Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Mos rrini në kafe e luani PlayStation”/ Studenti nga Italia në protestë: Bashkohuni me ne! Diaspora na prin më 14-16 gusht!
Politikë

“Mos rrini në kafe e luani PlayStation”/ Studenti nga Italia në protestë: Bashkohuni me ne! Diaspora na prin më 14-16 gusht!

• 12 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X

Një student shqiptar që jeton në Itali ka folur gjatë protestës përpara Kryeministrisë, duke krahasuar mbështetjen që marrin studentët në Itali me situatën që, sipas tij, përballen të rinjtë në Shqipëri.

“Jam student, jetoj në Itali. Atje ka bursa për ata që kanë të ardhura të vogla, japin ndihmë, në mënyrë që studentët të mos largohen nga Italia për të punuar në një vend tjetër”, u shpreh ai.

Studenti tha se problemet e vendit janë të dukshme në disa fusha, duke përmendur shërbimet shëndetësore, infrastrukturën, drejtësinë dhe kushtet për fëmijët. “Ata që rrinë këtu e dinë më mirë se si është situata në spitale, me rrugë, me drejtësi. Dua të flas për ato gjëra që kam vënë re vetë”, deklaroi ai.

Ai solli si shembull mungesën e ujit në zonën e Kombinatit, ku ndodhet shtëpia e familjes së tij.

“Ditën e parë që erdha, në Kombinat, ku kemi shtëpinë, nuk kishte ujë. Nëse je larg qendrës, nuk gjen dot një park për fëmijë”, tha studenti.

Duke folur për sigurinë dhe kushtet ku luajnë fëmijët, ai përmendi edhe rastin e fëmijëve në Durrës që, sipas tij, luajnë në rrugë për shkak të mungesës së hapësirave të përshtatshme.”Ne mund të bëjmë ligje për sigurinë rrugore. Por ata fëmijë në Durrës pse ishin duke luajtur në rrugë? Sepse nuk ka hapësira. Në vend që të dalin në kopsht për të luajtur, luajnë në rrugë”, u shpreh ai.

Studenti tregoi edhe një histori nga fëmijëria, duke kujtuar një bisedë me babain e tij për rrugët me gropa.

“Kur isha 4 vjeç, pyeta babin: ‘Pse është rruga me gropa?’. Më tha: ‘S’e di, pyet Sali Berishën’”, rrëfeu ai.

Në fund, studenti bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe iu drejtua emigrantëve shqiptarë që pritet të vijnë në Shqipëri. “Me këtë rast, bëj thirrje për dorëheqjen e Ramës”, deklaroi ai, ndërsa shtoi se emigrantët duhet ta shfrytëzojnë kthimin në Shqipëri për t’iu bashkuar protestës.

“Kam parë entuziazëm për datat 14-16, që thuhet se do të vijë diaspora. Ju bëj thirrje emigrantëve që të vijnë, të bëjnë qejf, por të vijnë edhe në këtë protestë”, tha studenti. Ai u bëri thirrje edhe qytetarëve dhe studentëve shqiptarë që të dalin në protestë. “I bëj thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protestë. Diaspora nuk e bën protestën, do ta gjejë mes jush. I bëj thirrje studentëve shqiptarë që të dalin në protestë, mos të rrinë në kafe e të luajnë PlayStation”, përfundoi ai.

Lexo edhe
Politikë

Gjykata administrative nuk shqyrtoi padinë/ Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror: Kjo çështje shkon përtej interesit individual

Politikë

Kosovë/ Tensionet dhe përplasjet në seancën e kaluar, PDK dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë më 14 gusht

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gjykata administrative nuk shqyrtoi padinë/ Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror: Kjo çështje shkon përtej interesit individual
  • Kosovë/ Tensionet dhe përplasjet në seancën e kaluar, PDK dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë më 14 gusht
  • “Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese
  • “O milet, Rama ka siklet! Arrestoni Mirlindën”, protestuesit rikthehen në Bulevard: Ju erdhi fundi!
  • Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugën “Ukraina e lirë”: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 14 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit 7 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë “O milet, Rama ka siklet! Arrestoni Mirlindën”, protestuesit rikthehen në Bulevard: Ju erdhi fundi! 7 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 7 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Gjykata administrative nuk shqyrtoi padinë/ Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror: Kjo çështje shkon përtej interesit individual

Bashkia Tiranë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e 24 Korrikut të…

• 23 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Kosovë/ Tensionet dhe përplasjet në seancën e kaluar, PDK dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë më 14 gusht

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër, 14 gusht.…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese

Këtë të enjte, 13 gusht, pritet të zhvillohet në Tiranë protesta e 75-të, në vijim të protestave të…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by