Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri
Kronikë

Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri

• 14 Gusht, 2026 • 9 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej 4 ditësh, zjarri i përmasave të mëdha ka djegur mbi 300 hektarë pyje me bredh, pishë te zezë dhe kullota në Parkun Kombëtar të Lurës.

Aktualisht në terren janë 65 efektivë të FA dhe një zjarrfikëse. Zjarri është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat.

Më herët në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe dy avionë Air Tractor dhe dy helikopterë. Ndaj dy rojeve dhe përgjegjësit të parkut nisën hetimet, por Policia ende s’ka identifikuar autorin e zjarrvënies.

Në Abaze të Krujës, është ende aktive një vatër zjarri, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. në terren janë 32 efektivë, 1 zjarrfikëse, 1 ambulancë dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura.

Edhe në Zidoll situata është kritike. Aktualisht po punohet nga ajri dhe nga toka, sepse afër gjenden depot me municione të guroreve. Situata është e vështirë pasi rrezikohet edhe Krasta. Gjatë operacionit u lëndua në këmbë, nga rënia e gurëve, zjarrfikësi Ali Tupi.

Në Dajt 2 helikopterë të Forcës Ajrore janë angazhuar për fikjen e zjarrit, i cili nuk paraqet rrezik për banesat apo bizneset.

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur ne pyjet e Tërbunit ne Pukë, ku flakët po përhapen me shpejtësi nga era. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor nuk mund të ndërhyjnë pasi nuk ka rruge.

Po kështu po digjen masive pyjore në Bulqizë, Përmet, Mirditë, Shkodër, Librazhd e Cërrik.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 800 efektive me 60 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, 2 avionë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:24

Krujë/ Zidolli i mbuluar nga tymi, zjarrfikësit në garë me kohën për të shuar flakët

Në kushte të vështira dhe me rrezik të lartë, forcat zjarrfikëse në Zidoll të Krujës nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe po vijojnë punën për të shuar çdo vatër zjarri që kërcënon zonën.

Pamjet e siguruara nga korrespondentët e Report TV tregojnë pemë të shkrumbuara, zonën e mbuluar nga tymi dhe zjarrfikësit që punojnë pa ndërprerje për të shuar flakët.

Operacioni po zhvillohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Ndërhyrja vijon në Zidoll, ndërsa në lagjen Abaze zjarri është riaktivizuar dhe forcat janë angazhuar për vënien e tij nën kontroll.

Ora 18:05

Zjarret në vend, ministri Nufi: S’ka rrezik për banesat dhe jetët e qytetarëve! Flakët nën kontroll edhe në Dibër

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në vend, ku ka evidentuar edhe vatrat më problematike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi thekson se nga zjarret në vend, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara apo për jetët e qytetarëve.

Nufi ka njoftuar gjithashtu se situata më problematike aktualisht paraqitet në Lurë dhe Bulqizë të Dibrës, Dajt të Tiranës dhe Abaze të Krujës.

Reagimi i Nufit:

Vijon intensivisht angazhimi i efektivëve të Forcave të Armatosura në përballimin dhe menaxhimin e vatrave në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

LURË – Në terren, 65 efektivë të FA dhe një zjarrfikëse. Zjarri është nën kontroll; nuk ka rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat.

DAJT – 2 helikopterë të Forcës Ajrore të angazhuar për fikjen e zjarrit. Nuk paraqitet rrezik për banesat apo bizneset.

ABAZE, KRUJË – 32 efektivë, 1 zjarrfikëse, 1 ambulancë dhe 1 helikopter të angazhuar nga Forcat e Armatosura. Nuk ka rrezik për zonat e banuara

BULQIZË – 22 efektivë dhe 3 mjete të angazhuara nga Forcat e Armatosura. Situata pranë qendrave të banuara është nën kontroll të plotë, pa rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat e tyre.

Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm ndërsa forcat operacionale vijojnë punën pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e vatrave, me prioritet mbrojtjen e jetës së njerëzve, banesave, pronave dhe mjedisit.

Ora 16:48

Zjarri në parkun e Lurës në Dibër jashtë kontrollit, flakët djegin 300 hektarë pyje! Në operacion 2 avionë dhe 2 helikopterë

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit brenda parkut kombëtar të Lurës në Dibër.

Prej 4 ditësh zjarri i përmasave të mëdha ka djegur mbi 300 hektarë pyje me bredh dhe kullota.

Zjarri ka përfshirë kurorën e Lurës nga Borje Lura, majën e Runjës, Livadhet e Stafës dhe po del në Lanë Lurë.

Read more:Kruja s’gjen qetësi, flakët 400 metra nga banesat në Abaze! Zjarrfikësit ‘heronj’, të sfilitur e me ilaçe nuk heqin dorë: Këtu derisa të shuhet vatra e fundit

Edhe ditën e sotme janë mbi 250 forca të Bashkisë, emergjencave civile, zjarrfikës dhe rreth 40 ushtarë në terren, por ende nuk është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve.

Për 3 ditë në ndihmë të tyre kanë qenë 2 avionë dhe 2 helikopterë, por pa mundur t’i shuajnë flakët.

Ora 15:24

Pukë/ Zjarr në sipërfaqet pyjore të Tërbunit, flakët po përhapen me shpejtësi! E pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse

1786713992_xgfyuu.JPG

Një tjetër vatër zjarri u shfaq mesditen e kësaj të premte në sipërfaqet pyjore të Pukës.

