Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Bilanci i një jave, 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta prej mbarimit të pikëve (VIDEO)
Kronikë

Bilanci i një jave, 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta prej mbarimit të pikëve (VIDEO)

• 8 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryepolici Skënder Hita zbriti në terren për të inspektuar masat e bluve për sigurinë rrugore. Ai bëri me dije se vetëm këtë javë, me mjetet inteligjente të policisë u vendosën 1.100 gjoba për shpejtësi, në disa raste me shoferë që kapin deri në 230 km/h.

Në 1 vit tha Hita, janë më shumë se 1 mijë shoferë që u është hequr patenta prej mbarimit të pikëve. Ndërkohë 1 060 shoferë janë vënën nën hetim për mospasjen e lejeve të drejtimit.

Read more:Monitorimi ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike, Hita pret në takim delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s! I pranishëm edhe Komandanti Joselito Minuto

“Përgjatë kësaj jave, mjetet inteligjente kanë vendosur 1.100 masa administrative për shkelje të tejkalimit të shpejtësisë, që variojnë deri në 230 km/h. Ndërkohë, gjatë një viti, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, janë 1.075 drejtues automjetesh, të cilëve iu është hequr leja e drejtimit, pasi iu kanë mbaruar pikët e lejes së drejtimit. Njëkohësisht, kemi edhe 1.060 raste të proceduara për mospasjen e lejeve të drejtimit. Këto janë me të vërtetë shifra alarmante dhe na bëjnë të kthejmë vëmendjen dhe fokusin kryesor te siguria rrugore”, tha Hita.

Kreu i Policisë së Shtetit paralajmëroi se kontrollet do të intensifikohen përmes radarëve, dronëve dhe mjeteve të tjera inteligjente. Ai njoftoi gjithashtu se së shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, të cilat do të integrohen në sistemin e Policisë.

Read more:Policia “skanon” rrugët e Dibrës, mbi 1800 gjoba vetëm në korrik, 8 shoferë në ndjekje penale! Parkimi i gabuar shkelja më e përhapur (VIDEO)

“Nuk është në fokusin tonë që vetëm të evidentojmë shkelje. Në fokusin tonë është të ndërgjegjësojmë qytetarët, të parandalojmë këto shkelje rrugore dhe të mos kemi aksidente fatale. Ju bëjmë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të mos përdorin telefonin celular, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike, të mos tejkalojnë normat e shpejtësisë, pasi shpejtësia vret. Një rregull i respektuar është një jetë e shpëtuar më shumë”, apeloi Hita.

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, tha se mjetet inteligjente janë vendosur në akset kryesore të vendit dhe evidentojnë automatikisht automjetet që tejkalojnë shpejtësinë.

Read more:Aksident i rëndë në Vlorë, furgoni me punëtorë ndërtimi del nga rruga! 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë (EMRAT+ VIDEO)

“Jemi dislokuar në aksin rrugor, në rrugën interurbane kryesore Rrogozhinë-Durrës. Është një mjet inteligjent që e mat shpejtësinë në mënyrë automatike. Kemi edhe të tjera në të gjithë territorin e vendit, të ngjashme, që janë të dislokuara në akset kryesore të vendit, në Rrugën e Kombit, por edhe në akset e tjera kryesore rrugore, që evidentojnë çdo mjet që tejkalon normat e shpejtësisë”, tha Vatoci.

Lexo edhe
Kronikë

Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)

Kronikë

Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Aksidente #Automjetet #Durres #Gjoba #jetë #Kryesore #Perlat Vatoci #policia e shtetit #policia rrugore #shpejtesi e larte #Skënder Hita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)
  • Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)
  • Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë
  • I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore
  • Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)
  • Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga “republika e prokurorëve”, por nga republika e të korruptuarve
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)
  • Raportuesi i Shqipërisë në BE tregon detyrat e shtëpisë për politikën shqiptare: S’është çështja që të hapen kapitujt, por duhen mbyllur. Reforma duhet të mbërrijnë te shoqëria
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus”/ Rama: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 17 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)

Të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës kanë kërkuar gjykim të shkurtuar para Gjykatës së Korçës. Në seancën…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)

Dy të rinj, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi kanë…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë

Detaje të reja zbardhen nga operacioni i një dite më parë për goditjen e shpërndarësve të drogës që…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by