Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët avancojnë drejt Lofkëndit, Vloshit dhe Ngraçanit! 130 forca në terren, 2 helikopterë ndërhyjnë nga ajri (VIDEO)
Kronikë

Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët avancojnë drejt Lofkëndit, Vloshit dhe Ngraçanit! 130 forca në terren, 2 helikopterë ndërhyjnë nga ajri (VIDEO)

• 6 Gusht, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej 3 ditësh, Mallakastra vijon të mbetet vatra më problematike e zjarreve në vend.

Beteja më e fundit me flakët po zhvillohet në kufirin mes fshatrave Lofkënd dhe Drenije, ku zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë. Sipas informacioneve që korrespondentët e Report TV sjellin nga terreni vatra po avancon në drejtim të Vloshit, duke rritur rrezikun për sipërfaqe të tjera me bimësi dhe pyje.

Pas një ndërprerjeje të përkohshme, helikopterët kanë rifilluar operacionin nga ajri, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës që vijojnë punën për izolimin e flakëve. Ndërkohë, në Panahor është neutralizuar një nga vatrat më problematike, ndërsa katër familjet që u evakuuan përkohësisht për arsye sigurie janë kthyer sërish në banesat e tyre.

Edhe në Drenije zjarri mbetet aktiv, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara po punojnë për izolimin e vatrave dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe sipërfaqet e tjera të prekura.

Janë rreth 130 efektivë të Forcave të Armatosura, shërbimit zjarrfikës dhe bashkisë që po punojnë në terren, të mbështetur nga 2 helikopterë të Forcave të Armatosura.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri në të gjithë territorin, ndërsa vetëm 5 prej tyre mbeten ende aktive.

Read more:Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)

Puna vijon edhe në zonën e Dajtit dhe në qarkun e Elbasanit, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit.

Nga zjarret janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier.

Për ditën e sotme parashikohet nivel i lartë rreziku për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër.

Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve janë angazhuar 631 forca operacionale, 64 automjete zjarrfikëse, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Avioni i përket kompanisë me të cilën qeveria ka lidhur kontratë për blerjen e tre avionëve të këtij tipi, të cilët do të vijnë në fund të vitit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:10

Era favorizon flakët në Mallakastër, zjarri avancon drejt Vloshit, helikopterët zjarrfikës sërish në ajër (VIDEO)

Beteja me flakët vijon në kufirin mes fshatrave Lofkënd dhe Drenije, ku zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë.

Read more:Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët përhapen drejt Ngraçanit, evakuohen 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)

Sipas informacioneve nga terreni, vatra e zjarrit po avancon në drejtim të Vloshit, duke rritur rrezikun për sipërfaqe të tjera me bimësi dhe pyje.

Pas një ndërprerjeje të përkohshme, helikopterët kanë rifilluar sërish operacionin nga ajri, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës që vijojnë punën për izolimin e flakëve.

Operacioni mbetet në zhvillim, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.

Ora 14:21

Report TV sjell pamje nga Mallakastra, masivi pyjor në Drenije në rrezik nga flakët, zjarrfikësit përballë terrenit të vështirë (VIDEO)

Masivi pyjor në fshatin Drenije të Mallakastrës është mbuluar nga tymi ndërkohë që flakët vazhdojnë të përpijnë bimësinë e paprekur të zonës. Siç shihet edhe nga pamjet terreni është shumë i pjerrët dhe i vështirë çka e bën ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse të vështirë dhe ndërhyrjen nga ajri më të domosdoshme se kurrë.

Ora 13:37

Situata me zjarret në Mallakastër mbetet problematike, neutralizohet një vatër në Panahor por flakët përhapen drejt Ngraçanit! (VIDEO)

Situata e zjarreve në Mallakastër mbetet problematike, megjithëse është arritur të vihet nën kontroll një nga vatrat më të rrezikshme.

Read more:Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Vatra e zjarrit në Panahor, në kufi me fshatin Cfir, është neutralizuar, por flakët vijojnë të përhapen në drejtim të Ngraçanit, duke mbajtur në gatishmëri forcat e emergjencës.

Dy helikopterë vazhdojnë operacionin nga ajri, duke hedhur ujë mbi zonat më problematike për të frenuar avancimin e flakëve.

Ndërkohë, zjarri ka dalë jashtë kontrollit në masivin pyjor të Drenijes ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara po punojnë për izolimin e vatrave dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe sipërfaqet e tjera të prekura. Era e fortë raportohet se po përhap flakët ndërkohë që pritet edhe ndërhyrja nga ajri.

Ora 09:44

Mbrojtja Civile bën bilancin: 5 vatra zjarri aktive në vend, në Mallakastër janë evakuuar 4 familje

1785952752_Screenshot1.jpg

Mbrojtja Civile bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Sipas Mbrojtjes Civile, puna vijon në zonën e Dajtit, në Mallakastër dhe në qarkun Elbasan, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit. Ndërkohë në Mallakastër, raportohet se janë evakuar përkohësisht katër familje për arsye sigurie.

