Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO)
Sociale

Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO)

• 13 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Njësinë Administrative Libonik është zhvilluar takimi i parë konsultues me banorët në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale, ku Bashkia Maliq propozohet të bashkohet me Bashkinë Korçë.

Takimi u organizua nga Këshilli Bashkiak Maliq në bashkëpunim me ekzekutivin vendor, me qëllim marrjen e mendimit të qytetarëve përpara se këshilli të përcaktojë qëndrimin zyrtar për këtë propozim. Pjesëmarrja nuk ishte masive, ndërsa banorët e pranishëm shprehën qëndrime të ndryshme, me disa prej tyre pro bashkimit dhe të tjerë kundër.

“Nuk duhet ta lejojmë të humbasë bashkia. Ne na largohet shërbimi. Unë nuk e kam problem Korçën se atje rri çdo ditë, por ai që që do vijë nga fshatrat e largëta do të duhet të flejë në hotel. Ne ngritëm institucione, kemi bërë Bashkinë për mrekulli. Po nuk ndenji njeri në shtëpi, shtëpia shkatërrohet. Mos ndiqni më politikën për hallet tuaja por veten” tha Faslli Zholi anetar i këshillit bashkiak.

Read more:U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj

Kryetari i Këshillit Bashkiak Maliq deklaroi se vendimmarrja do të bazohet në opinionin e qytetarëve, duke theksuar se përpara se këshilli të shprehet pro ose kundër bashkimit me Korçën, është e nevojshme të dëgjohet zëri i komunitetit.

Vetë kreu i këshillit është shprehur kundër bashkimit me Korçën, duke argumentuar se shërbimet publike janë më efektive kur janë më pranë qytetarëve dhe se Bashkia Maliq duhet të vijojë të funksionojë si njësi më vete.

“Ishte një dëgjesë publike në kuadër të reformës territoriale. Keshilli Bashkiak i Maliqit vendosi që para se të shprehet pro apo kundër bashkimit me Korccën vendosi të pyesë qytetarët. Do të vijojmë me njësi të tjera me takime të tilla. Ne do t’i përcjellim shqetësimet tona kuvendit. Qytetarët kanë të drejtë të dëgjohen dhe të shprehin mendimin e tyre. Unë dëgjoj qytetarët dhe jam në krah të mendimit të tyre. Si banor i Maliqit jam kundër për sa kohë që mendohet se shërbimet janë më cilësore kur janë pranë qytetarit” tha ai.

Read more:Dëmet nga insekti në bujqësi, fermerët e Korçës që kanë mbjellë misër po përballen me situatë të vështirë

Banorët e pranishëm në takim patën qëndrime të ndryshme përballë propozimit për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë.

“Nëse qytetarët nuk vbijnë vërdallë për një shërbim, për mua nuk ka rëndësi fare, rëndësi ka tu shërbejmë qytetarëve” tha një prej tyre

Read more:“Jam Kastrioti, vij nga Drenica e shqiptarëve”, i riu nga Kosova: Kjo qeveri po lejon që në Shkodër të hapet konsullatë serbe!

Një pjesë u shprehën kundër bashkimit, duke ngritur shqetësimin se ndryshimi mund të sjellë largimin e shërbimeve nga qytetarët dhe vështirësi më të mëdha për banorët e njësive administrative.

Nga ana tjetër, pati edhe banorë që e shohin bashkimin si një mundësi për më shumë investime, shërbime dhe zhvillim të zonës.

“Unë mendoj që të mbyllet, përjashto shërbimet që duhet të jenë në territor, pjesa tjetër të mbyllet. Maliqi ka qenë lokalitet. Nuk do bëhëet gjë e madhe. Të paktën të ulen ca taksa. Paguaj taksa 5 milionë lek dhe akoma duan të rrijnë këtu? Le të ikin” tha njëri prej tyre.

Read more:Pamje ‘magjike’ në Tiranë, eklipsi i Diellit ofron spektakël! Shqiptarët ndjekin fenomenin e rrallë natyror! Miliona njerëz në mbarë botën ‘të mbërthyer’ me sytë nga qielli (VIDEO+FOTO)

“Unë nuk dua që Bashkia të prishet sepse nuk kemi mundësi…ne nuk na realizohen ato që kërkojmë duke i pasur këtu , jo më kur të shkrihet. Ne nuk duam të shkrihet. Kryetari i Bashkisë së Maliqit është njeri i ndershëm” tha një grua.

Konsultimet do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Maliq, ndërsa më 20 gusht pritet të zhvillohet mbledhja e posaçme e Këshillit Bashkiak, ku do të miratohet qëndrimi zyrtar për reformën territoriale. Ky qëndrim më pas do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë.

Lexo edhe
Sociale

E premte me temperatura të larta, por edhe me reshje lokale…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Sociale

Saranda ‘zhytet’ në errësirë në mes të sezonit turistik! Pas 1 orë e 15 minuta, nis rikthimi gradual i energjisë elektrike (VIDEO)

Tags: #Investime #keshilli bashkiak #Korce #maliq #Para #pro #reforma territoriale #Shtepia #Takimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E premte me temperatura të larta, por edhe me reshje lokale…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Saranda ‘zhytet’ në errësirë në mes të sezonit turistik! Pas 1 orë e 15 minuta, nis rikthimi gradual i energjisë elektrike (VIDEO)
  • ‘Karamele’ në mes të bulevardit kryesor në Durrës, instalacioni i veçantë para godinës së bashkisë (VIDEO)
  • Lufta me flakët edhe për faunën, arusha me këlyshin e saj fotografohet në Elbasan
  • Tiranë/ Shpërthen tubacioni i ujit në Unazën e Madhe, kufizime të pjeshme të furnizimit në Daias e Lundër! Nuk preken zona të tjera (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Karamele’ në mes të bulevardit kryesor në Durrës, instalacioni i veçantë para godinës së bashkisë (VIDEO)
  • “Plehrat i kemi në Parlament, do të përfundojnë në incenerator”/ Aktivisti: Korrupsionit i erdhi fundi! Kushtetutë dhe model të ri qeverisës!
  • “Shqipëria, pronë e shqiptarëve!”/ I moshuari nga protesta: S’duam që betoni të zëvendësojë identitetin tonë
  • “Mendojnë se do të na largojnë, por jo!”/ Thirrja e gazetarit: Mos u përçani, kjo është protesta më e bukur në botë!
  • Emigranti në Itali i bashkohet protestës: Na kanë vjedhur dinjitetin, drejtësia dhe rregulli s’janë të paarritshme. Bashkohuni në shesh!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 10 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 9 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

E premte me temperatura të larta, por edhe me reshje lokale…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët, vranësira…

• 3 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Saranda ‘zhytet’ në errësirë në mes të sezonit turistik! Pas 1 orë e 15 minuta, nis rikthimi gradual i energjisë elektrike (VIDEO)

Qyteti i Sarandës që prej orës 21:30 mbrëmjen e sotme u ‘zhyt’ në errësirë. Në pamjet e siguruara…

• 50 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

‘Karamele’ në mes të bulevardit kryesor në Durrës, instalacioni i veçantë para godinës së bashkisë (VIDEO)

Kushdo që kaloi sot në mesditë në bulevardin kryesor të Durrësit, u ndesh me një instalacion pak si…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by