Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kërkesat e qytetarëve legjitime dhe europiane”/ Ish-ministri Sandër Lleshaj kundër propozimit të PS për “Territorialen”: Shqipëria nuk është shpk! Të vendoset me referendum
Politikë

“Kërkesat e qytetarëve legjitime dhe europiane”/ Ish-ministri Sandër Lleshaj kundër propozimit të PS për “Territorialen”: Shqipëria nuk është shpk! Të vendoset me referendum

• 11 Gusht, 2026 • 11 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Reforma e re Territoriale dhe përplasjet për shkrirjen e bashkive po rikthejnë në qendër të debatit çështjen e autonomisë vendore dhe të përfaqësimit të komuniteteve.

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kundërshton qasjen e qeverisë, duke e cilësuar të gabuar trajtimin e reformës si një proces thjesht administrativ apo menaxherial.

Lleshaj kërkon që qytetarët të kenë fjalën vendimtare për hartën territoriale, përmes konsultimit dhe referendumit, ndërsa paralajmëron se shkrirja e njësive vendore pa konsensus rrezikon të dobësojë identitetin dhe pushtetin e komuniteteve. “Fjala nuk është thjesht për më shumë shërbime, por për më shumë pushtet”, shprehet ai. Në këtë intervistë për gazetën “Panorama”, ish-ministri socialist apelon për një reformë që rikthen autonominë reale të pushtetit vendor.

Read more:“Shkriu” për herë të dytë IMT-në e Himarës/ Tavo: Kam kërkuar inspektorë nga IKMT-ja, e pamundur të mbulojmë territorin. Lejimi i ndërtimit të 5-katëshit i patolerueshëm

Z.Lleshaj! Qeveria po diskuton një Reformë të re Territoriale, që parashikon shkrirjen e rreth 15 bashkive, një arsye më shumë që shqiptarët po protestojnë prej 72 ditësh. A ekziston rreziku që komunitete të tëra të humbasin përfaqësimin dhe identitetin e tyre administrativ?

Nuk e di përse protesta dhe reforma po zhvillohen paralelisht, por di fort mirë se zhvillimi i reformës përtej vëmendjes publike është një dëm i madh. Në një vend demokratik një reformë e tillë është e karakterit të mirëfilltë kushtetues dhe do të duhej të ndiqte një hulli të këtij niveli. Unë kam përshtypjen se qeveria e ka marrë këtë reformë me lehtësi të madhe, edhe për faktin e thjeshtë të etiketimit të saj si 2.0, a thua se reforma të tilla do të duhet të kryhen periodikisht, ashtu sikundër periodikisht aktualizohen produktet e ndryshme digjitale. Ndarja territoriale e vendit është në fakt vendosja e themeleve dhe e kolonave të tij. Dihet mirë se këto punë nuk bëhen përditë, por një herë e mirë. Qasja e qeverisë për ta trajtuar këtë reformë si një detyrë apo tagër të saj është më shumë se çuditshme. Ndarja territoriale dhe administrative e vendit nuk mund të bëhet nga qeveria, pasi në këtë rast hyjnë në rol edhe disa “qeveri” të tjera të nivelit vendor si dhe vetë populli. Edhe kushtetuta jonë e përcakton standardin që për ndarjen territoriale duhet të pyeten qytetarët. Qytetarët, të gjithë qytetarët dhe jo vetëm disa të përzgjedhur ndër ta! Në Europë kjo realizohet me referendum lokale. Nëse Shqipëria dëshiron që të kryejë një reformë të pushtetit vendor të vërtetë, do të duhet që të zbatojë të paktën standardin europian dhe atë kushtetues shqiptar që të pyeten qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes referendumit. Qasja e bërë publike deri tani duket se bazohet në disa parime të menaxhimit dhe të administrimit të biznesit. Dhe, si e tillë, duket krejt pa vend. Shqipëria është një shtet dhe jo një ndërmarrje shpk. apo sha.. Në njëfarë mënyre të thjeshtë, Shqipëria duhet parë si një trup i gjallë, ku të domosdoshme janë të gjitha organet e tij, pavarësisht madhësisë, vendndodhjes apo rolit. Ashtu sikundër edhe truri, edhe zemra, edhe pankreasi dhe mëlçia, dhe veshkat edhe organet e tjera janë të domosdoshme për trupin e njeriut, ashtu të domosdoshme janë për Shqipërinë edhe Mirdita, Labëria, Mallakastra, Malësia e Madhe, Lunxheria, Dukagjini, Dibra, Kolonja, Mati, Myzeqeja, Zadrima, Gora, Luma, Dangëllia, Hasi, Çermenika, Devolli e të tjera krahina mbi të cilat ajo është themeluar që në vitin e parë të krijimit të saj më 1912.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO, avokati Ndreca: Tejkalon kompetencat, gjyqtari është zot i seancës! Siguria vendoset pa cenuar të drejtat e liritë

Si mund të garantohet që zonat rurale të mos mbeten edhe më të izoluara? Cilat janë rreziqet më të mëdha nëse reforma zbatohet pa konsensus?

