Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës
Politikë

76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës

• 14 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

76 ditë protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe, sipas anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari bilanci i këtij mobilizimi qytetar është i rëndësishëm. Në një reagim në rrjetet sociale, Muçollari vlerëson se protesta ka “vrarë frikën” e qytetarëve ndaj qeverisë dhe ka izoluar Edi Ramën dhe njerëzit e tij, të cilët, sipas tij, tashmë komunikojnë vetëm me njëri-tjetrin. Ai thotë se rezistenca e pandërprerë ka nxitur edhe socialistë të pakënaqur të reagojnë më hapur ndaj kryeministrit, ndërsa e cilëson protestën si një përpjekje qytetare që ka përmbysur raportin mes qeverisë dhe qytetarëve.

Reagimi
75 ditë protestë pa ndërprerje e të rinjve, aktivistëve, profesionistëve, pensionistëve, qytetarëve që kanë shqetësime, familjarëve, prindërve, të cilët përfaqësojnë shoqërinë shqiptare në shumicë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës.

Bilanci i këtij zgjimi është i madh.

Më së pari, ata shpëtuan nderin e një vendi që nuk ngrinte krye, edhe pse kishte qeverinë më të korruptuar në Europë, edhe pse njerëzit u shtypën, u tallën e u shpërfillën 13 vjet radhazi.

Read more:“Kërkesat e qytetarëve legjitime dhe europiane”/ Ish-ministri Sandër Lleshaj kundër propozimit të PS për “Territorialen”: Shqipëria nuk është shpk! Të vendoset me referendum

Kjo lëvizje na renditi në radhën e kombeve të qytetëruara që ngrihen në këmbë kundër sundimit dhe qeverisjes së keqe, kundër arbitraritetit e padrejtësive.

Kjo detyrë nuk mund të realizohej dhe të përmbushej vetëm nga Partia Demokratike. Reagimi qytetar ka padyshim një cilësi dhe mesazh tjetër, më gjithëpërfshirës.

Read more:VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet

Edhe pse unë nuk mendoj aspak se marshimi në shesh e zëvendësoi apo dobësoi opozitën. Përkundrazi, PD u konfirmua në të gjitha tezat e qëndrimet e saj, në të gjitha denoncimet e saj për korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin.

Dhe kjo është një fitore e demokratëve, të cilët gjetën mbështetje shoqërore në aksionin e pandalur gjithë këto vite.

Një nga arritjet e kësaj proteste është zvogëlimi dhe izolimi i qeverisë dhe Edi Ramës, kjo për shkak të vrasjes së frikës dhe guximit që kanë fituar qytetarët. Kryeministri dhe njerëzit e tij më të afërt janë prej ditësh në një sferë të mbyllur dhe flasin vetëm me njëri-tjetrin. Ata s’kanë asnjë komunikim me shoqërinë.

Read more:Ish-gjyqtari Skënder Haluci u nda nga jeta papritur, mesazhi i Fatmir Mediut: Të qoftë dheu i lehtë, miku im i shtrenjtë – nuk e besoj që u largove

Jo vetëm nuk kanë kurajon të jenë në një ambient publik dhe shmangin çdo kontakt me qytetarët, pasi e dinë reagimin e tyre, por edhe në ato pak dalje të kontrolluara publike në rrjete sociale apo në media e bëjnë me drojë, duke njohur mirë përgjigjen që marrin.

Përgjigjja është njëzëri: akuzë për korrupsion e abuzim dhe kërkesë për largim.

Read more:“Hajdutët në burg, jo në Evropë”/ Pankartat me mesazhet pikante që vijnë nga protesta e 73

Protesta u ka dhënë zemër edhe disa socialistëve të pakënaqur me Ramën, të cilët janë edhe më aktivë sot. Madje, ka stimuluar edhe debate të forta aty ku askush më parë nuk guxonte të pipëtinte, në ato mbledhjet që Edi Rama i drejton si tiran. Në takimin e fundit që kishte me kryebashkiakët, disa prej tyre janë revoltuar dhe kanë pasur forcën t’i kundërvihen haptazi bosit.

Kjo është një meritë që vjen nga sheshi dhe kuptohet se sa më shumë të rezistojnë ata në bulevard, aq më i madh do të jetë ky përfitim i shoqërisë, kjo përmbysje e raportit. Sepse, në të vërtetë, qeveria duhet të ketë frikë nga njerëzit, jo njerëzit nga qeveria.

Lexo edhe
Politikë

“Në fundjavë Diaspora zbret në shesh”/ “L’indipendente” jehonë protestës kundër Ramës: Kryengritja në Shqipëri nuk ndalet! Kërkesa kryesore dorëheqja e kryeministrit

Politikë

“Rama në krizë imazhi dhe legjitimiteti”/ Këlliçi: Agjencia për Media, drejtori censure. Pankartat i rrëzuan investimin në propagandë

Tags: #debate #Detyrë #Edi Rama #Europë #jetë #Komunikim #kontakt #korrupsion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Në fundjavë Diaspora zbret në shesh”/ “L’indipendente” jehonë protestës kundër Ramës: Kryengritja në Shqipëri nuk ndalet! Kërkesa kryesore dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama në krizë imazhi dhe legjitimiteti”/ Këlliçi: Agjencia për Media, drejtori censure. Pankartat i rrëzuan investimin në propagandë
  • “Jo zhdukjes dhe nihilizmit”/ Memaliaj në protestë kundër reformës territoriale. Shehu: Mbrojnë identitetin dhe historinë
  • 76 ditë protestë/ Vijon revolta qytetare kundër qeverisë. Sot diaspora zbarkon sërish në Tiranë
  • Ngërçi politik në Kosovë/ PDK, AAK dhe LDK kërkojnë sa më shpejt vazhdimin e seancës konstituive
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në fundjavë Diaspora zbret në shesh”/ “L’indipendente” jehonë protestës kundër Ramës: Kryengritja në Shqipëri nuk ndalet! Kërkesa kryesore dorëheqja e kryeministrit
  • Zjarret në Lurë të Dibrës, nis hetimi për shefin e monitorimit të Parkut Kombëtar dhe dy roje
  • “Rama në krizë imazhi dhe legjitimiteti”/ Këlliçi: Agjencia për Media, drejtori censure. Pankartat i rrëzuan investimin në propagandë
  • Ndarja nga jeta e Skënder Halucit, shkrimtari Mitro Çela ndan episodin për dënimin e Ramiz Alisë: S’mund të gjykoj njeriun që më fali jetën
  • 76 ditë protestë/ Vijon revolta qytetare kundër qeverisë. Sot diaspora zbarkon sërish në Tiranë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 13 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 10 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 10 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Në fundjavë Diaspora zbret në shesh”/ “L’indipendente” jehonë protestës kundër Ramës: Kryengritja në Shqipëri nuk ndalet! Kërkesa kryesore dorëheqja e kryeministrit

L’indipendente i ka kushtuar një artikull protestës kundër kryeministrit Edi Rama që mbahet në Tiranë për më shumë…

• 9 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

“Rama në krizë imazhi dhe legjitimiteti”/ Këlliçi: Agjencia për Media, drejtori censure. Pankartat i rrëzuan investimin në propagandë

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar njoftimin e…

• 39 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Jo zhdukjes dhe nihilizmit”/ Memaliaj në protestë kundër reformës territoriale. Shehu: Mbrojnë identitetin dhe historinë

Memaliaj vijon protestat kundër reformës territoriale të propozuar nga qeveria, me qytetarët që kërkojnë mbrojtjen e identitetit, historisë…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by