Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ndryshimet në Kodin Rrugor, Vatoci: Shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak u hiqet patenta përjetë (VIDEO)
Kronikë

Ndryshimet në Kodin Rrugor, Vatoci: Shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak u hiqet patenta përjetë (VIDEO)

• 10 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndryshimet në Kodin Rrugor kanë hyrë në fuqiqë prej 7 gushtit. Masat e ashpërsuara ndëshkojnë rëndë të dehurit në timon që janë përsëritës dhe që u hiqet përjetë patenta.

Në një prononcim për mediat drejtori i Policisë Rrugore Perlat Vatoci, ka prezantuar ndryshimet e reja, duke theksuar se synimi kryesor është rritja e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimi i drejtuesve dhe ulja e numrit të aksidenteve. Sipas tij, një nga ndryshimet parashikon shtyrjen e së drejtës për t’u pajisur me leje drejtimi deri në një vit për personat që kapen duke drejtuar automjet pa qenë të pajisur me leje drejtimi. Për të miturit, kjo periudhë shkon deri në dy vjet.

“Ndër ndryshimet kryesore, të cilat kanë hyrë në fuqi më datë 07.08.2026, evidentojmë: Shtyrjen e së drejtës për t’u pajisur me leje drejtimi deri në 1 vit për personat që konstatohen duke drejtuar mjete pa qenë të pajisur me leje drejtimi, ndërsa për të miturit kjo periudhë shtyhet me 2 vjet. Shërbimet e Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit do të informojnë, për çdo rast, DSH­TRR-në, si institucioni kompetent për lëshimin e lejeve të drejtimit, për kryerjen e procedurave përkatëse të regjistrimit në sistem të personave të konstatuar”, tha ai.

Read more:Pikëzimi i patentës/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit! 3,402 u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës!

Nëse je i dehur, je ndëshkuar më parë nga policia për këtë shkelje të Kodit Rrugor dhe drejton makinën sërish me më shumë se 0.5 g/litër në gjak, patenta do të të hiqet përgjithmonë, pa asnjë mundësi rimarrje në autoshkollë.

“Heqjen përgjithmonë të lejes së drejtimit kur një drejtues mjeti rezulton me një vlerë alkoolike më të lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjak dhe është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Kjo masë vjen si nevojë e adresimit të fenomenit shqetësues të aksidenteve rrugore me pasoja, për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur”, tha ai.

Vatoci theksoi se një tjetër ndryshim lidhet me sjelljet e rrezikshme në rrugë, veçanërisht në zona urbane, pranë shkollave, kryqëzimeve dhe degëzimeve. Për shkelje të tilla si mosrregullimi i shpejtësisë në rrugë me fushëpamje të kufizuar, manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe veprime të tjera që rrezikojnë përdoruesit e rrugës, gjoba është rritur nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë.

Read more:Bilanci i një jave, 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta prej mbarimit të pikëve (VIDEO)

Përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit tashmë sanksionohet edhe kur bëhet fjalë për biçikleta, motomjete deri në 50 cc dhe monopatina me motor. Ndërkohë, është ulur edhe numri i shkeljeve të nevojshme për pezullimin e patentës. Nëse një drejtues ndëshkohet dy herë brenda të njëjtit vit për përdorim të telefonit celular, leja e drejtimit pezullohet. Më parë, kjo masë aplikohej pas tre shkeljeve.

“Ashpërsimin e masave ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë, mosrregullimit të shpejtësisë në rrugë me fushëpamje të kufizuar, përfshirë manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës, në zonat urbane, në afërsi të shkollave, kryqëzime apo edhe degëzime.

Masa administrative për këtë shkelje është rritur nga 20 000 deri në 60 000 lekë. Nëpërmjet kësaj norme i jepet rëndësi e posaçme vendit ku kryhet shkelja, si dhe janë përcaktuar më qartë elementet e anës objektive të kryerjes së shkeljes. Shtimi i sanksionit është parë i arsyeshëm për shkak të nivelit të lartë të rrezikut që paraqet kjo shkelje dhe shtimit të ngjarjeve rrugore në zonat urbane.

