Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Nën akuzë për dhunë në familje, 34-vjeçarja arrestohet dhe dërgohet në burgun e Pojkës me foshnjën 1-vjeç
Kronikë

Nën akuzë për dhunë në familje, 34-vjeçarja arrestohet dhe dërgohet në burgun e Pojkës me foshnjën 1-vjeç

• 22 Korrik, 2026 • 8 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një fëmijë 1-vjeçar është dërguar sot në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë, ku ndodhet e ëma e tij që po vuan një dënim prej dy muajsh burg. 34-vjeçarja u arrestua disa ditë më parë në Pikën e Kalimit Kufitar të Murrqanit, në kthim nga Gjermania, në zbatim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, të dhënë në mungesë në vitin 2023, për veprën penale “Dhunë në familje” ndaj vjehrrit të saj.

Sipas familjarëve, 34-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve të mitur. Fëmija 4-vjeçar vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa një tjetër është 2 vjeç.

Pas kësaj situate avokati i popullit ka shkuar sot në burgun e Pojskës.

Fjala e Avokatit

Që kur jemi vënë në dijeni dje, kemi nisur hetimin e çështjes. Kemi çuar një grup inspektimi në Komisariatin Nr. 6 dhe në bllokun e sigurisë për të verifikuar fazën e parë, ku ne dyshojmë që mund të jemi para shkeljes së procedurës. Duhet kuptuar a është problem sistemik apo është vetëm një rast, sepse një nënë me fëmijën në gji është mbajtur në bllokun e sigurisë për 72 orë, mbase ka dalë një vendim i formës prerë, ka qenë e panevojshme.

Read more:Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Angli Sabri Sopoti! 60-vjeçari i dënuar me 24 vite burg për vrasje, pritet ekstradimi

Po e hetojmë këtë çështje për të kuptuar këtë hallkën e parë. Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, drejtuesja e Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit është paraqitur këtu në IEVP-në përkatëse, ka kontaktuar të ndaluarën, ka kontaktuar administratën e burgut. Unë kam ardhur bashkë me dy komisionerët, me komisionerin Besnik Deda të sektorit të veçantë që merret me burgjet dhe me policinë, dhe me drejtuesen e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Ahmet Prençi.

Bëmë inspektimin e kushteve ku po mbahet fëmija, kushteve ku po qëndron nëna dhe kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet, prokurorinë, kemi kërkesë edhe për gjykatën. Në bindjen time, ditën e nesërme nëna do të lirohet. Nëse nuk lirohet, do të jemi para shkeljeve procedurale sepse nuk mund të mbahet është e pamundur, qoftë nga dispozitat e Kodit Penal, qoftë nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, është e pamundur që për veprën për të cilën është dënuar, fëmija që ka në gji të mbahet në këtë IEVP.

Padyshim kushtet këtu janë më të mira sesa në IEVP-të e tjera, unë i inspektova vetë po deshët kemi bërë dhe fotografi për t’i parë kushtet ku po mbahet.Këto janë kushtet ku po mbahet fëmija dhe nëna, por kjo nuk ka rëndësi, ajo nuk duhet të ishte këtu. Në vlerësimin tonë, në interpretimin që ne i bëjmë Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, ajo duhet të lirohet sa më parë. Dhe unë besoj që nesër para orës 12:00 ajo nuk do të jetë më këtu.

Read more:Kuvendi mbyll sesionin ditën e hënë, seanca e fundit në kulmin e protestave kundër Ramës

Pikërisht,prandaj po hetojmë dhe do vëmë në dijeni Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, qoftë për prokurorët ose gjyqtarët, nëse ata kanë qenë në shkelje. Unë nuk dua të nxitohem në konstatime paraprake. Ka dy amnisti penale ndaj të cilave, të cilat mund të kishte përfituar zonja, e vitit 2024 dhe e vitit 2025.Ka argumente që mund ta shpjegojnë pse ajo nuk ka përfituar nga kjo amnisti, qoftë për shkak të veprës penale që është dhuna në familje, qoftë për shkak të një interpretimi që gjykata ka bërë ku e ka trajtuar zonjën si person që i është larguar drejtësisë.