Kam ndjekur me tronditje lehtësinë me të cilën autorët e reformës kanë argumentuar propozimet e bëra. Qasja e tyre ka një qasje përgjithësisht të natyrës administrative dhe burokratike, duke injoruar në mënyrë flagrante natyrën kryesisht politike që duhet të ketë reforma. Sigurisht që në kushtet e sotme, në pikëpamje teknike dhe administrative, Shqipëria mund të kishte edhe shtatë, tri apo edhe vetëm një bashki. Madje, më falni për ironinë, por sipas një logjike të menaxhimit eficient ekonomik dhe financiar, dikush mund të na ofronte nesër perspektivën që krejt Shqipëria të bëhej një rajon apo një bashki e një shteti tjetër, pasi shërbimet do të mund të ofroheshin në mënyrë më efektive dhe profesionale! Por… këto nuk janë çështje shërbimesh, por pushteti! Shqipëria duhet të jetë shtet pasi shqiptarët duan të qeverisin veten e tyre, edhe pse e dinë mirë që nga shteti i tyre marrin shërbime të kufizuara, që mbase Italia për shembull, do të mund t’i ofronte më mirë. Në nuk mund të heqim dorë kurrë nga sovraniteti ynë, që do të thotë nga pushteti ynë mbi vendin tonë në emër të një formule më të mirë shërbimesh. Por e njëjta logjikë vlen dhe për nivelin vendor të pushtetit. Edhe qytetarët që indentifikohen si mirditas, lebër, mallakastriotë, malësorë, lunxhiotë, dukagjinas, dibranë, kolonjarë, matjanë, myzeqarë, zadrimorë, gorarë, lumjanë, hasjanë, devollinj apo ndryshe duhet të kenë pushtet mbi veten e tyre, mbi tokat, mbi ujrat, mbi pasuritë natyrore. Ata nuk mund t’i injorojmë dhe t’i vendosim nën pushtetin e dikujt tjetër pavarësisht cilësive menaxheriale edhe brilliante të këtij të fundit. Njerëzit nuk i bashkojnë familjet e tyre me të tjerë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve. Po ashtu as komunitetet nuk heqin dorë nga atributetet e veta për t’u nënrenditur në një strukturë tjetër, për faktin e thjeshtë se duan të jenë të pavarur, pra duan që të kenë PUSHTET, të kenë pushtetin e tyre që u buron nga Kushtetuta. Edhe një herë, fjala nuk është thjesht për më shumë shërbime, por për më shumë pushtet. Njerzit kanë nevojë dhe të drejtë që të ushtrojnë vetë pushtetin, përmes organeve të pushtetit të tyre vendor dhe për këtë arsye ata duan AUTONOMI dhe jo kontroll apo nënrenditje për arsye menaxheriale.

Read more:LIVE- “Shtëpitë na i ka vjedhur Balluku me 300 apartamente”…/ Kola ‘feston’ ditëlindjen e vajzës në sheh: Rezistenca kundër Ramës vazhdon! PS e korruptuar, opozita e shitur

Në bashkitë që janë në projekt për shkritje kanë nisur protestat. Si e shihni reagimin qytetar…?

Në këtë rast e drejta për të protestuar dhe më pas për të marrë vendime është e qytetarëve dhe thjeshtë e zyrtarëve bashkiakë. Qytetarët do të duhet që sot, më në fund të kuptojnë se ndarja territoriale e vendit u përket vetëm atyre, pasi bëhet fjalë për vendin e tyre, mbi të cilin vetëm ata kanë të drejta të vendosin. Në rastin e ndarjes territoriale, qytetarët do të duhet të vendosin vetë. Në këtë rast, ata nuk kanë përse të hartojnë lutje apo kërkesa ndaj autoriteteve që nuk kanë tagër të vendosin mbi tokën e tyre.

Read more:Rreziqet për mëlçinë dhe pankreasin, kirurgu Arbër Morina i sqaron në podcastin "Shëndeti në rend të parë"

A duhet qeveria të pezullojë procesin derisa të zhvillohen konsultime më të gjera me komunitetet?

