Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Nga pasioni në profesion, gjimnazistët që zgjedhin artet! Universiteti i Arteve me konkurs, asnjë program nuk mbyllet
Sociale

Nga pasioni në profesion, gjimnazistët që zgjedhin artet! Universiteti i Arteve me konkurs, asnjë program nuk mbyllet

• 13 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Është koha kur pasioni duhet të kthehet në profesion, e kandidatët kanë edhe pak ditë kohë për të hedhur hapin e parë drejt skenës, telajos, kamerës apo studios.

“Kam aplikuar për degë të ndryshme. Zgjedhja ime e parë është ‘fashion design’, sepse e kam pasur qejf që e vogël.”, thotë një aplikonte për të studiuar në Fakultetin e Arteve të Bukura.

Martina vjen nga gjimnazi i përgjithshëm, por prej një viti është përgatitur për artet.

Kurse për ata që rrugën e artit e kanë nisur që herët, ky Universitet është destinacioni natyral

“Kam studiuar që në klasë të parë te liceu artistik, fillimisht për violinë, pastaj kalova për kanto. Do ta vazhdoj edhe këtë vit.”, kandidate për studente në degën e kantos.

Për Albanën, muzika është edhe një mundësi për të ndërtuar të ardhmen, brenda apo jashtë vendit.

Renato, nuk është aplikanti klasik që sapo ka mbaruar gjimnazin.

“Jam marrë gjatë këtyre viteve me biznes veshjesh, por kam pasur gjithmonë pasion editimin e videove dhe krijimin e kontentit. Tani thashë ta vazhdoj pasionin edhe me shkollë.”, thotë Renato Doko, i cili kandidon për regjisurë.

Ai shton se ka realizuar edhe një film komedi, ndërsa tani synon regjinë.

“Më pëlqen regjia, dua t’i shoh gjërat në mënyrën si i shoh unë dhe t’i transmetoj në atë mënyrën time. Më pëlqen të krijoj video dhe të bëj filma.”, vijon Doko.

Por çfarë e bën të veçantë studimin në Universitetin e Arteve?

“Shkolla jonë është shkollë kombëtare, shkolla më e vjetër dhe me më shumë traditë. , thotë dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Sadik Spahija.

Universiteti i Arteve ofron dhjetëra programe në Muzikë, Arte të Bukura dhe Art Skenik. Afati i rregjistrimeve është 18 gushti, ndërsa në tre ditët që pasojnë kandidatët do t’i nënshtrohen konkurimit

“Kemi kërkesa për secilin program. Kjo është një gjë shumë e mirë. Peshën kryesore gjithmonë e ka konkursi i pranimit dhe ajo çfarë kandidatët do të japin, interpretojnë apo realizojnë gjatë këtyre tre ditëve.”, thotë rektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli.

Ndërsa Dekani Spahija shpjegon se për të qenë student në Universitetin e Arteve nuk mjafton vetëm diploma e shkollës së mesme.

“Konkursi merr parasysh edhe kontingjentin që vjen nga shkollat e përgjithshme. Dosja dhe biseda gjatë shpjegimit të saj kanë shumë rëndësi.”, thotë dekani Spahija.

Programet që lidhen me dizajnin, fotografinë, grafikën, produksionin dhe skenën krijojnë ura me tregun e punës dhe me aktivitetin kulturor.

“Universiteti i Arteve nuk është vetëm një qendër edukimi, por edhe një qendër kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare.”, thotë Ardian Isufi, drejtues i programit të Grafikës në FAB.

Për disa, ky është konkursi i parë. Për të tjerë, një ëndërr e shtyrë prej vitesh. Por për të gjithë, ditët e ardhshme do të jenë prova nëse pasioni mund të bëhet profesion.

Lexo edhe
Sociale

Klasa të reja, laboratorë dhe terrene sportive, si po transformohet shkolla ‘Mehmet Bajraktari’ në Cërrik

Sociale

Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO)

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Klasa të reja, laboratorë dhe terrene sportive, si po transformohet shkolla ‘Mehmet Bajraktari’ në Cërrik
  • Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO)
  • Transmetonte pa leje programet e Digitalb e Tring, bllokohet aplikacioni pirat që u kërkonte përdoruesve para, AMA: Mos bini pre e mashtrimit
  • Ishte me pushime me familjen, ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci shuhet në moshën 64-vjeçare
  • Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ish-mësuesi nga sheshi “Skënderbej”: Këta politikanë të korruptuar marrin 100 fish më shumë se unë, iu ka marrë mendët paraja! 7 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Klasa të reja, laboratorë dhe terrene sportive, si po transformohet shkolla ‘Mehmet Bajraktari’ në Cërrik

Punimet në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Mehmet Bajraktari” në Cërrik po shkojnë drejt përfundimit, duke i dhënë…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO)

Në Njësinë Administrative Libonik është zhvilluar takimi i parë konsultues me banorët në kuadër të reformës së re…

• 23 minuta më parë • 4 min lexim
Sociale

Transmetonte pa leje programet e Digitalb e Tring, bllokohet aplikacioni pirat që u kërkonte përdoruesve para, AMA: Mos bini pre e mashtrimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka paralajmëruar qytetarët të mos bien pre e një mashtrimi që lidhet me…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by