Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Në 74 vjet nuk mbaj mend të ketë bërë kaq vapë’, Berati përvëlohet nga temperaturat mbi 42 gradë, banorët: E papërballueshme!
Sociale

‘Në 74 vjet nuk mbaj mend të ketë bërë kaq vapë’, Berati përvëlohet nga temperaturat mbi 42 gradë, banorët: E papërballueshme!

• 12 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Temperaturat e larta kanë përfshirë qytetin e Beratit, duke bërë që rrugët të duken më të boshatisura gjatë orëve të pikut. Në Pedonale dhe në rrugët me kalldrëm, nxehtësia që përcjellin gurët e bën edhe më të vështirë përballimin e vapës.

Sipas parashikimeve, temperaturat sot kanë kaluar 42 gradë Celsius në Berat. Përballë kësaj situate, qytetarët i drejtohen hijeve të pemëve, lulishteve dhe shatërvanëve për t’u freskuar, ndërsa shumë të tjerë zgjedhin ambientet me kondicioner.

Pensionistët preferojnë të qëndrojnë në shtëpi gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe dalin në mbrëmje, kur temperaturat janë disi më të përballueshme.

Read more:Zjarr i madh në Llaman të Himarës, 5 zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Lulishtja e qytetit mbetet një nga hapësirat e pakta ku qytetarët mund të gjejnë pak freski. Brenda saj ndodhet edhe një shatërvan i vogël, pranë të cilit banorët ndalojnë për t’u freskuar.

Qytetarët shprehen se hija e pemëve është një nga alternativat e vetme për të përballuar vapën, pasi për shumë pensionistë, temperaturat e larta dhe kostot e pushimeve e bëjnë të pamundur largimin drejt plazheve.

“Vapa është e padurueshme. Ky është viti më i nxehtë. Nuk i kemi kushtet për ta përballuar këtë vapë”, shprehen banorët.

Read more:Temperatura deri në 40 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

“Ne rrimë brenda tani, në plazh nuk vemi dot. Pensioni 100 mijë lekë është, unë me aq u vizitova sot” tha një banor.

“Vapa do bëjë të vetën. Ne do ta përballojmë. Nuk kemi kushte për të vajtur në plazh. Nuk e përballoj se as pension nuk marr” tha një tjetër.

Ata thonë se temperaturat e këtij viti janë ndër më të lartat e viteve të fundit dhe se vapa është e vështirë për t’u përballuar edhe në hije apo brenda banesave, ku jo të gjithë kanë kushtet e nevojshme për t’u freskuar.

Read more:Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal/ Miratohet pavlefshmëria e relacionit për shkrirjen e bashkisë. 18 nga 21 anëtarët, kundër bashkimit me Beratin

“Vapa është e papërballueshme sa që duket se ky është viti më i nxehtë. Nga fëmijëria deri më sot ndihet një rritje shumë e lartë temperaturash. Në rrugë është shumë e papërballueshme” tha një banore.

“Vapë shumë është. Të hedhin ndonjë makinë me ujë në rrugë mirë do të ishte. Po vete 74 vjeç, smbaj mend të ketë bërë kaq vapë si 2 vitet e fundit. Çmimet janë të shtrenjta” thotë një 74 vjeçare.

Lexo edhe
Sociale

Lufta me flakët edhe për faunën, arusha me këlyshin e saj fotografohet në Elbasan

Sociale

Tiranë/ Shpërthen tubacioni i ujit në Unazën e Madhe, kufizime të pjeshme të furnizimit në Daias e Lundër! Nuk preken zona të tjera (VIDEO)

Tags: #banore #Berat #Kondicioner #plazh #temperatura te larta #Temperaturat #temperaturat e larta #vape #Viti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lufta me flakët edhe për faunën, arusha me këlyshin e saj fotografohet në Elbasan
  • Tiranë/ Shpërthen tubacioni i ujit në Unazën e Madhe, kufizime të pjeshme të furnizimit në Daias e Lundër! Nuk preken zona të tjera (VIDEO)
  • Ndryshon numri i Shërbimit të Klientit të IdentiTek, ja ku mund të telefonojnë qytetarët për shërbimet e pasaportave dhe kartave të identitetit
  • Shqipëria mban ende të forta lidhjet familjare, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen
  • Fortlumturi Joani merr pjesë në ceremoninë kushtuar kreut të botës ortodokse: Kisha shqiptare do të vijojë të punojë për paqen dhe unitetin
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksident në Poliçan, makina përfundon në kanalin kullues, lëndohen 3 familjarë! Pasagjerja 78-vjeçare dërgohet në Spitalin e Traumës (VIDEO)
  • Situata në Dibër shqetësuese/ Zjarri në Lurë alarmant, flakët afrohen rreth 50 metra pranë banesave (VIDEO)
  • Reshje të vogla shiu në pjesën më të madhe të vendit, shtrëngata në zonat malore… si parashikohet moti i së enjtes (VIDEO)
  • “Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese
  • Të ardhurat doganore shënuan rritje në Janar-Korrik, ndihmuan taksat, akciza dhe TVSH, 142 mld lekë fitim në 2026
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 13 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 8 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Lufta me flakët edhe për faunën, arusha me këlyshin e saj fotografohet në Elbasan

Lufta me flakët nuk bëhet vetëm për të mbrojtur banesat dhe jetën e qytetarëve, por edhe faunën e…

• 21 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Tiranë/ Shpërthen tubacioni i ujit në Unazën e Madhe, kufizime të pjeshme të furnizimit në Daias e Lundër! Nuk preken zona të tjera (VIDEO)

Tubacioni i ujit te mbikalimi në Unazën e Madhe ka shpërthyer ditën e sotme, duke shkaktuar një pellg…

• 21 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Ndryshon numri i Shërbimit të Klientit të IdentiTek, ja ku mund të telefonojnë qytetarët për shërbimet e pasaportave dhe kartave të identitetit

Qytetarët që po aplikojnë për kartë identiteti ose pasaportë dhe që kanë nevojë për informacion apo asistencë, duhet…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by