Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura
Politikë

“Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

• 12 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 12
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Detaje të reja janë mësuar nga mbledhja e kryebashkiakëve me kryeministrin Edi Rama, ku në qendër të diskutimeve ka qenë reforma territoriale dhe riorganizimi i hartës së bashkive.

Përplasjet nuk janë kufizuar vetëm te Poliçani dhe Dimal. Mësohet se debate të forta kanë pasur me Ramën edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bello, dhe kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, të cilët kanë mbrojtur qëndrimin kundër shkrirjes së bashkive që drejtojnë.

Në debat është përfshirë edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Sipas burimeve, kryebashkiakët kanë ngritur kundërshtime lidhur me kriteret e përdorura për përcaktimin e bashkive që do të përfshihen në riorganizimin territorial.

Read more:“Narkoshteti po shkërmoqet, janë rrokullisur në 29%”/ Berisha: Rama në alarm sepse është më poshtë se partia

Një nga momentet më të forta të mbledhjes ka qenë përplasja lidhur me reagimin e komuniteteve lokale. Mësohet se Rama iu është drejtuar kryebashkiakëve duke i akuzuar se po nxisin qytetarët të protestojnë kundër reformës territoriale. Kryeministri ka pretenduar se kundërshtimi i tyre nuk po mbetet vetëm në nivel institucional, por po shtrihet edhe te qytetarët, duke krijuar rezistencë ndaj ndryshimeve të propozuara.

Nga ana tjetër, kryebashkiakët kanë kundërshtuar mënyrën se si janë përzgjedhur bashkitë që pritet të shkrihen, duke ngritur pretendimin për standard të dyfishtë.

Read more:“Territorialja është reformë elektorale”, Aulon Kalaja: Rama e ka pasur me plan, tani kërkon të fitojë kohë. Kryengritjet e administratës, jo të sinqerta!

Në diskutim janë përmendur konkretisht Peqini, Vau i Dejës dhe Roskoveci. Sipas kryebashkiakëve, këto bashki kanë tregues më të dobët performance, por pavarësisht kësaj nuk janë përfshirë në të njëjtën mënyrë në ndryshimet e propozuara.

Kundërshtimet kanë sjellë debate të forta gjatë takimit, ndërsa kryebashkiakët kanë kërkuar që kriteret për riorganizimin e hartës territoriale të jenë të qarta dhe të zbatohen në mënyrë të njëjtë për të gjitha bashkitë.

Read more:Reforma Territoriale/ Qytetarët e Dimalit kundër bashkimit me Beratin e Poliçanin! Banorët e Klosit i thonë ‘jo’ Bashkisë së përbashkët me Matin

Mbledhja ka zgjatur më shumë se katër orë dhe është fokusuar tërësisht te reforma territoriale, mënyra e riorganizimit të bashkive dhe kriteret që do të përcaktojnë se cilat prej tyre do të vijojnë të ekzistojnë si njësi të veçanta të pushtetit vendor.

Debatet e sotme tregojnë se reforma territoriale pritet të jetë një nga çështjet më të diskutuara në raportet mes qeverisë qendrore dhe drejtuesve vendorë, veçanërisht në bashkitë që rrezikojnë të preken nga harta e re.

Lexo edhe
Politikë

“Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese

Politikë

“O milet, Rama ka siklet! Arrestoni Mirlindën”, protestuesit rikthehen në Bulevard: Ju erdhi fundi!

Tags: #arbjan mazniku #debate #dimal #Divjakë #Edi Rama #jetë #Performance #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese
  • “O milet, Rama ka siklet! Arrestoni Mirlindën”, protestuesit rikthehen në Bulevard: Ju erdhi fundi!
  • Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugën “Ukraina e lirë”: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!
  • “Mos rrini në kafe e luani PlayStation”/ Studenti nga Italia në protestë: Bashkohuni me ne! Diaspora na prin më 14-16 gusht!
  • “S’e njohim Kosovën”/ Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt ambasadës ukrainase: Zelensky, fu*k you!
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret/ Vihet nën kontroll situata në Daias të Tiranës, ndërhyn edhe helikopteri! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, vijojnë në Lurë e Mallakastër (VIDEO)
  • “Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese
  • Zjarret/ Përparojnë flakët në Abaze të Krujës, vetëm 10 metra larg banesave! Nis ndërhyrja nga ajri! Avioni ‘Air Tractor’ aktivizohet në Lurë, 2 vatra në Fier (VIDEO)
  • Zjarret/ Përparojnë flakët në Abaze të Krujës, vetëm 10 metra larg banesave! Nis ndërhyrja nga ajri! Avioni ‘Air Tractor’ aktivizohet në Lurë, 2 vatra në Fier (VIDEO)
  • ‘Shuhet’ Agim Bubeqi, ish-futbollisti i kohërave ‘të arta’ të Flamurtarit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 12 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit 7 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 7 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 7 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese

Këtë të enjte, 13 gusht, pritet të zhvillohet në Tiranë protesta e 75-të, në vijim të protestave të…

• 34 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“O milet, Rama ka siklet! Arrestoni Mirlindën”, protestuesit rikthehen në Bulevard: Ju erdhi fundi!

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke u rikthyer më…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugën “Ukraina e lirë”: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

Nuk ka të ndalur revolta në rrugët e kryeqytetit. Pasi zhvendosën aksionin e tyre nga Kryeministria, ku mbajtën…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by