Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ Shmanget rreziku ndaj banesave në Çikallesh të Kavajës, ndërhyhet me avion! Vatër e re në Klos, digjen 180 ha pyje në Mallakastër (VIDEO)
Kronikë

Zjarret/ Shmanget rreziku ndaj banesave në Çikallesh të Kavajës, ndërhyhet me avion! Vatër e re në Klos, digjen 180 ha pyje në Mallakastër (VIDEO)

• 7 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

9 vatra zjarri janë aktive në Dibër, Tiranë, Kavajë, Mallakastër, Elbasan dhe Berat. Ndërhyrja për shuarjen e tyre po vijon nga toka dhe ajri.

Në Cikallesh të Kavajës, zjarri ka rënë në terren të vështirë. Janë angazhuar forcat zjarrfikese dhe avioni “Air Tractor” pasi flaket i janë afruar banesave. Në fshatin Plan i Bardh në Klos ka rënë një zjarr që rrezikon dy banesa. Temperaturat e larta dhe era pamundësojnë ndërhyrjen, ndaj është kërkuar ndihmë nga ajri.

Sakaq vijon operacioni për shuarjen e flakëve në malin e Dajtit, me helikopter dhe forcat zjarrfikëse nga toka.

Në Mallakastër, janë djegur 180 hektarë pyje, ndërsa operacioni vijon në zonën Riban–Ngraçan–Panahor.

Ndërkohë, në Kostren të Beratit vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me 20 forca ne terren.

Read more:Zjarret, 8 vatra aktive në vend! Mallakastra në flakë prej 4 ditësh, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)

Në Elbasan, vatrat e zjarrit në Shqiponjë, malin e Dardhës dhe Mjekës janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuara ne mbare vendin 502 forca operacionale, 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:44

Vatër e re zjarri në Klos, rrezikohen dy banesa! Temperaturat e larta dhe era vështirësojnë shuarjen, kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur pasditen e sotme në fshatin Plan i Bardh të bashkisë Klos ku për pasojë rrezikohen dy banesa. Një ditë më parë, flakët përfshinë dy shtëpi të pabanuara.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset si dhe forcat e ushtrisë, por flakët po favorizohen nga temperaturat e larta dhe era duke e bërë të pamundur ndërhyrjen, ndaj kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e shkakut të zjarrit.

Read more:Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët avancojnë drejt Lofkëndit, Vloshit dhe Ngraçanit! 130 forca në terren, 2 helikopterë ndërhyjnë nga ajri (VIDEO)

Ora 14:46

Vatër zjarri në pyjet e Fushë-Arrëzit, flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç duke rrezikuar edhe banesat! (VIDEO)

Një tjetër vatër zjarri u regjistrua mesditën e kësaj të premteje në pyjet e Fushë-Arrëzit.

Flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç, duke rrezikuar të përhapeshin drejt zonave të banuara.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit Zjarrfikës të Fushë-Arrëzit, zjarri u vu nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor vijuan punën deri në shuarjen e plotë të vatrës.

Kjo është vatra e tretë e zjarrit e regjistruar këtë sezon në pyjet e Fushë-Arrëzit dhe dyshohet se edhe kjo është e qëllimshme.

Read more:Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

E njohur si kryeqendra e pyjeve në vend për shkak të sipërfaqes së madhe pyjore, Fushë-Arrëzi ka pësuar dëme të konsiderueshme nga zjarret ndër vite, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar u dogjën mbi 100 hektarë pyje.

Ora 13:25

Vijon beteja me flakët, 8 vatra zjarri aktive në vend, rrezikohen banesat në Çikallesh të Kavajës, 600 efektivë, 3 helikopterë dhe avioni ‘Air Tractor’ në aksion

1786102118_dytuoppaaz.JPG

8 vatra zjarri janë aktive në Tiranë, Kavajë, Mallakastër, Elbasan dhe Berat. Ndërhyrja për shuarjen e tyre po vijon nga toka dhe ajri.

Në Cikallesh të Kavajës, zjarri ka rënë në terren të vështirë. Janë angazhuar forcat zjarrfikësese dhe ka ndërhyrë avioni “Air Tractor” pasi rrezikoheshin banesat.

Sakaq vijon operacioni për shuarjen e flakëve ne malin e Dajtit, me helikopter dhe forcat zjarrfikëse nga toka.

Në Mallakastër, janë djegur 180 hektarë pyje, ndërsa operacioni vijon në zonën Riban–Ngraçan–Panahor.

Read more:Mallakastër, flakët rrezikojnë banesat në Riban! Evakuohet një familje, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Ndërkohë, në Kostren të Beratit vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me 20 forca ne terren.

Në Elbasan, vatrat e zjarrit në Shqiponjë, malin e Dardhës dhe Mjekës janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuara ne mbare vendin 502 forca operacionale, 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Ora 09:26

Zjarret/ Mbrojtja bën bilancin: 30 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vetëm 8 prej tyre aktive

1785921949_ramaavionipostim.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Read more:Aksion antidrogë në Lezhë, asgjësohen 436 bimë kanabis! Tre në pranga, mes tyre edhe një grua (EMRAT)

Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë dhe Çakallesh gjithashtu vijojnë operacionet, pa rrezik për komunitetin.

Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, bashkia Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse.

Lexo edhe
Kronikë

Himarë/ Zjarr në kodrat e Llamanit, flakët përparojnë falë erës së fortë (VIDEO)

Kronikë

Ndezën zjarre, 2 në pranga dhe një nën hetim në Fier (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Aksion #Automjete #avion #Banesa #Berat #Elbasan #Fier #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Himarë/ Zjarr në kodrat e Llamanit, flakët përparojnë falë erës së fortë (VIDEO)
  • Ndezën zjarre, 2 në pranga dhe një nën hetim në Fier (EMRAT+VIDEO)
  • Nën vëzhgim prej 2 muajsh, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras! I gjenden 338 doza droge, një pjesë e tyre me THC të lartë (EMRI+VIDEO)
  • Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH
  • Himarë/ Zjarr në kodrat e Llamanit, flakët përparojnë falë erës së fortë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ndezën zjarre, 2 në pranga dhe një nën hetim në Fier (EMRAT+VIDEO)
  • Himarë/ Zjarr në kodrat e Llamanit, flakët përparojnë falë erës së fortë (VIDEO)
  • Sarandë/ Tentuan të kalonin drejt Greqisë 6 emigrantë, kapen pranë kufirit, 2 të arrestuar (VIDEO)
  • Defekti në Tregan/ Riparohet shtylla e dëmtuar, rikthehet energjia elektrike në 8 fshatrat
  • Rrezikoi kompleksin turistik dhe një banesë, shuhet zjarri në Gjirin e Lalëzit! Ende aktive vatra në pyllin e Bizës, pritet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Himarë/ Zjarr në kodrat e Llamanit, flakët përparojnë falë erës së fortë (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit në Himarë. Flakët kanë nisur rreth orës…

• 13 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ndezën zjarre, 2 në pranga dhe një nën hetim në Fier (EMRAT+VIDEO)

2 persona në Fier janë arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim pasi policia i identifikoi si…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Nën vëzhgim prej 2 muajsh, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras! I gjenden 338 doza droge, një pjesë e tyre me THC të lartë (EMRI+VIDEO)

Një 26-vjeçar në Mamurras, i cili ishte prej dy muajsh nën ‘lupën’ e policisë së Lezhës për shitje…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by