Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Nga pasioni në profesion, gjimnazistët që zgjedhin artet! Universiteti i Arteve me konkurs, asnjë program nuk mbyllet
Sociale

Nga pasioni në profesion, gjimnazistët që zgjedhin artet! Universiteti i Arteve me konkurs, asnjë program nuk mbyllet

• 13 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X

Është koha kur pasioni duhet të kthehet në profesion, e kandidatët kanë edhe pak ditë kohë për të hedhur hapin e parë drejt skenës, telajos, kamerës apo studios.

“Kam aplikuar për degë të ndryshme. Zgjedhja ime e parë është ‘fashion design’, sepse e kam pasur qejf që e vogël.”, thotë një aplikonte për të studiuar në Fakultetin e Arteve të Bukura.

Martina vjen nga gjimnazi i përgjithshëm, por prej një viti është përgatitur për artet.

Kurse për ata që rrugën e artit e kanë nisur që herët, ky Universitet është destinacioni natyral

“Kam studiuar që në klasë të parë te liceu artistik, fillimisht për violinë, pastaj kalova për kanto. Do ta vazhdoj edhe këtë vit.”, kandidate për studente në degën e kantos.

Për Albanën, muzika është edhe një mundësi për të ndërtuar të ardhmen, brenda apo jashtë vendit.

Renato, nuk është aplikanti klasik që sapo ka mbaruar gjimnazin.

“Jam marrë gjatë këtyre viteve me biznes veshjesh, por kam pasur gjithmonë pasion editimin e videove dhe krijimin e kontentit. Tani thashë ta vazhdoj pasionin edhe me shkollë.”, thotë Renato Doko, i cili kandidon për regjisurë.

Ai shton se ka realizuar edhe një film komedi, ndërsa tani synon regjinë.

“Më pëlqen regjia, dua t’i shoh gjërat në mënyrën si i shoh unë dhe t’i transmetoj në atë mënyrën time. Më pëlqen të krijoj video dhe të bëj filma.”, vijon Doko.

Por çfarë e bën të veçantë studimin në Universitetin e Arteve?

“Shkolla jonë është shkollë kombëtare, shkolla më e vjetër dhe me më shumë traditë. , thotë dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Sadik Spahija.

Universiteti i Arteve ofron dhjetëra programe në Muzikë, Arte të Bukura dhe Art Skenik. Afati i rregjistrimeve është 18 gushti, ndërsa në tre ditët që pasojnë kandidatët do t’i nënshtrohen konkurimit

“Kemi kërkesa për secilin program. Kjo është një gjë shumë e mirë. Peshën kryesore gjithmonë e ka konkursi i pranimit dhe ajo çfarë kandidatët do të japin, interpretojnë apo realizojnë gjatë këtyre tre ditëve.”, thotë rektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli.

Ndërsa Dekani Spahija shpjegon se për të qenë student në Universitetin e Arteve nuk mjafton vetëm diploma e shkollës së mesme.

“Konkursi merr parasysh edhe kontingjentin që vjen nga shkollat e përgjithshme. Dosja dhe biseda gjatë shpjegimit të saj kanë shumë rëndësi.”, thotë dekani Spahija.

Programet që lidhen me dizajnin, fotografinë, grafikën, produksionin dhe skenën krijojnë ura me tregun e punës dhe me aktivitetin kulturor.

“Universiteti i Arteve nuk është vetëm një qendër edukimi, por edhe një qendër kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare.”, thotë Ardian Isufi, drejtues i programit të Grafikës në FAB.

Për disa, ky është konkursi i parë. Për të tjerë, një ëndërr e shtyrë prej vitesh. Por për të gjithë, ditët e ardhshme do të jenë prova nëse pasioni mund të bëhet profesion.

Lexo edhe
Sociale

‘Eliani i vogël pret mësuesen te rruga e malit’, drejt mbylljes shkolla me histori 82-vjeçare në Seniçan të Këlcyrës! Sot kanë mbetur vetëm 3 nxënës

Sociale

Zhbllokohen procedurat/ Bashkia e Tiranës merr në dorëzim apartamente për strehimin social, zbatohet kontributi 3% i ndërtuesve

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Eliani i vogël pret mësuesen te rruga e malit’, drejt mbylljes shkolla me histori 82-vjeçare në Seniçan të Këlcyrës! Sot kanë mbetur vetëm 3 nxënës
  • Zhbllokohen procedurat/ Bashkia e Tiranës merr në dorëzim apartamente për strehimin social, zbatohet kontributi 3% i ndërtuesve
  • Temperatura deri në 32 gradë celsius, por në zonat malore priten reshje shiu, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • ‘Daja i deputetes më premtoi vend pune dhe më përdhunoi’, rrëfehet me lot në sy, 34-vjeçarja: Kam nevojë për psikolog! I ati: E mori me forcë, jo për bashkëjetesë (VIDEO)
  • Aksion për lirimin e Parkut të Liqenit nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Eliani i vogël pret mësuesen te rruga e malit’, drejt mbylljes shkolla me histori 82-vjeçare në Seniçan të Këlcyrës! Sot kanë mbetur vetëm 3 nxënës

KELCYRE– Ndodhemi në shkollën 9-vjecare në fshatin Seniçan gati 25 km nga qyteti i Përmetit. Një fshat i…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Zhbllokohen procedurat/ Bashkia e Tiranës merr në dorëzim apartamente për strehimin social, zbatohet kontributi 3% i ndërtuesve

Bashkia e Tiranës njofton se ka marrë në dorëzim apartamente dhe njësi shërbimi në Njësinë Administrative nr. 11,…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Temperatura deri në 32 gradë celsius, por në zonat malore priten reshje shiu, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Shqipëria do të ndikohet këtë të mërkurë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by