Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. KLSH zbulon shkelje të rënda në ISUV/ Reagon PD: Kur abuzimi bëhet normë, Rama duhet të japë dorëheqjen!
Politikë

KLSH zbulon shkelje të rënda në ISUV/ Reagon PD: Kur abuzimi bëhet normë, Rama duhet të japë dorëheqjen!

• 27 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga abuzimi me detyrën, te shpërdorimi i fondeve publike dhe shkelja e procedurave ligjore, këto janë disa nga arsyet, sipas Partisë Demokratike, se përse qeveria “Rama” duhet të japë dorëheqjen.

Përmes një deklarate zëdhënësja për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli bën të ditur gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë autidtimit në Institutin i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ku janë konstatuar shkelje të shumta. Sipas Vangjelit, në këtë institucion janë shpërdoruar fondet publike, ku në komisionin pre procedurat e tenderimit kanë marrë pjesë persona që nuk kishin nisur ende marrëdhënien e punës.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike thotë se kur shkeljet bëhen normë, kur ligji zbatohet sipas interesit dhe kur institucionet përdoren për të mbuluar përgjegjësitë politike, atëherë problemi nuk është më vetëm i një institucioni. Problemi sipas saj është vetë modeli i qeverisjes, ndaj kërkon dorëheqjen e Ramës.
Ndër të tjera, Vangjeli thekson se këto shkelje nuk janë më akuza politike të opozitës, por arsye përse Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të re.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Read more:“Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka stuhi që të merr përsipër!”/ Pankartat që spikatën në ditën e 25 të protestës: Kryeministër, në emër të popullit je i pushuar!

Rama jepe dorëheqjen …

Është koha që bashkë me Edi Ramën të japin dorëheqjen edhe drejtuesit e administratës së tij dhe të mbajnë përgjegjësi për dëmet, abuzimet dhe shkeljet që për vite me radhë janë kryer në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Abuzimi me detyrën, shpërdorimi i fondeve publike dhe shkelja e procedurave ligjore nuk janë më akuza politike të opozitës.

Ato janë fakte që evidentohen nga vetë institucionet shtetërore të kontrollit dhe auditimit.

Read more:Sot protesta kombëtare kundër Ramës/ Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet “Revolucionit të Flamingove”

Një shembull është raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ku janë konstatuar shkelje të shumta që kanë sjellë pasojë 16 masa organizative, 2 masa për shpërblim dëmi, 4 masa për eliminimin e efekteve negative në administrimin e fondeve publike dhe 23 masa disiplinore ndaj punonjësve të institucionit.

Skandali bëhet edhe më i rëndë kur konstatohet se në procedurat e tenderimit kanë marrë pjesë persona që nuk kishin nisur ende marrëdhënien e tyre të punës.

Titullari i institucionit me Urdhërin specifik ngre komisionin e vlerësimit të ofertave me anë të të cilit kryetare e komisionit është emëruar një zonjë e ka filluar marrëdhënien e saj të punës në ISUV 21 ditë pas daljes së urdhërit për ngritjen e KVO-së. Ky nuk është një gabim administrativ. Ky është simboli i degradimit të shtetit, i papërgjegjshmërisë institucionale dhe i kulturës së pandëshkueshmërisë që është instaluar gjatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës.

Read more:Denoncim i PD/ “Skandali i ri i qeverisë”, Vangjeli: ‘Smart City/Safe Nation’, 140 milionë dollarë pa garë dhe fryrje kostosh

Kur shkeljet bëhen normë, kur ligji zbatohet sipas interesit dhe kur institucionet përdoren për të mbuluar përgjegjësitë politike, atëherë problemi nuk është më vetëm i një institucioni. Problemi është vetë modeli i qeverisjes.

Prandaj, Rama, jepe dorëheqjen, sepse administrata publike është shndërruar në një mekanizëm të politizuar, ku meritokracia zëvendësohet nga bindja politike dhe ku përgjegjësia mungon.

Rama, jepe dorëheqjen, sepse standardet e një demokracie funksionale kërkojnë përgjegjësi politike kur skandalet dhe dështimet përsëriten vit pas viti.

Read more:Shkon në 64 numri i të helmuarve te Akademia e Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! AKU: Kryem kontrolle, morëm 14 mostra ushqimesh

Rama, jepe dorëheqjen sepse shqiptarët kanë mbi 3 javë që ta kërkojnë dhe po sfidojnë narrativën e një pushteti që pretendon se gëzon mbështetjen më të madhe nga qytetarët.

Rama, jepe dorëheqjen sepse Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të re që rikthen besimin e qytetarëve tek shteti dhe demokracia.

Mjaft është mjaft!

Lexo edhe
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Tags: #Administrata publike #Demokracia #Genta Vangjeli #Institucion #KLSH #pushteti #qeveria #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
Nga të njëjtat tag-e
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 2 lexime · 49 minuta më parë
  6. 06
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 2 lexime · 48 minuta më parë
  7. 07
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 2 lexime · 31 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 31 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin