Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg
Sociale

Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg

• 15 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasi kultivoi mollë, qershi dhe arra, fermeri Qatip Doda zbuloi se fitimi ishte tjetërkund. Tek mjedra! Një frut i ri në vendin tonë, mjaft i kërkuar nga tregu. Eksperiencën e mori në Kosovë dhe sot ka një prodhim të bollshëm. Historinë e tij, fermeri dibran, me profesion agronom, e ka rrëfyer për mikrofonin e Report TV.

Në Maqellarë të Dibrës, një frut i vogël i ka ndryshuar jetën, 70-vjeçarit, Qatip Doda.

Agronom në profesion, prej disa vitesh, ka ngritur fermën e tij dhe kultivon disa fruta, por më e spikatura është mjedra.

“Profesioni im është agronom. Kam punuar për 40 vjet në ekonominë bujqësore. Pas vitit ’91, përveç profesionit si agronom, iu përkushtova edhe fermës, duke gërshetuar punën e specialistit me atë të fermerit”, thotë Doda.

Nga një hektar tokë në fillim, sot administron 4 hektarë, ku kultivon mollë, qershi, rrush, arra dhe prej 2 vitesh edhe mjedër.

Read more:Perimet u shtrenjtuan, ekspertët: Çmimet u rritën edhe për shkak oligopoleve, importi vetëm në pak duar

Por si e zbuloi mjedrën, si frutin më fitimprurës?!

“Në Kosovë kultivohet afërsisht mbi 1 mijë hektarë, kurse në Shqipëri kemi pak sipërfaqe, rreth 15-20 hektarë. Kemi përfituar edhe këshilla teknike nga specialistë mjaft të shkëlqyer të Kosovës, sepse në Kosovë është sipërfaqja më e madhe e kultivuar me mjedër”, shpjegon ai.

Një mundësi financimi nga shteti i dha shtysë për të kultivuar mjedren dhe sot nuk arrin të përballojë tregun pasi kërkesa është e lartë.

“Bëmë një punë përgatitore me punimin e tokës, plehërimin me pleh organik. Janë përdorur rreth 1 mijë kuintal pleh organik për hektar dhe realizuam mbjelljen në muajin qershor”, thotë Doda.

Read more:Emigranti në Itali i bashkohet protestës: Na kanë vjedhur dinjitetin, drejtësia dhe rregulli s’janë të paarritshme. Bashkohuni në shesh!

Parcela e parë u ngrit në 3 dynymë dhe mori 3 kuintalë prodhim. Por këtë vit, prodhimi ka dalë përtej parashikimeve.

“Ky vit ka qenë prodhimi shumë i mbarë, jashtë parashikimeve të mia si specialist. Kemi filluar vjeljen që në fillim të qershorit dhe mendojmë të vjelim edhe gushtin, gjithë gushtin, edhe shtatorin, ndoshta edhe tetorin”, shprehet fermeri.

Vjeljen e bën çdo ditë dhe prodhimi shkon direkt në tregjet e Tiranës e Durrësit, pasi nuk ka magazina frigoriferike.

“Normalisht duhet të vilet çdo ditë, sepse temperaturat e larta e shpejtojnë pjekjen dhe zbutet fruti. Ne çdo ditë e bëjmë lëvizjen e prodhimit nga parcela për në tregun e Tiranës”, shpjegon i moshuari.

Read more:“Merrni pastruese nga Greqia dhe e bëni zv/kryeministre”/ I riu ironizon Belinda Ballukun dhe sfidon Ramën: U kap duke vjedhur në mes të ditës dhe nuk është në burg. Të japim besën se nuk lëvizim pa të rrëzuar

70-vjecari ka kultivuar disa varietete mjedre, me origjine amerikane, italiane dhe polake dhe vitin tjetër mendon t’i shtojë parcelat.

“Duke parë ecurinë e kësaj kulture këtë vit, kam kultivuar edhe një parcelë tjetër me 1,500 fidanë. I kam mbjellë në vazo, me sistem vaditjeje me pika dhe me torfë specifike për kulturën e mjedrës”, thotë ai.

Ajo që e bën këtë kulturë tërheqëse nuk është vetëm prodhimi, por çmimi. Mjedra shitet me shumicë nga 600 deri në 800 lekë për kilogram, në varësi të periudhës dhe kërkesa rritet çdo ditë.

“Çmimi i mjedrës, sipas periudhave, shkon nga 600-800 lekë kilogrami. Është çmim shumë i mirë për ne fermerët. Kemi pasur kërkesa direkt nga ferma, në Peshkopi dhe fshatrat përreth, ndërsa tani kemi shumë kërkesa në Tiranë dhe Durrës. Duhet të kesh dhoma frigoriferike që ta mbash në freski derisa të kalojë në treg, ose duhet patjetër të kalojë çdo ditë në tregun e freskët”, thotë fermeri.

Read more:Revolta e 68/ “4 muaj pa ilaçe, pensioni nuk më del as për trajtimin”, denoncimi i fortë i qytetarit: Mungon medikamenti dhe çmimet në Shqipëri shumë të shtrenjta

Në ditët e pikut, Qatipi nuk e përballon dot vjeljen me familjen ndaj ka punësuar disa të rinj të zonës.

Si specialist tashmë përçon mesazhin se fermerët e Dibrës e kanë të ardhmen në tokën e tyre, jo përtej kufirit.

“Ka kultura bujqësore shumë rentabël, shumë fitimprurëse, sidomos mjedra. Po të punosh dhe t’i përkushtohesh, ka fitim. Nuk ka nevojë të shkosh në Greqi, Gjermani apo Itali”, përmbyll ai.

Lexo edhe
Sociale

‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe

Sociale

Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive

Tags: #Diber #Durres #fermerët #fruta #gjermani #greqi #itali #kosove #mjeder #Qatip Doda

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
  • Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 4 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe

Programi pas-shkollor, që prej 1 tetorit po zbatohet në 408 shkolla në vend. Report Tv bisedoi me nxënës…

• 11 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive

FIER– 400 persona janë diagoniskuar me tumore gjatë 9 muajve te pare te vitit ne qarkun e Fierit.…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë

Mbi 7 mijë studentë u ulën për herë të parë në auditore, në 6 universitetet publike të rretheve:…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by