Read more:7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Sanksionimin e përdorimit të telefonit celular edhe gjatë drejtimit të biçikletave, motomjeteve deri në 50 cc dhe monopatinave me motor. Pezullimin e lejes së drejtimit në rast se një drejtues mjeti është ndëshkuar dy herë brenda të njëjtit vit për përdorim të aparatit celular, nga tre që ishte përpara miratimit të këtij ligji.

Përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit rezulton një ndër shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit mbi mjetin dhe, për pasojë, edhe të aksidenteve rrugore. Sanksionimin e masave të posaçme për drejtuesit e rinj që kanë marrë lejen e drejtimit gjatë 24 muajve të fundit, për sa i përket drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, si dhe kufizime të posaçme të shpejtësisë për këtë kategori drejtuesish”, theksoi Vatoci.

Read more:LIVE- Revolta e 71 kundër kryeministrit! Nis protesta, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë largimin e Ramës

Ai nënvizoi se ndryshime të tjera prekin drejtuesit që kanë marrë lejen e drejtimit gjatë 24 muajve të fundit. Për këtë kategori, sqaroi ai, parashikohen masa të posaçme lidhur me drejtimin nën ndikimin e alkoolit, si dhe kufizime specifike të shpejtësisë. Një tjetër ndryshim është heqja e mundësisë për të shmangur pezullimin e patentës përmes pagesës së dyfishit të gjobës maksimale.

Deri më 7 gusht, drejtuesit që përveç gjobës përballeshin edhe me masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit, kishin mundësinë të paguanin dyfishin e masës administrative maksimale për të shmangur pezullimin.

“Një ndryshim tjetër është heqja e konvertimit të pezullimit të lejes së drejtimit, të lëshuar nga shteti shqiptar, me pagesën e një shume sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur. Nëse deri përpara datës 7 gusht, një drejtues mjeti, i evidentuar/kapur në shkelje të një norme/dispozite të Kodit Rrugor, ku, përveç masës administrative në vlerë monetare, parashikohej edhe masë administrative plotësuese, “pezullim i lejes së drejtimit”, kishte opsionin për të paguar dyfishin e vlerës maksimale të gjobës, me qëllim mosaplikimin e masës plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit, kjo mundësi tashmë, me ndryshimet e reja, është hequr dhe leja e drejtimit pezullohet automatikisht.

Read more:Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, të dehurve përsëritës në timon u hiqet patenta përjetë! Ashpërsohen gjobat për celularin e shpejtësinë

Strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë njohur me ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor dhe janë udhëzuar për zbatimin korrekt të tyre. Nisur nga shkeljet e shumta të evidentuara nëpërmjet mjeteve inteligjente, si dhe nga ashpërsimi i Kodit Rrugor në funksion të sigurisë së jetës, Policia e Shtetit u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos drejtojnë automjetet dhe motomjetet nën efektin e alkoolit, e më keq akoma, në gjendje të dehur, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe motomjetit dhe të mos kryejnë parakalime ku nuk lejohet, apo manovra të rrezikshme apo agresive.

Masat ndëshkuese nuk janë qëllimi ynë. Qëllimi ynë është parandalimi i shkeljeve, parandalimi i aksidenteve dhe, mbi të gjitha, mbrojtja e jetës. Prandaj, kërkojmë nga çdo drejtues mjeti që të tregojë përgjegjshmëri në çdo moment që është në timon dhe të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor. Siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët. Kontributi i secilit prej nesh është një hap më shumë drejt rrugëve më të sigurta dhe shpëtimit të jetëve”, përfundoi Vatoci.

Lexo edhe
Kronikë

‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)

Kronikë

Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra

Tags: #alkool #automjet #Automjetet #Biçikleta #Gjoba #kodi rrugor #Kryesore #patenta #Perlat Vatoci #policia rrugore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)
  • Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
  • Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)
  • Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
  • U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
  • Makina përfshihet nga flakët në Gjirokastër, shkrumbohet plotësisht (VIDEO)
  • LIVE-120 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • Katër muaj protestë! Sot dita e 120 e revoltës kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh. Kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 18 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 11 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)

Nga një profil i rremë i hapur në rrjetet sociale me emrin e Taulant Ballës, dy persona, tashmë…

• 20 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra

Avokatët bënë fakt këtë të hënë paralajmërimin për të bojkotuar edhe seancat për masat e sigurisë në Gjykatën…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Një 39-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi po përpiqej të transportonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi. Automjeti…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by