Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. PD denoncon Bashkinë e Tiranës: Qytetari pagoi detyrimin dy herë, kërkohet verifikim dhe rimbursim
Politikë

PD denoncon Bashkinë e Tiranës: Qytetari pagoi detyrimin dy herë, kërkohet verifikim dhe rimbursim

• 1 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia Demokratike ka ngritur një tjetër akuzë ndaj Bashkisë së Tiranës, duke denoncuar një rast të pretenduar të trajtimit të padrejtë të një qytetari gjatë procedurave për mbledhjen e detyrimeve tatimore. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se denoncimi është bërë nga qytetari Lush Vukaj, i cili sipas saj ka paraqitur edhe dokumentacion për rastin.

Sipas PD-së, gjatë këtij viti Bashkia e Tiranës ka lëshuar një urdhër ekzekutimi për llogarinë bankare të qytetarit Gentian Lush Vukaj, duke kërkuar shlyerjen e detyrimeve tatimore, përfshirë edhe kamatëvonesat. Partia Demokratike pretendon se qytetari e ka shlyer të plotë shumën e kërkuar nga Bashkia e Tiranës, por pavarësisht kësaj, e njëjta shumë është ekzekutuar edhe nga llogaria e tij bankare, duke e detyruar të paguajë dy herë të njëjtin detyrim.

PD kërkoi nga Bashkia e Tiranës që të kryejë menjëherë verifikimet për rastin, të përcaktojë përgjegjësitë administrative dhe, nëse pretendimet rezultojnë të sakta, të bëjë rimbursimin e shumës së mbajtur padrejtësisht. “Bashkia e Tiranës duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të garantojë respektimin e të drejtave të tyre”, u shpreh zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD. Deri në publikimin e kësaj deklarate, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Bashkia e Tiranës lidhur me pretendimet e ngritura nga Partia Demokratike.

Read more:“PS po konsolidon hartën elektorale”/ Bozdo: Shkrihen Dimali dhe Poliçani në dëm të interesave të shqiptarëve. Propozoj rritje të numrit të bashkive në qarkun e Beratit

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike sjell sot në vëmendje një tjetër rast shqetësues të trajtimit të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës, bazuar në një denoncim të mbërritur pranë nesh nga z. Lush Vukaj.

Sipas denoncimit dhe dokumentacionit të paraqitur, gjatë këtij viti Bashkia e Tiranës ka lëshuar një urdhër ekzekutimi për llogarinë bankare të qytetarit Gentian Lush Vukaj, duke kërkuar shlyerjen e detyrimeve tatimore, përfshirë detyrimet e prapambetura dhe kamatëvonesat.

Read more:Debati për pronësinë e agroturizmit, Koçeku replikon me Braçen: Zero dokumente ne tre breza! Nga Ramiz Alia, Shaban Tapia e tani te Erion Llafia! Ka munguar vullneti i shtetit

Qytetari deklaron se ka kryer pagesën e plotë të detyrimit sipas shumës së kërkuar nga Bashkia e Tiranës.

Megjithatë, pavarësisht këtij likuidimi, e njëjta shumë është mbajtur edhe nëpërmjet bllokimit dhe ekzekutimit të fondeve në llogarinë e tij bankare, duke e detyruar praktikisht të paguajë dy herë për të njëjtin detyrim.

Read more:DOKUMENTI/ “Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”, Këlliçi zbardh skemën: GLG Investment përdori një kompani offshore për të marrë kontrollin e Space+, dosja do t’i dërgohet SPAK-ut

Pasi konstatoi këtë situatë, qytetari iu drejtua bankës së nivelit të dytë, e cila e orientoi të ndiqte procedurat pranë Bashkisë së Tiranës. Por, edhe pas disa paraqitjeve në këtë institucion, ai theksoi se jo vetëm që problemi nuk është zgjidhur, por ai është përballur edhe me mungesë korrektësie dhe arrogancë nga administrata.

Denoncimi i PD per bashkine e TiranesDownload
Ky është një rast që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si administrohen procedurat e mbledhjes së detyrimeve dhe mbi respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Partia Demokratike i kërkon Bashkisë së Tiranës të verifikojë menjëherë këtë rast, të sqarojë përgjegjësitë administrative që kanë çuar në këtë situatë dhe, nëse pretendimet e qytetarit rezultojnë të vërteta, të kryejë pa asnjë vonesë rimbursimin e shumës së mbajtur padrejtësisht, në bashkëpunim me institucionin bankar përkatës.

Read more:KLSH zbulon shkelje të rënda në ISUV/ Reagon PD: Kur abuzimi bëhet normë, Rama duhet të japë dorëheqjen!

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa që raste të tilla të mos përsëriten më.

Bashkia e Tiranës duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bankat duhet të garantojnë siguri juridike për çdo veprim që prek pasurinë e klientëve. Shteti i së drejtës fillon me respektimin e të drejtave më elementare të qytetarëve.

Lexo edhe
Politikë

‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)

Politikë

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 111-të kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Ju erdhi fundi

Tags: #bankat #Detyrim #Genta Vangjeli #Institucion #jetë #Partia Demokratike #Reagim #Siguri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 111-të kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Ju erdhi fundi
  • Revolta nuk ndalet/ Protesta e 111-të kundër Ramës! Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Arrestoni Ballukun
  • “Akti i fundit ndaj gjyqësorit” – Muçollari: Një hap tjetër drejt ëndrrës së arkitektit holandez që e donte Ramën mbret
  • Censura ndaj “Revolucionit Flamingo”/ Eurodeputetët kërkojnë hetim urgjent për “META”-n pas bllokimit masiv të llogarive që raportonin protestat në Shqipëri
Nga të njëjtat tag-e
  • “Akti i fundit ndaj gjyqësorit” – Muçollari: Një hap tjetër drejt ëndrrës së arkitektit holandez që e donte Ramën mbret
  • Revolta kundër Ramës/ Protestuesi: 50 % e popullatës në kufirin e varfërisë, kjo është republika e establishmentit të korruptuar
  • Kuvendi miratoi formulën e re të pagave, magjistratët nuk tërhiqen: E çojmë në Kushtetuese
  • “U largua nga qeveria pas represionit mbi protestat qytetare”/ Deputeti belg takon Marjana Koçekun: Mëshiron zërin e shqiptarëve për Shqipëri moderne
  • “Fati politik i Belindës është mbyllur!”/ Këlliçi i bindur: Këto ditë vjen në Kuvend kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e saj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 16 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 16 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 7 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)

Mbahet sot një tjetër protestë në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të…

• 50 sekonda më parë • 1 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 111-të kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Ju erdhi fundi

Me thirrjet “Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, nesër më shumë”, është mbyllur edhe protesta e 111-të…

• 14 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Revolta nuk ndalet/ Protesta e 111-të kundër Ramës! Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Arrestoni Ballukun

Vijon marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, në protestën e 111-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.…

• 45 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by