Ne nuk duam të hyjmë në vendimin gjyqësor, sepse ajo është kompetencë e gjykatës dhe apelohet në gjykatë më të lartë, por ka disa pikëpyetje. Pikëpyetja e parë është: nëse vendimi ka dalë në datë 13 maj, pse ka marrë formë të prerë mbas 49 ditësh? Ndërkohë që do duhet të kishte marrë formë të prerë brenda dy javësh. Dhe nëse do kishte marrë formë të prerë brenda dy javësh, do të ishte brenda afatit të amnistisë së vitit 2026.

Pse nuk është përfshirë në amnistinë e vitit 2024? Pra ka disa pyetje për të cilat ne, para se të flasim dhe të japim një konstatim, jemi duke hetuar.

Read more:“Për herë të parë dëgjova që në Zvërnec kishte popullsi homogjene greke”, Rama i përgjigjet Athinës: Nuk ishte akt dhune shtetërore, siç ndodh me të burgosurit shqiptarë në Greqi

Por ka pikëpyetje. Ka pikëpyetje dhe, në vlerësimin tonë, ajo sot nuk duhet të ishte sot këtu. Është këtu mbase për shkak të neglizhencës, por ndoshta për shkak sepse askush nuk ka ndaluar për të parë që mbas letrave ka një nënë dhe një fëmijë në gji që nuk duhet të ishte në burg. Dhe shpesh dhe kjo tregon dhe burokracinë shtetërore, që shpesh shikohen letrat, kalohet nga një procedurë në tjetrën, nga një letër në tjetrën, dhe askush nuk ndalon për të pyetur: ‘Ky person që do ta vuajë këtë dënim, kush është? Në çfarë rrethanash është?’ Sepse rrethanat në të cilat është zonja, edhe sipas Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, për veprën për të cilën akuzohet, në rrethanat ku është, nuk duhet të ishte bashkë me foshnjën e saj në në burg.

Ne në intervistën që ne i bëmë nuk pati asnjë pretendim të tillë.Nuk ka pasur asnjë ankesë. Të paktën Avokatit të Popullit nuk i është ankuar për këtë çështje. Por është domethënës fakti që zonja ka kaluar kufirin, ka ardhur në Tiranë pa u ndaluar nga policia, që do të thotë nuk kemi të bëjmë me një person që ka qenë në kërkim. Prandaj them që ka disa pikëpyetje edhe për vendimin, edhe për urdhrin e ekzekutimit.

Nga pretendimet e zonjës, është njoftuar kur ka qenë në Gjermani që duhet të paraqitet në komisariatin e policisë. Ka ardhur vullnetarisht dhe është paraqitur në Komisariatin Nr. 6 vullnetarisht. Këtë po e verifikojmë. Kemi një grup inspektimi të Avokatit të Popullit që aktualisht ka përfunduar inspektimin në Komisariatin Nr. 6 dhe është tek blloku i sigurisë.

Read more:Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero

Por, nëse këtë pretendime qëndrojnë të cilat zonja i ka dhe ne po i verifikojmë nuk jemi përpara një personi që ka qenë në kërkim ose që ka treguar shenja që i është larguar drejtësisë. Megjithatë, thashë, nuk dua të interpretoj vendimet e gjykatës. Për këtë është një gjykatë më e lartë, është Gjykata e Apelit, ama ka disa standarde që janë pikërisht aty për t’u zbatuar si nga prokurorët, nga punonjësit e policisë, nga oficerët e policisë gjyqësore dhe nga gjyqtarët.