Ndërkohë, vatrat në Kostren (Berat), Pocest (Dibër) dhe në zonën Stegopull–Selckë e Levenishtë (Gjirokastër) janë shuar dhe mbahen në monitorim. Nga zjarret raportohet se janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier.

Read more:Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Njoftimi i Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive.

Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura – në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse, 631 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e forcave të MZSH-së dhe ADZM-së si dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Në mbështetje të operacionit po vepron avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në fshatrat Riban dhe Ngraçan, bashkia Mallakastër, situata po shkon drejt izolimit falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave operacionale nga toka dhe ajri. Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, strukturat policore dhe vendore, vullnetarë, efektivë të Forcave të Armatosura, helikopterë dhe avioni “Air Tractor”. Katër familje janë evakuuar përkohësisht për arsye sigurie.

Read more:Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Në Mallakastër flakët drejt disa fshatrave, u evakuuan 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)

Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, vatra në malin e Dardhës është izoluar, ndërsa në Mjekës vijon puna për shuarjen përfundimtare. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Kostren, bashkia Berat, po kryhet krehja dhe monitorimi i zonës. Në Pocest, bashkia Dibër, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së forcave operacionale, ndërsa vatrat në zonën Stegopull–Selckë dhe në Levenishtë, qarku Gjirokastër, janë shuar dhe po mbahen në monitorim.

Si pasojë e zjarreve janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier, ndërsa sipërfaqja e prekur nga vatrat aktive mbetet në vlerësim.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret/ Shmanget rreziku ndaj banesave në Çikallesh të Kavajës, ndërhyhet me avion! Vatër e re në Klos, digjen 180 ha pyje në Mallakastër (VIDEO)

Kronikë

Do të bënin atentat dhe u kapën me armët në duar, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë! Arrest shtëpie për 3 të tjerët

Tags: #Automjete #avion #Berat #Durres #Elbasan #Familje #Fier #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret/ Shmanget rreziku ndaj banesave në Çikallesh të Kavajës, ndërhyhet me avion! Vatër e re në Klos, digjen 180 ha pyje në Mallakastër (VIDEO)
  • Do të bënin atentat dhe u kapën me armët në duar, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë! Arrest shtëpie për 3 të tjerët
  • Aksident në Malin e Tomorrit, makina del nga rruga, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja dërgohen te ‘Trauma’ (VIDEO)
  • ‘Mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës’, Ambasada Amerikane tregon si u kap dhe ekstradua Sokol Hoxha pas 30 vitesh arrati: SHBA nuk është strehë për kriminelët
  • GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re i trajton gazetarët si të dyshuar! SafeJournalist: Të pezullohet
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret/ Shmanget rreziku ndaj banesave në Çikallesh të Kavajës, ndërhyhet me avion! Vatër e re në Klos, digjen 180 ha pyje në Mallakastër (VIDEO)
  • Në shtator hap dyert shkolla dhe kopshti i ri në Ishëm, Rama: Mjedise bashkëkohore për fëmijët dhe komunitetin
  • Aksident në Malin e Tomorrit, makina del nga rruga, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja dërgohen te ‘Trauma’ (VIDEO)
  • Banorët kërkojnë hyrje-dalje në autostradën e re ‘Elbasan-Qafë Thanë’ pjesë e Korridorit VIII, ARRSH: Do ta shqyrtojmë
  • Zjarret, 8 vatra aktive në vend! Në Cikallesh të Kavajës rrezikohen banesat, ndërhyhet me avion! Digjen 180 ha pyje në Mallakastër (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 18 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 11 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh 9 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Lëvizjet e Ramës nuk e ndalin protestën qytetare” – mjeku Ermal Pashaj: Shqiptarët po besojnë te njëri-tjetri! 8 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret/ Shmanget rreziku ndaj banesave në Çikallesh të Kavajës, ndërhyhet me avion! Vatër e re në Klos, digjen 180 ha pyje në Mallakastër (VIDEO)

9 vatra zjarri janë aktive në Dibër, Tiranë, Kavajë, Mallakastër, Elbasan dhe Berat. Ndërhyrja për shuarjen e tyre…

• 34 minuta më parë • 6 min lexim
Kronikë

Do të bënin atentat dhe u kapën me armët në duar, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë! Arrest shtëpie për 3 të tjerët

Gjykata e Sarandës ka vendosur masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në fshatin Gjashtë, të cilët…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Aksident në Malin e Tomorrit, makina del nga rruga, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja dërgohen te ‘Trauma’ (VIDEO)

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë të Beratit. Një…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by