Zjarri, i cili ka rënë në sipërfaqet pyjore të Tërbunit po përhapet me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era e fortë.

Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë mbërritur pranë vatrës, por mungesa e rrugëve për automjetet e ka bërë të pamundur ndërhyrjen.

Aktualisht zjarrfikësit e Pukës po punojnë me mjete rrethanore me qëllim izolimin e vatrës në njëren anë.

Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë.

Read more:“4.2mln euro u dhanë për Kanye West, Kruja u dogj. Asnjë avion…”/ Shqiptarja nga Diaspora: Na detyruan të largohemi, por u kthyem të çrrënjosim këtë politikë

Fillinisht dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë-Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme. Për këtë arsye është ngritur edhe një grup hetimor, i cili po operon ne malin e Tërbunit.

Ora 15:17

Në luftë me flakët dhe me shëndetin/ Guri shkëputet nga mali dhe lëndon zjarrfikësin në Krujë (VIDEO)

Njëri prej zjarrfikësve që prej ditësh lufton me flakët në Krujë, është goditur nga një prej gurëve që rrokullisen nga mali. Bëhet fjalë për Ali Tupin, zjarrfikësin i cili tregoi për Report Tv se ka vijuar detyrën edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Gjatë ekzaminimit, mjeku i thotë se shpreson që incidenti mos të ketë prekur tendinat.

Një ditë më parë, Ali Tupi tregoi edhe për dëmtimet në mushkëri, ndërsa në xhep mbante ilaçet.

Ora 14:19

Kurora e gjelbër e Lurës mbulohet nga tymi, zjarri u afrohet 2 banesave, forcat në terren punojnë pa ndërprerje (FOTO)

Pamjet që vijnë nga Lura tregojnë një peizazh të mbuluar nga tymi i dendur. Nga e gjithë kurora e gjelbër e pyllit ngrihen shtëllunga të bardha tymi, ndërsa në disa zona edhe rrezet e diellit humbasin mes vatrave të zjarrit. Në terrenin e vështirë, zjarrfikësit vijojnë punën për të frenuar përhapjen e flakëve.

Sipas informacionit më të fundit, zjarri është afruar pranë dy banesave, por falë ndërhyrjes së forcave në terren, për momentin rreziku është larguar. Ndërkohë, po punohet për krijimin e një vije ndarëse me zjarrin, ndërsa era e fortë vazhdon ta vështirësojë operacionin.

Në terren janë angazhuar zjarrfikësit, strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Dibër, Policia e Shtetit, administrata e Zonave të Mbrojtura, vullnetarë dhe familjarë. Në vijim pritet të shtohen edhe avionët dhe trupat e Forcave të Armatosura për të mbështetur operacionin.

Ora 12:32

Flakët që përpinë Lundrën e Priskën, pamjet me dron tregojnë ç’mbeti pas zjarrit

Pas situatës së vështirë të ditëve të fundit të zjarrit që zbriti nga Mali i Dajtit, në portat e Tiranës, në Priskë dhe Lundër, gjendja paraqitet më e qetë sot.

Read more:Bilanci i një jave, 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta prej mbarimit të pikëve (VIDEO)

Pamjet me dron tregojnë pasojat e flakëve që shkrumbuan sipërfaqe të tëra me bimësi duke i kthyer në hi. Njolla të zeza hiri kanë zënë vendin e hapësirave të gjelbëruara.

Operacionet vijojnë mbi tunelet e Qafë-Mollës dhe në Priskë të Madhe, por pa rrezik për banesat.

Ora 12:11

Kruja nuk gjen qetësi, sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve (VIDEO)

Një zjarr ka rënë sërish në fshatin Zidoll të Kujës.

Vatra e zjarrit ashtu edhe si para dy ditëve ndodhet në afërsi të depove të eksplozivit të guroreve.

Terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.

Ora 11:16

Zjarri në Tiranë, vijon ndërhyrja nga ajri për izolimin e plotë të vatrave (VIDEO)

Edhe pse situata në Priskë e Lundër është përmirësuar dhe nuk paraqet rrezik, edhe këtë të premte vijon ndërhyrja nga ajri.

Siç shihet edhe nga pamjet në këto zona po operon një helikopter për shuarjen edhe të vatrave më të vogla.

Lexo edhe
Kronikë

31 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)

Kronikë

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, Gjykata e Apelit lë në ‘arrest shtëpie’ regjisorin Petri Bozo

Tags: #ali tupi #Automjetet #Banesa #Bizneset #Bulqize #Diber #Fier #krujë #lure #peshtan #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 31 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)
  • Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, Gjykata e Apelit lë në ‘arrest shtëpie’ regjisorin Petri Bozo
  • 13 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)
  • Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO)
  • Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • 31 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)
  • 13 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)
  • 8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)
  • Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg
  • 8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 15 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 11 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 11 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

31 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)

Nga 31 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 janë ende aktive dhe 2 janë nën monitorim…

• 3 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, Gjykata e Apelit lë në ‘arrest shtëpie’ regjisorin Petri Bozo

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit ndaj regjisorit Petri Bozo, duke zëvendësuar masën…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

13 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)

Nga 23 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 13 janë ende aktive dhe 2 janë nën monitorim…

• 4 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by