Ky është një koment politik që unë do të doja ta shmangja për shkak të detyrës që mbaj. Por për mua, të drejtat e zonjës janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe prandaj kam ardhur sot këtu, prandaj kam dy komisionerët me vete, për t’u garantuar që të drejtat e saj të respektohen.

Kemi dyshimet tona që këtu jemi përpara një në rastin më të mirë, të një neglizhence të punës. Thashë, ndodh shpesh burokracia, shikojnë letrat, kalojnë nga njëra zyrë në tjetrën, nga njëra tavolinë në tjetrën dhe kërkush nuk ndalon për të parë interesin më të lartë të fëmijës, i cili, nëse do të ishte parë, zonja nuk do të ishte këtu me foshnjën e saj për veprën për të cilën akuzohet është dënuar në fakt.

Read more:RrGK kërkon nga Qeveria sigurimin e mbështetjes financiare për strehimoret

Nesër ka pasur një kërkesë për rritjen e dosjes të së drejtës së ankimimit në Gjykatën e Apelit. Në kontaktet që ne kemi patur, bindja ime është që zonja nesër para orës 12:00 do të jetë e lirë. Ne do ta ndjekim në çdo rrethanë dhe aty ku do të konstatojmë që është shkelur ligji, është abuzuar me procedurën, do të kërkojmë nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë marrjen e masave dhe pastaj, respektivisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë apo Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Lajm në përditësim….

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Tiranë/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra (VIDEO)

Kronikë

Kapet 41 kg kokainë në Portin e Durrësit, vinte nga Brazili! Droga me vlerë 2 mln euro, u fsheh në kontejnerët me mish pule (VIDEO)

Tags: #ama #amnisti penale #Avokati i popullit #Burg #Burgjet #Dhuna #Dhuna në familje #Korce

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tiranë/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra (VIDEO)
  • Kapet 41 kg kokainë në Portin e Durrësit, vinte nga Brazili! Droga me vlerë 2 mln euro, u fsheh në kontejnerët me mish pule (VIDEO)
  • Protestuesi përhap panik për terrorizëm në shkollën ‘Emin Duraku’ në Tiranë, vihet në pranga! I shoqëruar disa herë edhe për thirrje për dhunë (VIDEO)
  • Bllokuan rrugët e Tiranës gjatë marshimit, nën hetim 20 protestues
  • Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja nesër në Gjykatën e Lartë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ahmetaj po rrezikon kokën”/ Deklarata e fortë e Balliut: Duan ta fusin në burg për ta kontrolluar dhe vrarë
  • (VIDEO) Mosbindja civile në Tiranë – Pamje nga dhuna e policisë ndaj protestuesve, efektivët marrin flamujt kombëtarë dhe godasin qytetarët
  • “S’kam qenë kurrë non grata”/ Berisha: Persekutorët e mi McGonigal, Yuri Kim, Blinken janë sot të padëshiruar nga SHBA-të
  • Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja nesër në Gjykatën e Lartë
  • Autori i tritolit në Shkodër u maskua si picajol,dyshohet për mesazh kërcënues ndaj Gëzim Bushatit! Hetohet e kaluara e tij kriminale në Gjermani
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tiranë/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra (VIDEO)

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan tw bllokojnw rrugwt. Ata u…

• 16 minuta më parë • 6 min lexim
Kronikë

Kapet 41 kg kokainë në Portin e Durrësit, vinte nga Brazili! Droga me vlerë 2 mln euro, u fsheh në kontejnerët me mish pule (VIDEO)

Një sasi e konsiderueshme kokaine, 41 kg e 350 gramë, u zbulua nga policia në Portin e Durrësit,…

• 16 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Protestuesi përhap panik për terrorizëm në shkollën ‘Emin Duraku’ në Tiranë, vihet në pranga! I shoqëruar disa herë edhe për thirrje për dhunë (VIDEO)

Herët në mëngjes, pa u hapur ende dera e shkollës “Emin Duraku”, një qytetar aktiv në protestat antiqeveritare,…

• 2 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by