Kjo është gjëja më e vogël që mund të bëhet. Shqipëria gjatë diktaturës humbi krejtësisht natyrën e saj si një shtet i ngritur mbi bazën e krahinave dhe qyteteve me profil shumë të spikatur, të cilat së bashku i jepinin vendit natyrën e një mozaiku të mrekullueshëm traditash, kostumesh, etnografie, dialektesh dhe vetëdije kombëtare me nuance të bukura rajonale. Ishin krahinat dhe qytetet e saj me famë që e krijuan Shqipërinë më 1912-ën dhe jo e kundërta. Më vonë Shqipëria zyrtare i rrafshoi krahinat dhe qytetet, në emër të një unitarizimi që vetëm sa e ka zbehur dhe dobësuar vendin. Në logjikën e një diktature të mirëfilltë njësitë e vetëqeverisjes vendore u zëvendsuan me komitetet ekzekutive. Por sot ka ardhur më në fund koha që të ndahemi nga mentaliteti i strukturave ekzektutive vendore që mbajnë gabimisht e sa për iluzion emërtimin njësi të qeverisjes vendore. Duke rikthyer qytetet dhe krahinat e saj historike dhe duke u dhënë pushtet në nivelin e autonomisë vendore, Shqipëria do të forcojë rrënjët dhe themelet e saj. Dhe me rikthim nuk nënkuptoj thjesht ruajtjen e emrave të tyre, por një ndarje të shëndetshme të pushtetit qëndror me atë vendor, në favor të këtij të fundit. Në këtë mënyrë do të zgjidhej edhe shqetësimi apo alibia për “bashkitë e varfra dhe ineficiente”. Arsyeja se përse ato kanë mbetur vërtet të tilla nuk është ekzistenca, por në fakt moskzistenca reale e tyre. Ato janë të varfra jo sepse ekzistojnë, por sepse nuk kanë pushtet për të përdorur burimet dhe kapacitetet e tyre që shpërdorohen nga qendra. Ndaj kërkesat e qytetarëvë për ekzistencë dhe autonomi vendore janë legjitime dhe krejtëisht europiane. Kam dëgjuar këto ditë se një i ri në Mirditë është marrë në hetim penal se kinse paska artikuluar idenë e autonomisë së Mirditës. A e kuptoni se sa vite dritë larg Europës jemi? Jo vetëm Mirdita, por të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri duhet të bëhen autonome, pasi autonomia e pushtetit vendor është një ndër parimet dhe themelet e Bashkimit Europian. Autonomia nuk e dobëson, por e forcon dhe e pasuron pushtetin qëndror, i cili deri tani merret me shumë më kot me punë vendore, duke lënë jetime ato qëndroret.

Read more:“Pushtojini këta pengmarrës me fuqinë e Skënderbeut”/ Protestuesi nga diaspora rrëqeth me vargjet e Fishtës: Kthehuni shqiptarë, ta marrim fain në dorë

A duhet të rishikohet harta e propozuar nga mazhoranca?

Që harta të marrë vlerë ajo duhet të burojë nga qytetarët. Ata i dijnë mirë kufijtë e pronave të familjes, të fshatit apo të krahinës së tyre. Të gjithë ata kufij kanë qenë struktura mbi të cilat është ndërtuar jeta e shqiptarëve dhe e Shqipërisë. Kufijtë administrativë, kanë po atë rëndësi që ka kufiri shtetor në kuptimin e interesave të komuniteteve dhe individëve. Ndaj këta kufij duhet të përcaktohen më në fund pas rrafshimit total që diktatura komuniste i bëri qeverisjes vendore, e cila pas rrëzimit të regjimit u ringrit vetëm si një fasadë burokratike, por pa asnjë brendi, duke e shndërruar këtë pushtet thelbësor për shqiptarët në të vërtetë në një butafori. Kjo e shumë arsye të tjera duhet të jenë motive që qeveria të ndalojë pak dhe të mendojë shumë. Shqiptarëve nuk u duhet edicioni i radhës i reformës, në rastin e tanishëm 2.0, por një reformë historike për të rivendosur themelet e shtetit. Kjo kërkon kohë, qetësi dhe mend, të cilat për momentin nuk duken gjëkundi. E di që u zgjata shumë dhe pak kush do të më japë kohën e tij për këto që shkruajta. Ndaj për shumicën që nuk ka përse lexon të gjithë intervistën kam dy mesazhe: Së pari, tani ka ardhur koha që të bëjmë ligjin për partitë politike për të hequr monopolin e tyre dhe për të vendosur demokracinë brenda partive. Së dyti, tani është koha për t’i dhënë Shqipërisë trajtën e një shteti perendimor, ku njësitë vendore nuk janë struktura ekzekutive të pushtetit qëndror, por pushtet real me atribute të qarta autonomie vendore.

Lexo edhe
Politikë

“Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti

Politikë

“Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për “RAMS Albania” me 1 euro dhe pa konkurrim! Çështja do t’i referohet SPAK

Tags: #Detyrë #Europë #Italia #jetë #Kufiri #Kushtetuta #Mirdita #Pankreasi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti
  • “Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për “RAMS Albania” me 1 euro dhe pa konkurrim! Çështja do t’i referohet SPAK
  • Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”
  • Kriza politike/ BE mesazh Kosovës: Partitë të arrijnë marrëveshjen për një president konsensual
  • Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për “RAMS Albania” me 1 euro dhe pa konkurrim! Çështja do t’i referohet SPAK
  • Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, ndërhyjnë 2 avionë! Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
  • Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”
  • Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
  • Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 42 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 16 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 10 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një vizitë në Fushë-Arrëz, ku ka shprehur…

• 26 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për “RAMS Albania” me 1 euro dhe pa konkurrim! Çështja do t’i referohet SPAK

Partia Demokratike ka denoncuar procedurën e ndjekur nga qeveria për projektin “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, duke pretenduar se…

• 26 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”

Në qytetin e Cërrikut ka nisur firmosja e një peticioni kundër propozimit për ndarjen e re administrativo-territoriale. Banorë…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by