Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Transmetonte pa leje programet e Digitalb e Tring, bllokohet aplikacioni pirat që u kërkonte përdoruesve para, AMA: Mos bini pre e mashtrimit
Sociale

Transmetonte pa leje programet e Digitalb e Tring, bllokohet aplikacioni pirat që u kërkonte përdoruesve para, AMA: Mos bini pre e mashtrimit

• 13 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka paralajmëruar qytetarët të mos bien pre e një mashtrimi që lidhet me aplikacionin pirat “AlbKanale“, i cili transmetonte pa autorizim paketat e Digitalb dhe Tring, kanalet e TV Klan dhe RTSH, si edhe paketa sportive. Sipas AMA-s, pasi aplikacioni u bllokua dhe doli jashtë funksionit më 11 gusht 2026, administratorët e tij kanë publikuar një njoftim ku pretendojnë se kanë rënë pre e një sulmi kibernetik dhe u kërkojnë përdoruesve të dërgojnë kontribute financiare në formën e kriptomonedhave për rikthimin e shërbimit.

Autoriteti thekson se ky pretendim është i pavërtetë. Sipas AMA-s, “AlbKanale” nuk është ndërprerë për shkak të një sulmi kibernetik, por është bllokuar pas një pune teknike të grupeve të inspektimit, pasi transmetonte përmbajtje të mbrojtura pa të drejta.

Në reagim thuhet se ndërhyrja është realizuar përmes monitorimit dhe analizës së trafikut të rrjetit, gjurmimit të rrjedhës së transmetimit deri te serverat burimorë, si edhe bashkëpunimit me operatorë ndërkombëtarë për raportimin e shkeljeve.

Read more:Berisha akuzon mediat për censurë por dominon ekranet! AMA: PD mori 60.12% të kohës televizive në mars, kryedemokrati lë pas edhe Ramën

AMA thekson gjithashtu se anonimati në këto shërbime nuk ekziston, pasi çdo transmetim kalon nëpër rrjete dhe servera të identifikueshëm, ndërsa çdo lëvizje e të dhënave lë gjurmë që dokumentohen. Sipas institucionit, edhe zhvendosja e serverave nuk e mbyll çështjen, pasi çdo ndryshim infrastrukture regjistrohet dhe ndiqet deri në bllokimin në nivel rrjeti.

Në fund, Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të mos dërgojnë fonde drejt këtij aplikacioni, duke theksuar se çdo kontribut financon një veprimtari të kundërligjshme, ndërsa transaksionet me kriptomonedha janë të pakthyeshme dhe nuk ofrojnë mundësi rimbursimi apo ankimi.

Read more:Nën akuzë për dhunë në familje, 34-vjeçarja arrestohet dhe dërgohet në burgun e Pojkës me foshnjën 1-vjeç

“Pirateria nuk është shërbim falas, por shkelje e ligjit dhe e punës së të tjerëve”, thekson AMA, duke shtuar se do të vijojë luftën kundër piraterisë dhe u kërkon qytetarëve të zgjedhin vetëm operatorë të licencuar.

Deklarata e AMA-s nw rrjete sociale

“Mashtrimi ka forma të ndryshme. Mos bini pre e tij. Fotot më poshtë i përkasin aplikacionit pirat AlbKanale, të cilin grupet e inspektimit të AMA-s e zbuluan dhe e bllokuan, pasi transmetonte pa autorizim paketat e mbrojtura të Digitalb dhe Tring, kanalet e TV Klan dhe RTSH, si edhe paketat sportive. Pas ndërhyrjes së AMA-s, aplikacioni është jashtë funksionit që prej 11 gushtit 2026.

Read more:Android 17 sjell emoji 3D, kalim më të lehtë nga iOS dhe funksionin “Pause Point”

Por tani po ndodh një tjetër mashtrim. Administratorët e këtij aplikacioni kanë publikuar një njoftim ku pretendojnë se shërbimi është ndërprerë si pasojë e një sulmi kibernetik dhe u kërkojnë përdoruesve të dërgojnë para në formën e kriptomonedhave për rikthimin e tij. Ky pretendim është i pavërtetë. Nuk ka ndodhur asnjë sulm kibernetik.

AlbKanale është jashtë funksionit sepse është një aplikacion i paligjshëm që transmetonte pa të drejta. Ai u bllokua pas një pune të detajuar teknike të AMA-s, që përfshiu monitorimin dhe analizën e trafikut të rrjetit, gjurmimin e transmetimeve deri te serverat burimorë dhe bashkëpunimin me operatorë ndërkombëtarë për raportimin e shkeljeve. Anonimiteti i plotë në këto shërbime nuk ekziston. Çdo transmetim kalon nëpër rrjete dhe servera të identifikueshëm, ndërsa çdo lëvizje e të dhënave lë gjurmë që mund të dokumentohen.

Read more:ENGLISH VERSION/ Cameras banned from court proceedings, TV broadcasters urge immediate action by the High Judicial Council: The right to information is under threat

Edhe zhvendosja e serverave nuk e mbyll çështjen. Çdo ndryshim i infrastrukturës regjistrohet dhe ndiqet deri në fund, përfshirë bllokimin në nivel rrjeti. Mos dërgoni para. Çdo pagesë financon drejtpërdrejt një veprimtari të kundërligjshme. Transaksionet me kriptomonedha janë të pakthyeshme dhe nuk ekziston mundësia e rimbursimit apo ankimit. Pirateria nuk është “shërbim falas”, por shkelje e ligjit dhe e punës së të tjerëve. AMA do të vijojë luftën kundër piraterisë dhe gjurmimin e çdo shkeljeje. Zgjidhni operatorë të licencuar.”

Lexo edhe
Sociale

‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj

Sociale

Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj

Tags: #Albkanale #ama #Aplikacion #Autoriteti i Mediave Audiovizive #DigitAlb #Fonde #rtsh #tring #tv klan

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
  • ‘Territorialja’, Maliqi nuk do bashkimin me Korçën, Këshilli Bashkiak rrëzon propozimin me 21 vota kundër dhe vetëm 1 pro
  • Luftuan me zjarret në terren, Veliaj propozon shpërblim financiar për zjarrfikësit e Tiranës! Projektvendimi i kalon Këshillit Bashkiak për miratim
Nga të njëjtat tag-e
  • “Debatojmë shumë gjëra për së brendshmi këtu në vendin tonë”, Rama komenton para europarlamentarëve protestat për dorëheqjen e tij: Jeni argëtuar me flamingot, por…
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
  • Këlliçi akuza Ramës pas fjalimit në OKB: Përdore antisemitizmin për të mbuluar skandalet e narkoshtetit
  • “Ka gjyqtarë që shkonin te Ergys Agasi”, Këlliçi: Në dosje janë të implikuar politikanë e prokurorë, do ta shihni…
  • Reforma territoriale, Këshilli Bashkiak i Shkodrës jep pëlqimin! PD voton kundër, debate edhe për statusin e Dukagjinit dhe Velipojës (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 11 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 7 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në njoftimin e fundit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të…

• 15 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj

SELENICE– Aksi rrugor, 15 kilometra që lidh Vllahinën e Selenicës me Poçemin e Mallakastrës është shembur në disa…

• 15 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike

Shqipëria do të përfitojë një grant prej 3 milionë dollarësh për përgatitjen e një projekti që synon zhvillimin…

• 15 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by