, duke shmangur rrezikun për banesat dhe varrezat e zonës.

Sipas përllogaritjeve paraprake të dëmeve, nga zjarri u dogjën rreth 10 hektarë sipërfaqe me ullinj dhe pyll me shkurre, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë terrenin për të parandaluar riaktivizimin e vatrave.

Ora 16:08

Berat/ Përfshihen nga flakët dy shtëpi të pabanuara, dëmtohet një monument kulture dhe një makinë (VIDEO)

Një zjarr ka rënë sot në dy banesa të pabanuara në lagjen “Çlirim” në qytetin e Beratit. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht nga oborret e këtyre banesave dhe më pas janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacionit kanë shkuar edhe forca të shumta policie.

Flakët janë përhapur edhe drejt çatisë së një banese të shpallur monument kulture, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është bërë e mundur lokalizimi dhe shuarja e zjarrit, duke shmangur dëme më të mëdha.

Read more:PD denoncon Bashkinë e Tiranës: Qytetari pagoi detyrimin dy herë, kërkohet verifikim dhe rimbursim

Pranë vatrës së zjarrit ndodhej edhe një automjet tip Ford, i cili pësoi dëmtime në pjesën e përparme, por u largua në kohë nga vendi nga forcat zjarrfikese.

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës në vendngjarje, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. Shkaqet e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen nga hetimet e autoriteteve.

Ora 14:57

Zjarri në Fushë-Arrëz rrezikoi banesat, flakët nën kontroll! Dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia e fëmijëve, shoqërohet babai (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mesditën e së shtunës fshatin Bardhet, në njësinë administrative Qafë Mali, Bashkia Fushë Arrëz. Brenda pak minutash, flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje pishe dhe iu afruan rrezikshëm banesave të zonës.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan menjëherë banorët, shërbimi pyjor dhe zjarrfikësit e Fushë Arrëzit, ndërsa në ndihmë mbërritën edhe forcat zjarrfikëse nga Puka.

Read more:“Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”/ Këlliçi: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e disa fëmijëve pranë një banese në fshatin Bardhet. Policia ka shoqëruar babanë e tyre dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa zona vijon të monitorohet për shkak të erës, e cila mund të favorizojë riaktivizimin e vatrave.

Ora 14:56

Zjarri rrezikoi banesat në Lezhë, vihet nën kontroll! Nisi nga një grumbull mbeturinash (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e së shtunës në Lagjen e Spitalit, në Lezhë. Flakët kanë nisur fillimisht në një grumbull mbeturinash dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në drejtim të banesave, duke krijuar rrezik serioz për banorët e zonës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave civile, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëmtimin e banesave.

Temperaturat e larta, që kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, si dhe era e fortë, e vështirësuan punën e ekipeve të emergjencës, të cilat luftuan për disa orë deri në neutralizimin e plotë të situatës.

Read more:Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar nëse ai është shkaktuar qëllimisht apo si pasojë e rrethanave aksidentale.

Ora 10:10

Zjarr në Palasë prej mesnatës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë (VIDEO)

Prej mesnate, forcat zjarrfikëse po përballen me një vatër zjarri në zonën e Palasës. Prej orësh flakët po përfshijnë sipërfaqe me shkurre dhe pyll.

Në terren ndodhen dhjetëra forca zjarrfikëse, efektivë të Ushtrisë dhe struktura të tjera të emergjencave civile, të angazhuara për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Në operacion po marrin pjesë edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve në terrenin e vështirë.

Read more:Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja

Puna vijon pa ndërprerje, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri deri në neutralizimin e plotë të zjarrit.

Ora 07:14

Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës, shuhet pas 8 orësh zjarri në Gjirokastër (VIDEO)

Një zjarr i madh ra pak para mesnatës në zonën mes fshatrave Asim Zeneli dhe Saraqinisht, në Bashkinë e Gjirokastrës.

Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me barishte dhe shkurre, ndërsa terreni i vështirë dhe bimësia e dendur e bënë ndërhyrjen të vështirë. Në operacion u angazhuan të gjitha forcat e MZSH Gjirokastër, zjarrfikës nga bashkitë fqinje dhe forcat vullnetare të Bashkisë Gjirokastër.

Pas rreth tetë orësh përpjekjesh, zjarri u izolua dhe u fik plotësisht. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi flakët ishin shpërndarë në katër vatra të ndryshme. Organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com

    TAG:

  • zjarret 2026
Lexo edhe
Kronikë

Koplik/ E kishin kthyer lokalin në ‘fole’ droge dhe bastesh, arrestohet punonjësi, në kërkim administratori (VIDEO)

Kronikë

Tiranë/ 2 lokale pranë shkollave organizonin baste sportive, dy në pranga (VIDEO)

Tags: #automjet #Babai #Banesa #banese #Berat #Ford #jetë #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Koplik/ E kishin kthyer lokalin në ‘fole’ droge dhe bastesh, arrestohet punonjësi, në kërkim administratori (VIDEO)
  • Tiranë/ 2 lokale pranë shkollave organizonin baste sportive, dy në pranga (VIDEO)
  • Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes
  • Po lahej në det, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë, dyshohet se pësoi arrest kardiak
  • Identiteti i tretë, shqiptari u bë ‘izraelit’ me dokument fals! Pezullohen 2 punonjës administrate, s’verifikuan siç duhet
Nga të njëjtat tag-e
  • Temperatura deri në 34°C, por reshje të dobëta shiu në zonat malore, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • “Një puç kushtetues”/ Bardhi për pagat e magjistratëve: Po sfidoni Kushtetutën, vota jonë do të jetë kundër
  • VIDEO/ 49 ditë protestë, qytetarët kundër bashkimit me Lushnjën: Divjaka bashki!
  • Shehaj i përgjigjet ashpër ministres së Shëndetësisë: Ku e ka dëgjuar se problemet zgjidhen duke pritur qytetarët në zyrë?
  • Rreth 4 mijë kredi për çiftet e reja/ Shteti garanton huanë pa parapagim, 2 mijë kuota me interes zero në 2027
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 7 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Koplik/ E kishin kthyer lokalin në ‘fole’ droge dhe bastesh, arrestohet punonjësi, në kërkim administratori (VIDEO)

Punonjësi i një lokali në Koplik ka rënë në prangat e policisë, ndërkohë në kërkim është shpallur administratori.…

• 45 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Tiranë/ 2 lokale pranë shkollave organizonin baste sportive, dy në pranga (VIDEO)

Tiranë- Policia e Tiranës ka vijuar me goditjen e basteve sportive. Njoftimi i policisë: Si rezultat i monitorimit…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes

Tre të rinj mbetën të plagosur pas një konflikti me thika të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by