Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Më mirë Konjufca se një president pensionist”/ Paralajmëron Çollaku: Kosova po rrëshqet drejt absurdit, rrezikohet konflikti civil. Apokaliptike nëse shkohet sërish në zgjedhje
Politikë

“Më mirë Konjufca se një president pensionist”/ Paralajmëron Çollaku: Kosova po rrëshqet drejt absurdit, rrezikohet konflikti civil. Apokaliptike nëse shkohet sërish në zgjedhje

• 14 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti dhe kandidati për deputet në listën e LDK-së, Kreshnik Çollaku, ka komentuar situatën politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si një krizë institucionale që, sipas tij, po rrëshqet drejt absurdit.

I ftuar në emisionin “Programi i drekës” në News24 me Ola Brukon, Çollaku tha se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar dhe se vendi po përballet me një situatë ku institucionet nuk janë funksionale.

Read more:“Na vunë si në radhë të vajgurit”/ Kopja e projekt-marrëveshjes me SHBA “mollë sherri” në Kuvend, Korreshi: Ne deputetët qenkemi “lëng groshe” sipas shokut Niko

“Bëhet fjalë për një krizë institucionale. Parlamenti duhej të konstituohej 30 ditë pas zgjedhjeve. Dhe nëse nuk arrihet, parlamenti shpërndahet. Ky afat që përcaktoi edhe Kushtetuesja është djegur. Sot çdo institucion i Kuvendit të Kosovës, qeveria, janë jo kushtetuese. Po rrëshqet situata drejt absurdit”, tha ai.

Çollaku ngriti shqetësimin edhe për pasojat që mund të ketë kjo situatë në rast të një kërcënimi të jashtëm ndaj Kosovës. Ai vlerësoi vendimin e LDK-së për të hequr dorë nga pretendimet për qeverinë apo presidencën, duke e cilësuar këtë si një hap që mund të ndihmojë në zhbllokimin e situatës. Duke folur për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Çollaku u shpreh në favor të një figure të fortë politike, duke deklaruar se në kushtet aktuale do të ishte më mirë që vendi të kishte një figurë si Glauk Konjufca, sesa një president pa profil politik.

Read more:Harta e re territoriale – Bashkia Cërrik nis zyrtarisht konsultimet publike, kryebashkiaku Doka: Vendimi duhet të ndërtohet mbi zërin e qytetarëve, jo mbi debatet politike

Çollaku paralajmëroi gjithashtu se rikthimi i vazhdueshëm në zgjedhje do të ishte një skenar shumë i rëndë për Kosovën. “Ka për të qenë apokaliptike nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje. Katër-pesë herë zgjedhje e projekton vendin si shtet kushtetues të dështuar”, përfundoi ai.

“Bëhet fjalë për një krizë institucionale. Parlamenti duhej të konstituohej 30 ditë pas zgjedhjeve. Dhe nëse nuk arrihet, parlamenti shpërndahet. Ky afat që përcaktoi edhe Kushtetuesja është djegur. Sot çdo institucion i Kuvendit të Kosovës, qeveria, janë jo kushtetuese. Po rrëshqet situata drejt absurdit. Kushtetuta e ndalon që një deputet të jetë dhe anëtar i partisë. Ndaj ata janë deputetë. Kjo është shkelje e pastër. Jemi drejt absurdit, shkarjes. Nëse Kosova ashtësohet nga një vend, nuk ka një institucion kushtetues që të marrë vendime.

Read more:Takime të ndara në nivel kryenegociatorësh në Bruksel

Ky radikalitet politik po shkon në radikalitet social. Ndaj, për të shmangur këtë çmenduri, ka qenë dhe mbrëmë ajo sjellja e LDK-së që ka hapur rrugë dhe ka hequr dorë nga çdo pretendim për qeveri apo president. Pasi mund të shkohet deri në konflikt civil. Ata njerëz janë të pafajshëm, të pafajshëm.

