Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Zjarret/ Partia e Lirisë propozon 4 nisma: Nga shpallja e fatkeqësisë natyrore te pagesat shtesë të menjëhershme për zjarrfikësit
Politikë

Zjarret/ Partia e Lirisë propozon 4 nisma: Nga shpallja e fatkeqësisë natyrore te pagesat shtesë të menjëhershme për zjarrfikësit

• 14 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia e Lirisë ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke e cilësuar gjendjen si “katastrofike”, ndërsa ka propozuar katër masa për përballimin e situatës dhe mbështetjen e zjarrfikësve dhe qytetarëve të prekur.

Në një deklaratë, Blushi akuzon qeverinë për menaxhim të dobët të situatës dhe kritikon mungesën e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për zjarrfikësit. Ai shpreh gjithashtu mirënjohje për punën e tyre, por thekson se “nuk mund të kërkosh heroizëm nga zjarrfikësit për të fshehur paaftësinë e shtetit”.

Read more:Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti

Sipas Blushit, zjarrfikësit përballen me rrezikun çdo ditë, ndërsa ende nuk kanë marrë shpërblimet dhe pagesat për orët shtesë të punës gjatë këtyre ditëve.

Read more:Ngërçi politik në Kosovë/ PDK, AAK dhe LDK kërkojnë sa më shpejt vazhdimin e seancës konstituive

Partia e Lirisë kërkon, së pari, shpalljen pa vonesë të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore në të gjitha zonat e dëmtuara nga zjarret, me qëllim garantimin e dëmshpërblimit për qytetarët që kanë humbur pronat dhe pasuritë e tyre.

Së dyti, Blushi i kërkon Presidentit të Republikës të mbledhë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për hartimin e një strategjie të përbashkët dhe koordinimin e institucioneve, duke mobilizuar burimet kombëtare dhe duke siguruar mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare.

Read more:“PS nuk është më parti, por organizatë”/ Protesta e 68, aktivisti Myftari: Rama të merret nën hetim! Mbrojtja e Ballukut tregoi krizën e qeverisë

Së treti, sipas Partisë së Lirisë, qeveria duhet t’i drejtohet menjëherë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, me argumentin se prioritet duhet të jetë shpëtimi i jetëve dhe mbrojtja e pasurive publike e private.

Read more:Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Janë braktisur qytetarët dhe zjarrfikësit

Së katërti, kërkohet pagesa e menjëhershme e të gjitha orëve shtesë për zjarrfikësit, dhënia e të paktën një page shpërblim dhe pajisja e tyre me mjetet dhe veshjet profesionale të nevojshme për ndërhyrjet në terren.

Read more:BIRN: I sfiduar nga protesta e Flamingove, Rama forcon sektorin e propagandës

DEKLARATA
Shqipëria po përballet me një situatë katastrofike por jo të papritur nga zjarret, që kanë shkrumbuar pyje, ullishte, dru frutorë, kullota, pasuri privat e publike, duke rrezikuar seriozisht jetë njerëzish dhe vetë stabilitetin social të komuniteteve të prekura.
Në shumë zona të vendit, situata është jashtë kontrollit, mijëra hektarë tonë janë përvëluar, ndërsa Edi Rama vazhdon të vazhdon të shëllehet në Dhërmi, sillet asgjë nuk po ndodh.
Është jo vetëm e papranueshme, por krim me dashje, që pas vitesh zjarresh shkatërruese, Edi Rama vijon të ulë fondet për emergjencat civile kur ndërkohë vit pas viti emergjencat shtohen dhe Shqipëria ende nuk ka as edhe një avion të vetin zjarrfikës.
Pamjet dramatike të zjarrfikësve që luftojnë me flakët me degë shkurresh, pa pajisjet, mjetet dhe veshjet profesionale që kërkon një ndërhyrje e tillë është skandaloze.
Mirënjohje maksimale dhe nderim për sakrificat e zjarrfikësve, që po përballen me flakët në vijën e parë të betejës duke kryer me shumë përgjegjshmëri detyrën e tyre, por nuk mund të kërkosh heroizëm nga zjarrfikësit për të fshehur paaftësinë e shtetit.
Këta heronj që paguhen me paga qesharake, përballen me rrezikun çdo ditë dhe, për më tepër, ende nuk kanë marrë shpërblimin që u takon dhe as pagesat për orët shtesë të punës në këto ditë të jashtëzakonshme.
Ndërsa zjarrfikësit sakrifikojnë, Edi Rama nuk e ve ujin në zjarr, por vijon të mos ndërpresë pagesat për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe të financojë aferat qindra milionshe, pa kryer asnjë shërbim, nga tenderat për tigrat rangallë të Vlorës e deri te tenderat sekretë që nuk po ndalen as në pikun e vapës.
Duke patur prioritet absolut, interesin publik, mbrojtjen e pronave, pasurisë, jetës dhe shëndetit të qytetarëve, në zonat e prekura nga zjarri, Partia e Lirisë kërkon menjëherë
Së pari, shpalljen pa asnjë vonesë të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore në të gjitha zonat e dëmtuara nga zjarret, me qëllim garantimin e dëmshpërblimit të plotë për qytetarët që kanë humbur pronat dhe pasuritë e tyre.
Së dyti, i kërkojmë Presidentit të Republikës të mbledhë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për një strategji të përbashkët dhe koordinim real të të gjitha institucioneve, duke mobilizuar çdo burim kombëtar dhe duke siguruar mbështetjen ndërkombëtare të nevojshme.
Së treti, qeveria duhet t’i drejtohet menjëherë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, sepse në këtë situatë prioritet absolut është shpëtimi i jetëve dhe mbrojtja e pasurive publike e private, jo propaganda e qeverisë.
Së katërti, Partia e Lirisë kërkon kryerjen e pagesës së menjëhershme të të gjitha orëve shtesë për zjarrfikësit, dhënien pa as më të voglën vonesë të së paku një page shpërblim dhe pajisjen e të gjithë atyre që janë në vijën e parë të luftës me flakët me të gjitha mjetet dhe veshjet e duhura profesionale.
Nuk mund të dërgohen njerëz në vijën e zjarrit të veshur si për të dalë në rrugë dhe pastaj të quhen “heronj” pasi kanë rrezikuar jetën.
Shqipëria nuk po digjet vetëm nga zjarri, por nga korrupsioni, shpërdorimi dhe papërgjegjshmëria ekstreme e një shteti që ka braktisur qytetarët e vet.
Ndaj në kushtet kur Qeveria i ka braktisur qytetarët dhe zjarrfikësit, duke i lënë në mëshirë të fatit, Partia e Lirisë u bën thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura nga zjarri, të solidarizohen, të vetëorganizohen dhe të mos e braktisin njëri-tjetrin, por të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe pasuritë e tyre.
Sepse Edi Rama dhe shteti është me pushime, por flakët jo.

