Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë
Politikë

“Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë

• 5 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nëpërmjet një statusi në Facebook Belind Këlliçi shprehet e kriza e kryeministrit Edi Rama, po transferohet tek projektet.

Sipas Këlliçit, disa nga projektet më të mëdha të promovuara nga kryeministri Edi Rama po përballen me vështirësi, duke u cilësuar si tregues të një krize që, sipas autorëve të reagimit, po prek edhe investimet strategjike.

Në deklaratë përmendet projekti i Portit të Durrësit, ku pretendohet se zhvillimet e fundit dhe deklaratat e investitorit kanë ngritur pikëpyetje mbi ecurinë e projektit. Po ashtu, përmendet projekti në Zvërnec, për të cilin thuhet se është përballur me kundërshtime dhe me shqetësime të lidhura me mbrojtjen e zonave natyrore.

Reagimi ndalet edhe te Aeroporti i Vlorës, duke pretenduar se mosrespektimi i afateve dhe mosmarrëveshjet me investitorët mund të çojnë në një arbitrazh ndërkombëtar me pasoja financiare për buxhetin e shtetit.

Read more:“Territorialja”/ “Selenica i plotëson të gjitha kriteret për të qenë bashki”, Vullnet Sinaj kundër propozimit të PS: Duhet të dëgjohen ekspertët dhe zëri i qytetarëve

Statusi i plotë;

Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!

Të shpallura me bujë e pompë të madhe mediatike, disa prej projekteve kryesore të Edi Ramës janë në krizë të thellë.

Dubai i Durrësit ka ngecur. Është zhytur zyrtarisht 18 centimetra, çka tregon mungesë cilësie e sigurie. Vetë Alabar tha së fundmi se e gjitha ishte një gabim.

Zvërneci dihet tanimë. Përveç protestave e revoltës popullore, është Brukseli që kërkon kthimin e mbrojtjes për të tilla zona. Dukshëm nuk ka asnjë hap më tutje.

Read more:“Ministria e Financave disbursoi Ermal Beqirin me 8.5 milionë euro”/ Berisha: Kompania është prestanome e Ramës, ai qëndron në krye të aktivitetit kriminal

Tani kemi aeroportin e Vlorës që jo vetëm nuk u hap për fluturime sipas afateve, por po prodhon një konflikt që, me gjasë, do t’u kushtojë rëndë taksapaguesve shqiptarë. Prishja e kontratës do të shoqërohet me arbitrazh. Dhe investitori Pacolli ka bërë të ditur sot se do të kërkojë më shumë se 320 milionë euro që janë fatura. Do të kërkojë dhe kostot ligjore dhe fitimin e munguar.

Të gjitha këto projekte kanë në thelb një të përbashkët. Ato janë nisur e kanë marrë jetë si plane personale të Edi Ramës, pa transparencë, pa konsultë publike, pa u përpjekur të marrë konsensus.

Kanë nisur me arrogancë dhe si të ishin punë në kopshtin privat të Kryeministrit. Sigurisht, në secilin rast, fshihen interesat personale të kreut të organizatës, për përfitim.

Read more:“Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur

Akte të tilla dhe një qeverisje si kjo kanë sjellë krizë politike, për shkak të shpërthimit të revoltës. Dhe krizë të thellë legjitimiteti për Kryeministrin. Investime të tilla që burojnë nga kjo lloj sjelljeje prej monarku s’mund të jenë imune kur kriza përfshin iniciuesin. Ajo krizë transferohet tek projektet.

Ndaj dhe ato që ishin mburrje e propagandë shtypëse janë sot kantiere të shkreta që nuk dihet çfarë fati do të kenë. Me shumë mundësi, fatin e atij që po numëron ditët.

Problemi është se koston e paguan qytetari, e paguajnë shqiptarët. Ndaj dhe sheshet janë plot dhe njerëzit janë në këmbë. Në çdo rast, dalja më e shpejtë nga kriza është largimi i atij që i ka shkaktuar këto trauma.

Lexo edhe
Politikë

Protesta prej 67 ditësh në Sheshin Skënderbej/ Personat me aftësi të kufizuara, shihen vetë si numër votash”, qytetarja: Kauzat tona jetike, kërkojmë të drejtat tona

Politikë

LIVE- Revolta kundër kryeministrit/ “Shërbime në spitale nuk ka, arsimi i shkatërruar”, qytetari në protestën kundër Ramës: Nuk ia dalim dot deri në fund të muajit

Tags: #Aeroporti #dubai #Edi Rama #euro #Facebook #Investime #jetë #Kryesore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta prej 67 ditësh në Sheshin Skënderbej/ Personat me aftësi të kufizuara, shihen vetë si numër votash”, qytetarja: Kauzat tona jetike, kërkojmë të drejtat tona
  • LIVE- Revolta kundër kryeministrit/ “Shërbime në spitale nuk ka, arsimi i shkatërruar”, qytetari në protestën kundër Ramës: Nuk ia dalim dot deri në fund të muajit
  • Revolta e 67-të popullore! Qytetari: Rama na ndryshoi kombin, Shqipëria po humbet drejtimin
  • FOTOLAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia therëse e protestuesve kundër Ramës
  • Nuk ndalen thirrjet kundër klasës politike, qytetarët brohorasin në Bulevard: Opozitë e shitur, Rama në burg, Berisha në burg!
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Revolta kundër kryeministrit/ “Shërbime në spitale nuk ka, arsimi i shkatërruar”, qytetari në protestën kundër Ramës: Nuk ia dalim dot deri në fund të muajit
  • Protesta prej 67 ditësh në Sheshin Skënderbej/ Personat me aftësi të kufizuara, shihen vetë si numër votash”, qytetarja: Kauzat tona jetike, kërkojmë të drejtat tona
  • Nuk ndalen thirrjet kundër klasës politike, qytetarët brohorasin në Bulevard: Opozitë e shitur, Rama në burg, Berisha në burg!
  • LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 67-të të protestës: Rama jep dorëheqjen!
  • LIVE- Protesta e 67 kundër qeverisë, revoltat nuk ndalen! Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 25 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protesta prej 67 ditësh në Sheshin Skënderbej/ Personat me aftësi të kufizuara, shihen vetë si numër votash”, qytetarja: Kauzat tona jetike, kërkojmë të drejtat tona

Një qytetare pjesë e protestës së zhvilluar prej 67 ditësh në Sheshin “Skënderbej” ka folur për arsyet që,…

• 8 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

LIVE- Revolta kundër kryeministrit/ “Shërbime në spitale nuk ka, arsimi i shkatërruar”, qytetari në protestën kundër Ramës: Nuk ia dalim dot deri në fund të muajit

Qytetarët në protestën e 67-të kundër qeverisë u shprehën të vendosur se do të vijojnë protestat deri në…

• 8 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Revolta e 67-të popullore! Qytetari: Rama na ndryshoi kombin, Shqipëria po humbet drejtimin

Një qytetar pjesë e protestës në Sheshin “Skënderbej” ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj situatës politike dhe sociale…

• 8 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by