Nuk mendoj se do të ketë qetësi Kosova pa u shëruar nga kjo sëmundje që e ka kapur. Se një forcë politike kërkon që t’i ketë të gjitha institucionet në dorë, të gjitha pushtetet. Këtë radhë ndodh që një forcë politike do që t’i ketë të gjitha institucionet. Loja që ndodh është: Kosova, klasa politike, opozita, janë para këtij shantazhi, ose presidentin ta marrë forca e parë që ka fituar zgjedhjet, ose një president pa ngjyrë, që zgjidhet prapë nga partia që ka fituar zgjedhjet.

Read more:Protestuesi nga tubimi para Kryeministrisë: Rama përbuzje ndaj shqiptarëve. Si thonë dibranët; ik me të majra ose…

Kosova nuk është Gjermania apo Malta, por ka një sovranitet të diskutuar, me territor të cenuar. Jam pro, për shembull, Konjufcës, sesa një presidenti pensionist. Nuk është Kosova në kushtet për të pasur një president në pension. Osmani dhe LDK-ja e hoqën ambicien për të qenë presidente. Dje LDK-ja e çliroi situatën në Kosovë. Sot maxhoranca nuk ka asnjë pengesë që të mos krijojë më këtë antikushtetutshmëri dhe të mos rrezikojë Kosovën. Në mendimin tim, Kosovës nuk i duhet një president pensionist, por një figurë e fortë. Ka për të qenë apokaliptike nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje. Katër-pesë herë zgjedhje e projekton vendin si shtet kushtetues të dështuar”, deklaroi Çollaku.

Lexo edhe
Politikë

Dita e Shën Mërisë, Kryepiskopi Joani bashkëmeshon me Patriarkun Ekumenik Bartholomeu (VIDEO)

Politikë

“Kryeministri duhet të largohet si i paaftë”/ Fjalimi i harruar i Ramës në opozitë dhe përgjigjja e tij sot kur qytetarët i kërkojnë të largohet (VIDEO)

Tags: #Deputet #Gjermania #Glauk konjufca #Institucion #jetë #Kosova #kosove #Kushtetuta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dita e Shën Mërisë, Kryepiskopi Joani bashkëmeshon me Patriarkun Ekumenik Bartholomeu (VIDEO)
  • “Kryeministri duhet të largohet si i paaftë”/ Fjalimi i harruar i Ramës në opozitë dhe përgjigjja e tij sot kur qytetarët i kërkojnë të largohet (VIDEO)
  • Rama i quan protestuesit sorra e korba/ Eksperti i IT me mbishkrimin simbolik në studion e “News24”, ironizon kryeministrin: ‘Kufomë politike’! Ne si sorra na ka thirrur era e coftinës politike…
  • Protesta kundër Ramës dhe roli i Diasporës/ Suela Mehdini ndan mesazhin e europarlamentarëve: Sheshi do të jetë fitorja juaj!
  • “Ajo që pamë në Zvërnec na tronditi”/ Aktivistja nga Diaspora e Milanos: I kemi dhënë impakt protestës antiqeveritare në Tiranë. Në shtator do të shkojmë në PE
Nga të njëjtat tag-e
  • Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg
  • Protesta kundër Ramës dhe roli i Diasporës/ Suela Mehdini ndan mesazhin e europarlamentarëve: Sheshi do të jetë fitorja juaj!
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • Transportonin armë zjarri nga Kosova, 2 në pranga në Maminas! Sekuestrohen 3 pistoleta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 11 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 10 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Rama s’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja e tij 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident tragjik në Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! 2 motra humbin jetën, u mbytën nga uji (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Dita e Shën Mërisë, Kryepiskopi Joani bashkëmeshon me Patriarkun Ekumenik Bartholomeu (VIDEO)

Me rastin e së kremtes së Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Kryeministri duhet të largohet si i paaftë”/ Fjalimi i harruar i Ramës në opozitë dhe përgjigjja e tij sot kur qytetarët i kërkojnë të largohet (VIDEO)

Përballja e retorikës politike ndër vite nxjerr në pah një kontrast të thellë mes standardeve që Edi Rama…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Rama i quan protestuesit sorra e korba/ Eksperti i IT me mbishkrimin simbolik në studion e “News24”, ironizon kryeministrin: ‘Kufomë politike’! Ne si sorra na ka thirrur era e coftinës politike…

Eksperti i IT , Besmir Semanaj në një intervistë në “News24” foli për protestën kundër kryeministrit Edi Rama…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by