Lexo edhe
Politikë

“Libri ‘Albanian Files’ u botua në Zyrih”/ Gazeta zvicerane: Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimeve

Politikë

“Më mirë Konjufca se një president pensionist”/ Paralajmëron Çollaku: Kosova po rrëshqet drejt absurdit, rrezikohet konflikti civil. Apokaliptike nëse shkohet sërish në zgjedhje

Tags: #avion #Edi Rama #Emergjencat Civile #jetë #Mbrojtja #Nisma #Pagesa #Private

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Libri ‘Albanian Files’ u botua në Zyrih”/ Gazeta zvicerane: Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimeve
  • “Më mirë Konjufca se një president pensionist”/ Paralajmëron Çollaku: Kosova po rrëshqet drejt absurdit, rrezikohet konflikti civil. Apokaliptike nëse shkohet sërish në zgjedhje
  • Rama e përjashtoi nga mbledhja, kreu i Bashkisë Selenicë: Propozimin për shkrirjen e mësova nga mediat. Të majtë e të djathë votuan unanimisht kundër bashkimit me Vlorën
  • Revolta kundër Ramës përtej kufijve/ Nga Gjermania e Franca, mediat e huaja pasqyrojnë protestën: BE duhet të mbështesë rininë shqiptare
  • I thonë jo propozimit të Ramës/ Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, Këshilli Bashkiak në seancë të jashtëzakonshme
Nga të njëjtat tag-e
  • Aktivistja turke Julide Yazici e kërkuar nga Ankaraja, kundërshton ‘arrestin me burg’! Avokati: Të hënën ankimimi në Apel
  • “Libri ‘Albanian Files’ u botua në Zyrih”/ Gazeta zvicerane: Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimeve
  • “Më mirë Konjufca se një president pensionist”/ Paralajmëron Çollaku: Kosova po rrëshqet drejt absurdit, rrezikohet konflikti civil. Apokaliptike nëse shkohet sërish në zgjedhje
  • Revolta kundër Ramës përtej kufijve/ Nga Gjermania e Franca, mediat e huaja pasqyrojnë protestën: BE duhet të mbështesë rininë shqiptare
  • Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 11 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 10 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë Valëvit prej 74 ditësh në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini rrëfen kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë! Në shesh deri në largimin e Ramës (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Libri ‘Albanian Files’ u botua në Zyrih”/ Gazeta zvicerane: Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimeve

Gazeta e njohur zvicerane ‘Tages Anzeiger’ publikoi një shkrim të gjatë në lidhje me zhvillimet e fundit në…

• 31 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Më mirë Konjufca se një president pensionist”/ Paralajmëron Çollaku: Kosova po rrëshqet drejt absurdit, rrezikohet konflikti civil. Apokaliptike nëse shkohet sërish në zgjedhje

Analisti dhe kandidati për deputet në listën e LDK-së, Kreshnik Çollaku, ka komentuar situatën politike në Kosovë, duke…

• 31 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Rama e përjashtoi nga mbledhja, kreu i Bashkisë Selenicë: Propozimin për shkrirjen e mësova nga mediat. Të majtë e të djathë votuan unanimisht kundër bashkimit me Vlorën

Kreu i Bashkisë së Selenicës Nertil Bellaj është kundër shkrirjes së bashkisë që drejton. “Propozimin për shkrirjen e…

• 31 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by